Përmbledhje:
Në këtë artikull, Alban Fejza shpjegon pse njerëzit në Amerikën e Veriut nuk pajtohen për drejtimin e Mekës varësisht nëse përdorin hartë të rrafshët apo glob, arrin në përfundim se të dy drejtimet janë të vlefshme, si paratë e palosura që e ruajnë vlerën e tyre, dhe se e vetmja gjë e gabuar është grindja për këtë.
Transkripti i videos:
Tashmë është fakt i mirëvërtetuar se nëse jetoni në Evropë, Meka është drejt Juglindjes. Në Azi, Meka është drejt Jugperëndimit, apo Perëndimit. Në Australi dhe në ishujt përreth saj, Meka është drejt Veriperëndimit; në Afrikën Subsahariane, Meka është drejt Verilindjes; dhe në Afrikën e Veriut Meka është drejt Lindjes apo pak në jug të Lindjes; në Amerikën e Jugut, Meka është drejt Verilindjes. Dhe njerëzit pajtohen për këto pavarësisht nga lloji i hartës që përdorin – qoftë hartë e rrafshët, qoftë glob.

Por kur vjen puna te kontinenti i Amerikës së Veriut, njerëzit nuk pajtohen më.
Ata që përdorin hartë të rrafshët thonë se Meka është drejt Juglindjes,

dhe ata që përdorin glob thonë se Meka është drejt Verilindjes.

Pra, kush ka të drejtë?
Ja së pari argumentet për të dyja palët:
- Ata që preferojnë ta ndjekin Verilindjen thonë se kjo është distanca më e shkurtër mes Amerikës së Veriut dhe Mekës, dhe prandaj ky duhet të jetë drejtimi. Megjithatë, ka një të metë në këtë argument, sepse ky drejtim fillon si Verilindje, por përfundimisht kthehet gjithsesi në Juglindje.
- Nga ana tjetër, ata që preferojnë ta ndjekin Juglindjen thonë se kjo është vazhdimisht Juglindje, dhe ky do të ishte një drejtim që është vazhdimisht i njëjtë në raport me yjet. Megjithatë, ka një të metë edhe në këtë argument, sepse kjo nuk është vërtet distanca më e shkurtër, dhe drejtimi supozohet të jetë distanca më e shkurtër mes dy pikave.
Pra, siç mund ta shihni, të dyja palët kanë argumente pro dhe kundër. Kjo do të thotë se nuk kanë argumente të mjaftueshme – nuk kanë argumente vendimtare. Dhe kur argumentet nuk mjaftojnë, na duhet udhëzimi (6:77, 27:63), dhe prandaj Zoti dërgon të dërguar (2:150-151, 49:7, 65:11). Dhe udhëzimi është në Kuran (27:77, 41:44).
Kurani kurrë nuk i urdhëron drejtpërdrejt besimtarët të kthehen nga Meka, apo Qabja, në vetvete (5:95, 5:97, 48:24, 3:96); ai na urdhëron vetëm të kthehemi nga Xhamia e Shenjtë (2:144, 2:149, 2:150). Dhe ka dallim mes tyre. Dallimi është se Meka është Qyteti (48:24), Qabja është ndërtesa në formë kubi (5:95, 5:97), dhe Xhamia e Shenjtë është trualli poshtë asaj ndërtese. Pra, edhe nëse shkatërrohen Qabja dhe Meka, Xhamia e Shenjtë do të jetë ende aty. Pra, meqë Xhamia e Shenjtë është trualli poshtë Qabes, nëse shkojmë një metër nën tokë, a do të jetë ende xhami e shenjtë? Sigurisht. Nëse shkoni dy metra nën tokë, a do të jetë ende Xhami e Shenjtë? Sigurisht. Nëse shkojmë dhjetë metra nën tokë, a do të jetë ende Xhami e Shenjtë? Sigurisht. Nëse shkojmë një milje nën Qabe, a do të jetë ende Xhami e Shenjtë? Sigurisht. Dhe nëse shkojmë deri në qendër të Tokës, a do të jetë ende Xhamia e Shenjtë? Sigurisht. Kjo do të thotë se qendra e tokës është pjesë e Xhamisë së Shenjtë. Dhe, nëse kthehemi drejt qendrës së Tokës, kjo do të thotë se do të ktheheshim drejt Xhamisë së Shenjtë, dhe kjo është ajo që bëjmë kur i bëjmë Lutjet e Kontaktit. Kur i bëjmë Lutjet e Kontaktit, përkulemi dhe biem në sexhde, dhe në të dyja rastet jemi të kthyer drejt qendrës së Tokës (2:144). Pra, nëse i bëni Lutjet e Kontaktit, në secilin rast jeni të kthyer drejt Xhamisë së Shenjtë, pavarësisht nëse jeni të kthyer nga Lindja, apo Perëndimi, apo Veriu apo Jugu – nuk ka rëndësi (2:177).
Kur e bëni Lutjen e Kontaktit, jeni të kthyer drejt Xhamisë së Shenjtë.
Pra, vërtet nuk ka rëndësi nga cili drejtim ktheheni. Të gjitha drejtimet i takojnë Zotit (2:142, 2:177, 2:115, 73:9). Dhe kjo çështje e kthimit drejt Verilindjes apo Juglindjes nuk ka të bëjë fare me drejtësinë (2:177, 2:142). Është aq e parëndësishme sa nuk është as fe – është gjeografi.
Le ta theksojmë çështjen edhe më shumë: Lutjet e Kontaktit janë si paratë, me të cilat mund të blini ushqim qiellor (2:277, 7:170), dhe nëse paguani me to me kartëmonedhën me fytyrë lart apo me fytyrë poshtë, vërtet nuk ka rëndësi. Kartëmonedha ka të njëjtën vlerë, me fytyrë lart apo me fytyrë poshtë. Dhe madje mund ta palosni, dhe prapë ka të njëjtën vlerë. Dhe rasti i Amerikës së Veriut është si paratë e palosura. Një pjesë e saj është me fytyrë poshtë, dhe një pjesë me fytyrë lart, por prapë ka të njëjtën vlerë. Pra, në rastin e Amerikës së Veriut, një pjesë e Kibles është Verilindje, dhe një pjesë e Kibles është Juglindje; por prapë ka të njëjtën vlerë. Zoti nuk do t’i humbë Lutjet tuaja të Kontaktit për shkak të drejtimit që e ndiqni (2:143).
Pra, nëse Lutjet e Kontaktit kanë të njëjtën vlerë, pavarësisht nga drejtimi nga i cili ktheheni, atëherë pse Zoti do të na thoshte të kthehemi nga Xhamia e Shenjtë? Epo, është thjesht për t’i dalluar ata që e ndjekin të dërguarin nga ata që nuk e ndjekin (2:143). Dhe prandaj vetë përkufizimi i fjalës “Kible” në Kuran është “drejtimi me të cilin është i kënaqur i dërguari” (2:144). Pra, është thjesht çështje preference – cilido drejtim që i pëlqen të dërguarit (2:144), dhe nuk ka të bëjë fare me të drejtën dhe të gabuarën (2:177).
Prandaj, nuk është as teorikisht e mundur që i dërguari i Zotit t’ju çorientojë në këtë çështje, sepse kjo çështje nuk ka të bëjë fare me të drejtën dhe të gabuarën. Është thjesht çështje shijeje – nëse ju pëlqen ajo që i dërguari (zgjedh) e pëlqen (2:144). Dhe kjo më në fund na sjell te pyetja. Çka i pëlqen të dërguarit? A i pëlqen të dërguarit që Kibla të jetë Verilindje për Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, apo i pëlqen që Kibla të jetë Juglindje për Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë? Dhe ja çka zgjedh i Dërguari Sqarues, Alban Fejza:
Në vend që t’ju japë drejtime, ai na jep lirinë (4:28) – Lirinë, duke na informuar se ajo që i pëlqen atij për Kiblën për Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë është i gjithë vargu i drejtimeve nga Verilindja deri në Juglindje (2:148).

