Qëllimi kryesor i një kalendari është ta llogarisë dhe ta ndjekë kohën. E megjithatë, myslimanët e përdorin Kalendarin Hixhri, të krishterët e përdorin Kalendarin Gregorian, dhe hebrenjtë e përdorin kalendarin e tyre. Cili prej tyre ka të drejtë? Del se kalendari i saktë është kalendari i Zotit (10:5, 55:5); është i shkruar në qiell, dhe sipas këtij kalendari të saktë e përdorim diellin për t’i llogaritur vitet, dhe e përdorim hënën për t’i llogaritur muajt (10:5).
Pra, të krishterët i kanë ndryshuar muajt gabimisht, dhe myslimanët i kanë ndryshuar vitet gabimisht, sepse të dy donin që muajt dhe vitet të sinkronizoheshin me njëri-tjetrin. Por nuk kanë pse të sinkronizohen. A i ndryshojmë edhe javët që të sinkronizohen me muajt? A i bëjmë javët më të gjata, apo muajt më të shkurtër? Jo.
Një javë është 7 ditë, një muaj është 29 apo 30 ditë, dhe një vit është 365 ditë. Kjo do të thotë se një vit ka 12 muaj. Pra, të krishterët e kanë saktë kur vjen puna te vitet, myslimanët e kanë saktë kur vjen puna te muajt, dhe hebrenjtë e kanë saktë kur vjen puna te javët – e Shtuna e tyre është dita e shtatë (4:154).