Atij i pëlqejnë të gjitha. Kjo do të thotë se nga Alaska, Kibla është i gjithë vargu i drejtimeve mes Veriut dhe Jugperëndimit. Pjesa tjetër e botës mund të thotë: “Prit pak! Pse amerikanët e marrin shansin të zgjedhin nga një varg drejtimesh, ndërsa ne duhet ta ndjekim një drejtim më specifik? A është e drejtë?” Po, është, sepse pjesa tjetër e botës e pati privilegjin të ndërtojë xhami para se të ndërtonte rrugë, dhe kjo i dha pjesës tjetër të botës mundësinë t’i përshtatë rrugët sipas xhamive, ndërsa amerikanët i kanë ndërtuar rrugët para se të ndërtonin xhami, dhe prandaj janë të detyruar t’i përshtatin xhamitë sipas rrugëve, dhe sipas planifikimit urban. Dhe sigurisht, ky fleksibilitet shtesë do të duhet të paguhet. Për shembull, amerikano-veriorët, kur udhëtojnë për Haxh, do të kenë distancë më të gjatë, dhe prandaj bileta avioni më të shtrenjta.
Pra, gjatë gjithë kësaj kohe, ajo që njerëzit mund ta kenë perceptuar si konfuzion dhe pasiguri për këtë çështje (2:142), ishte në fakt liri e qëllimshme dhe fleksibilitet i qëllimshëm nga Zoti (2:148).
Në rastet kur dikush tjetër po e udhëheq lutjen për ju, atëherë thjesht ndiqeni (2:43), sepse nuk është e mundur të gabosh në këtë çështje. Dhe kur luteni vetëm, për shembull, në punë mund ta zgjidhni një drejtim, sepse kështu ju përshtatet (2:148), pastaj mund të shkoni në shtëpi dhe të luteni në një drejtim tjetër, për sa kohë që është mes Verilindjes dhe Juglindjes për SHBA-në dhe Kanadanë (2:148, 2:144), dhe le të themi, pastaj shkoni në xhami dhe luteni në një drejtim tjetër (2:43) – vërtet nuk ka rëndësi (2:177) – mund ta ndryshoni mendjen vazhdimisht, kudo që të shkoni. Dhe i gjithë vargu i drejtimeve mes Verilindjes dhe Juglindjes është i saktë – të gjitha (2:142, 2:115, 2:177).
PËRFUNDIM:
- Në SHBA dhe Kanada, Kibla është GJITHÇKA mes Verilindjes dhe Juglindjes (2:145, 2:148), sepse kështu i pëlqen të dërguarit
- Drejtimet e tjera gjithashtu nuk janë të gabuara (2:177), por thjesht nuk janë drejtimi që i pëlqen të dërguarit (2:144).
- Nuk ka Kible të gabuar (2:177, 2:148). E GABUAR ËSHTË VETËM TË GRINDESH PËR TË (2:142).
Përmbledhje e të gjitha drejtimeve të Kibles:
