Përmbledhje:
Në këtë artikull, Alban Fejza i përgjigjet pretendimit se një univers kaq i madh duhet të përmbajë alienë, ose përndryshe Zoti është joefikas, duke shpjeguar pse çdo pjesë e krijimit i shërben një qëllimi dhe pse Zoti, duke qenë efikas, e zgjodhi më të mirin nga të gjitha versionet e mundshme të botës.
Transkripti i videos:
Një personalitet televiziv ateist tha njëherë se duke pasur parasysh madhësinë e jashtëzakonshme të universit dhe numrin jashtëzakonisht të madh të yjeve, duhet të ketë alienë diku atje, dhe nëse nuk ka alienë dhe të gjithë këta yje dhe e gjithë kjo hapësirë ishin menduar vetëm për njerëzit, atëherë Zoti duhet të jetë tmerrësisht joefikas. Pse Zoti nuk e krijoi thjesht Sistemin Diellor, që është hapësirë dhe material i mjaftueshëm për t’i testuar njerëzit? Apo pse Zoti nuk e krijoi vetëm galaktikën tonë? Të gjithë 5000 yjet që mund t’i shohim me sy të lirë janë gjithsesi brenda galaktikës sonë. Pra, pse Zoti i krijoi miliarda trilionë yjet e tjerë, dhe gjithë atë hapësirë të madhe ndëryjore, nëse nuk ka asnjë dobi për njerëzit? Epo, në fakt, ka një arsye krejtësisht të mirë për një sasi jashtëzakonisht të madhe hapësire jashtë arritjes sonë, dhe për një numër jashtëzakonisht të madh yjesh jashtë përdorimit tonë. Dhe ajo arsye bëhet e qartë sapo ta kuptoni se çka do të ndodhë me gjithë ata yje. I gjithë ai material, miliarda trilionë yje, do të grumbullohet së bashku dhe do të përdoret si lëndë djegëse për Ferrin e përhershëm. Do të ndizet nën peshën e vet. Do të ngjeshet në një hapësirë të ngushtë, sa bërthama e tokës, duke shkaktuar një reaksion bërthamor, dhe zjarri i tij bërthamor do t’i djegë mosbesimtarët, dhe atë ateist të famshëm. As edhe një atom nuk do të shkojë dëm, dhe as edhe një centimetër hapësirë nuk do të mbetet i papërdorur. Çdo gjë që e krijoi Zoti ka qëllimin e saj përfundimtar. E gjithë ajo masë në univers po përgatitet si lëndë djegëse për Ferrin, dhe mosbesimtarët do të digjen në të. Dikush mund të përpiqet ende të argumentojë se kjo mënyrë ndëshkimi është sërish joefikase.
Pse nevojitet kaq shumë lëndë djegëse për t’i ndëshkuar mosbesimtarët, kur edhe një zjarr i vogël do ta bënte punën? Djegia është djegie. Po, por lënda djegëse që do të digjet në Ferr do të përdoret si burim energjie për një makinë gjigante me lëvizje të përhershme për t’i vënë në punë tubacionet që i lëvizin lumenjtë poshtë Parajsës, dhe Parajsa është e madhe, kështu që të duhet shumë energji. E shihni, Zoti është aq efikas sa e ngre sistemin në mënyrë të tillë që e lë Ferrin ta bëjë punën e pistë për Të. Zoti është i shenjtë. “I shenjtë” fjalë për fjalë do të thotë “i paprekshëm”. Një mbreti nuk i duhet t’i ndotë duart. Zoti i bën gjërat përmes engjëjve, dhe në Botën Tjetër, Ai do ta ngrejë një sistem të përsosur ku materiali i kësaj bote do të përdoret si lëndë djegëse bërthamore për Ferrin, dhe lënda djegëse e Ferrit do të prodhojë energji, dhe energjia do të përdoret për ta mirëmbajtur Parajsën – për shembull, për t’i ujitur kopshtet e përhershme e kështu me radhë. Ato do të ujiten nga poshtë, jo si në këtë botë ku ujiten nga shiu nga lart. Dhe sistemi i Zotit do të jetë aq i përsosur në Botën Tjetër, sa nuk do të dështojë kurrë – një sistem i përhershëm – një sistem pa mundim – një sistem efikas – ku asgjë nuk shkon dëm. Krahasojeni këtë me termocentralin më efikas të ndërtuar sot nga njerëzit, i cili është vetëm 62% efikas. Pjesa tjetër e energjisë humbet përmes nxehtësisë që rrjedh, humbet në rrjet e kështu me radhë.
Zoti është mbreti më efikas. Ai është Mbreti i efikasitetit. Meqë ra fjala, madhësia e Ferrit krahasuar me Parajsën është si madhësia e një baterie të vogël krahasuar me universin tonë, dhe në fakt po e nënvlerësoj dallimin. Sikur Zoti të mos u tregonte njerëzve të Parajsës ku është Ferri, ata as nuk do ta gjenin. Është aq i vogël krahasuar me Parajsën, sa hapësira në Botën Tjetër praktikisht do të jetë e gjitha Parajsë, dhe një pikë e vogël e izoluar diku do të jetë Ferri. Në fakt do të jetë sa madhësia e Bërthamës së Tokës, që është asgjë krahasuar me Parajsën. Asgjë. A e shihni sa efikas është sistemi i Zotit? A mund ta imagjinoni ta furnizosh tërë tokën përgjithmonë me energji me një termocentral aq të vogël sa një bateri?
Pra, ideja tipike e njerëzve që e imagjinojnë Botën Tjetër si gjysmë parajsë dhe gjysmë ferr është jashtëzakonisht e gabuar dhe e shtrembëruar. Ferri është aq i vogël krahasuar me parajsën, sa praktikisht është koshi i plehrave i Parajsës, edhe pse do ta përmbajë materialin e të gjithë yjeve të sotëm.
Dikush mund të thotë: “Kjo ende duket joefikase, sepse i gjithë materiali i universit me siguri mjafton për ta furnizuar Ferrin, pse do të të duheshin njerëzit e vegjël si material shtesë për djegie?” Epo, ku do t’i vendosje? Kudo tjetër ku mund të jetosh në botën tjetër do të jetë Parajsë, dhe nuk është e drejtë t’i vendosësh njerëzit e këqij në Parajsë, sepse janë rebelë dhe do të shkaktojnë telashe dhe joefikasitet. Zoti i drejton gjërat në mënyrë efikase. Pra, njerëzit e këqij nuk janë të përshtatshëm për Parajsë, sepse shkaktojnë vazhdimisht joefikasitet.
Atëherë pse të mos krijohet vetëm një Parajsë e vogël e veçantë diku afër Ferrit, vetëm një qytet i vogël ku mosbesimtarët nuk do të digjeshin, dhe pjesa tjetër e materialit të digjet si lëndë djegëse në Ferr? Epo, ai qytet i vogël sërish do të duhej të mirëmbahej, sepse njerëzit e këqij janë aq të këqij sa do ta kthenin sërish në Ferr brenda një dite, përveç nëse Zoti e mirëmban dhe e rregullon vazhdimisht, dhe mirëmbajtja e tij do t’u shkaktonte engjëjve po aq vështirësi sa vështirësia që do t’u lehtësohej mosbesimtarëve. Pra, pse të mundohesh, dhe pse Zoti do t’i harxhonte përpjekjet për ta mirëmbajtur diçka që do të shkatërrohej vazhdimisht? Kjo do të ishte joefikase për Zotin.
Atëherë, pse të mos i kthejë ata mosbesimtarë në tokë, për t’u dhënë një shans tjetër? Epo, do ta bënin sërish të njëjtën gjë. Do të ishte joefikase të provohej edhe një herë. Njerëz që iu dhanë më shumë se 14.000 shanse, praktikisht çdo ditë të jetës së tyre, shkuan të flinin, u zgjuan, ende mosbesimtarë. Shkuan të flinin, u zgjuan, ende mosbesimtarë. Më shumë se 14.000 herë, ende mosbesimtarë, dhe edhe një herë më shumë nuk do ta ndryshojë. Zoti nuk do t’i dërgonte në Ferr, përveç nëse do të dëshmohej se në çfarëdo rrethane, ata janë mosbesimtarë thellë në thelbin e tyre.
Atëherë pse të mos u japë qetësues dhimbjesh apo ndonjë mënyrë për ta shmangur dhimbjen ndërsa janë në Ferr? Epo, kjo është ende joefikase. Si do t’i shpërndash qetësuesit e dhimbjeve në Ferr? Zoti mund t’i dërgojë engjëjt ta bëjnë këtë, por kjo do të kërkonte përpjekje nga engjëjt, dhe nuk do të ishte e drejtë që Zoti t’i ndihmonte qeniet e këqija në kurriz të qenieve të mira. Dhe, nëse i lë mosbesimtarët ta shpërndajnë vetë, nuk do ta bënin siç duhet. Tipi afër derës së hyrjes do të përpiqej t’i merrte të gjitha për vete apo diçka e tillë, dhe pilulat do të digjeshin. Ata kurrë nuk e bëjnë gjënë e duhur, veçanërisht në rrethana ku ka rëndësi. Por më e rëndësishmja, mosbesimtarët supozohet ta ndiejnë dhimbjen, sepse Zoti ka premtuar ta bëjë të vërtetën të mbizotërojë. Çdo gjë në Botën Tjetër do ta thotë të vërtetën, dhe e vetmja gjë që mosbesimtarët e pranojnë si të vërtetë është dhimbja. Nëse i pyet: “A dhemb?”, do të thonë: “Oh, po, dhemb”, dhe kështu më në fund do ta thonë të vërtetën dhe e vërteta do të mbizotërojë dhe gënjeshtra do të zhduket. Ky ka qenë qëllimi që nga fillimi – ta bëjë të vërtetën të mbizotërojë mbi gënjeshtrën, dhe nëse mosbesimtarët do ta thonë të vërtetën vetëm për dhimbjen e tyre, atëherë kështu do të jetë. E vërteta përfundimisht do të mbizotërojë, që është qëllimi i ekzistencës.
Atëherë pse të mos i zhdukë thjesht? Epo, kur Zoti na krijoi, na krijoi të jemi shpirtra të përhershëm. Ai na premtoi se do të zgjasim përgjithmonë, dhe nuk do ta thyejë premtimin e Tij. Zoti nuk e thyen premtimin e Tij. Ai na krijoi me fjalën e Tij, dhe fjala e Tij është e vërtetë dhe e vërteta zgjat përgjithmonë, që do të thotë se ne, ne të vërtetët, shpirtrat, do të zgjasim përgjithmonë.
Mund të thoni: “Atëherë pse Zoti i krijoi mosbesimtarët që në fillim, duke e ditur se do të përfundojnë në Ferr?” Epo, kjo pyetje e lë pa e përmendur një pjesë shumë të rëndësishme. Nuk e përmend se mosbesimtarët e meritojnë. E shihni, kur Zoti i krijoi mosbesimtarët për të cilët e dinte se do të përfundonin në Ferr, Ai pa përjashtim u sigurua që t’i krijonte në mënyrë të tillë që me siguri përfundimisht ta meritonin të ishin në Ferr. Pra, janë aq të këqij sa me siguri e meritojnë. Pra, atëherë pse Zoti i krijoi mosbesimtarët që përfundimisht do ta meritojnë të jenë në Ferr? Epo, e vërteta është se Ai nuk i krijoi si mosbesimtarë fillimisht. Ai krijoi njerëz. Ai thjesht i bëri shpirtrat në nivele të ndryshme force, të cilat nuk janë domosdoshmërisht të këqija apo të mira. Janë thjesht forca të ndryshme. Vetëm kur u krijua trupi si mjet shtesë për njerëzit, nëse shpirti ishte më i dobët se trupi, kjo ishte e keqe, sepse kur trupi e udhëheq shpirtin, e bën të bëjë gjëra të këqija.
Atëherë pse e krijoi Zoti trupin? Ai e krijoi trupin për ta testuar Dreqin, sepse Dreqi donte të shihte nëse edhe ai mund të ishte zot në tokë, dhe Zoti i krijoi trupat për t’i dhënë Dreqit njëfarë materiali mbi të cilin mund të sundonte, dhe për të parë nëse mund të jetë zot, dhe e shohim nga të gjitha vuajtjet në tokë se Dreqi nuk është zot efikas.
Atëherë, pse e krijoi Zoti Dreqin? Epo, Zoti në të vërtetë nuk e krijoi Dreqin. Ai e krijoi Iblisin (Luciferin), i cili më vonë me vullnetin e vet u bë i keq dhe prandaj Dreq.
Atëherë pse e krijoi Zoti Luciferin, duke e ditur se do të bëhej Dreq? Ai e krijoi Luciferin sepse kur i merr parasysh të gjitha, një version i botës me Luciferin në të, në fund është më i mirë se një version i botës pa Luciferin në të. Me fjalë të tjera, Zoti, i Gjithëdijshmi, i dinte të gjitha versionet e mundshme në të cilat mund të ekzistonte bota, dhe e zgjodhi më të mirin nga të gjitha versionet e mundshme, sepse Zoti është efikas. Pra, kur të jetë thënë dhe bërë gjithçka, do ta kuptojmë se është e pamundur, madje edhe në teori, të shpaloset një botë që është më e mirë se versioni që e krijoi Zoti. Dikush mund të thotë: “Po, është e mundur në teori të kesh një botë më të mirë se kjo. Për shembull, nëse kjo botë do të kishte edhe një person moral më shumë në të.” Epo, jo, në këtë version të përsosur të botës njerëzit kalojnë nëpër një proces testimi kundër njëri-tjetrit, dhe duhet të ketë saktësisht dhjetë mosbesimtarë që testohen për çdo besimtar që testohet, për ta mbajtur luftën në ekuilibër. Përndryshe, njëra palë do të kishte fituar shumë kohë më parë, dhe bota do të kishte përfunduar. Por, është veti e një bote të përsosur që 100 besimtarë të organizuar mund t’i mundin 1000 mosbesimtarë, për shkak të koordinimit të tyre më të mirë dhe gatishmërisë së tyre për ta dhënë pasurinë e tyre. Pra, një botë me një person moral më shumë do të kishte nevojë për dhjetë njerëz imoralë më shumë, dhe prandaj vetëm do të ishte më e mbipopulluar se versioni aktual i botës, dhe prandaj më pak e përsosur. Pra, një botë si kjo, me të keqen dhe ferrin të lejuar në të, në fund është më e mira nga të gjitha botët e mundshme.
Mund të thoni: “Si mund të jetë që një botë me Ferr në fund të jetë gjithsej më e mirë se një botë pa Ferr?” Epo, një botë pa Ferr është një botë ku Zoti furnizon vazhdimisht dhe krijesat konsumojnë, ndërsa një botë me Ferr është një botë ku Zoti furnizon përveç mënyrës automatike të furnizimit që vihet në punë nga djegia në Ferr, e cila përdoret si energji shtesë për parajsën. Pra, ferri është soba e parajsës. A është më e mirë një dhomë me sobë dhe me një kosh plehrash të padukshëm, apo një dhomë pa asnjërën prej tyre? Pra, Zoti na lejoi të bëjmë një gabim dhe ta lëmë parajsën, që kur të kthehemi atje ajo të jetë e përditësuar dhe e përforcuar, të paktën dy herë më e mirë se kur u larguam. Pra, Zoti donte ta shumëfishonte lumturinë tonë, sepse na do. Pra, po, Dreqi po përdoret, por me të drejtë, sepse është budalla dhe mendon se po na përdor ne, dhe nuk meriton as më pak as më shumë se atë që do ta marrë. E shihni, Dreqi shpreson se duke i bindur mjaft njerëz të anojnë me të, duke e ditur se Zoti na do, do ta bindë Zotin ta ndryshojë mendjen dhe t’i japë Dreqit një pjesë të mbretërisë së Tij. Epo, ajo që Dreqi nuk e kupton është se vetëm pse Zoti na do, kjo nuk do të thotë se Ai ka nevojë për ne. Ai na do sepse Ai është dashuri, dhe ka shumë dashuri për të dhënë, por jo sepse ka nevojë për ne. Ndërsa Dreqi, i cili nuk ka dashuri brenda, e ngatërron dashurinë me nevojën. Pra, Zoti kurrë nuk pati nevojë për ne, por keqpërdorimi i dashurisë së Zotit nga Dreqi ra pikërisht në planin e përsosur të Zotit për një botë me lumturi të bazuar në merita. Pra, në një botë pa Dreqin, engjëjt duhet të punojnë që njerëzit të jetojnë, gjë që nuk bazohet në merita, por në një botë me Dreqin, engjëjt duhet të punojnë vetëm për një periudhë të shkurtër, vetëm kur jemi në këtë botë, dhe kur të arrijmë në botën tjetër, edhe ne edhe engjëjt do të jemi plotësisht të lirë ta adhurojmë Zotin. Pra, a është më e mirë një botë ku është më e vështirë për engjëjt dhe më e vështirë për njerëzit, apo një botë që është plotësisht pa mundim për engjëjt, dhe plotësisht pa mundim për njerëzit, por e vështirë për një grup të vogël krijesash të këqija që gjithsesi e meritojnë? Pra, Zoti jo vetëm që e zgjodhi më të mirin nga të gjitha versionet e mundshme të botës për ta krijuar, por është edhe opsioni më i lehtë për të gjithë ne. Pra, Zoti ka krijuar një version të botës që në fund do ta ketë lumturinë maksimale gjithsej për krijesat e Tij me të njëjtat përpjekje.
Sigurisht, Zoti nuk ka nevojë për Ferrin si burim lënde djegëse për Parajsën. Këtë e dimë, sepse Ai po i furnizon njerëzit në Parajsë tani, pa e përdorur Ferrin si burim energjie, por Ai është aq efikas sa në Botën Tjetër, nëse mund ta përdorë lëndën djegëse të Ferrit për qëllime të dobishme, atëherë pse jo? Ai është efikas. Ai nuk harxhon asgjë kot. Çdo gjë që krijon ka një qëllim specifik.
Dikush mund të thotë: “Atëherë pse duhej të krijonte Zoti diçka fare?” Epo, Ai është Krijuesi. Emri i Tij është Krijuesi. Kjo është ajo që bën Ai. Ndonjë filozof i dëshpëruar mund të thotë atëherë: “Nëse kështu duhet të jetë, atëherë pse duhet të ekzistojë Zoti?” Epo, pse të mos ekzistojë, nëse Ai është:
- i Madhërishmi
- Paqja
- i Pafundmi
- Nismëtari
- Efikasi
- Zoti i çdo gjëje
- Formëdhënësi
- i Jashtmi
- Furnizuesi
- Dhënësi i Jetës
- i Brendshmi
- Përsëritësi
- Ushqyesi
- i Gjithëfuqishmi
- i Gjithëdijshmi
- i Larti
- Dëgjuesi
- Trashëgimtari Përfundimtar
- Absoluti
- Shikuesi
- Ringjallësi
- E Vërteta
- Dhënësi i Afatit
- Mbledhësi
- i Përjetshmi
- i Gjithëhirshmi
- Llogaritësi
- më i Larti
- i Mëshirshmi
- Dëshmitari
- Mbreti
- Falësi
- i Drejti
- i Lavdishmi
- Udhëzuesi
- Gjykatësi
- i Nderuari
- Besniku
- Hakmarrësi
- i Lavdëruari
- Mirënjohësi
- i Shenjti (i paprekshmi)
- Lartësuesi
- Ai që ka Kontrollin
- Drita e botës
- Përgjigjësi
- i Pavaruri
- Mbrojtësi
- i Vetmi
- i Gjalli
- Shpëtimtari
- Zoti
I vetmi që ka arsye të ekzistojë është Zoti. Asnjë qenie tjetër nuk ka arsye të mjaftueshme të ekzistojë, përveçse ta adhurojë Zotin. Pra, e vetmja arsye jonë e mjaftueshme për të ekzistuar është ta adhurojmë Zotin. Dhe Zoti, i cili është më i Fuqishmi, nuk zgjedh t’i bëjë gjërat në mënyrën e vështirë, sepse Ai është edhe më i Urti, kështu që nëse mund ta bëjë saktësisht të njëjtën gjë në një mënyrë më të lehtë, do ta bëjë. Ai është efikas. Ai e krijoi këtë botë në mënyrën më efikase, për t’i marrë rezultatet maksimale me sasinë më të vogël të përpjekjeve. Nëse është më efikase ta krijosh një elektron, dhe pastaj ta kopjosh dhe ta ngjitësh, atëherë kjo është ajo që bëri Ai. S’është çudi që të gjithë elektronet janë të njëjtë. Nëse është më efikase ta krijosh Heliumin nga Hidrogjeni se sa nga asgjëja, atëherë kjo është ajo që bëri Ai. Nëse është më efikase t’i krijosh planetët nga mbetjet e yjeve, se sa nga asgjëja, atëherë kjo është ajo që bëri Ai. Nëse është më efikase ta prodhosh Qenin nga Ujku, se sa nga zeroja, atëherë kjo është ajo që bëri Ai. Nëse është më efikase ta klonosh Havanë nga Ademi, se sa ta krijosh nga zeroja, atëherë kjo është ajo që bëri Ai. Nëse është më efikase t’ju krijojë juve nga prindi juaj, se sa nga asgjëja, atëherë kjo është ajo që bëri Ai. Nëse është më efikase ta prodhosh qumështin nga lopa, se sa të na e dërgojë vazhdimisht nga qielli, atëherë kjo është ajo që bëri Ai. Pra, po, përshtypja e evolucionit është thjesht njerëzit duke i vënë re shenjat e efikasitetit të Zotit. Dikush mund të thotë: a nuk është më efikase ta prodhosh njeriun nga majmuni, sepse gjenet e tyre janë kryesisht të ngjashme? Epo, në këtë rast nuk është, për shkak të disa faktorëve specifikë, por kjo është temë tjetër që e shpjegoj në një video tjetër. Por, pika që po e bëj këtu është se Zoti i krijon, i formëson, i gjykon dhe i furnizon krijesat e Tij në mënyrën më efikase. Ai madje udhëzon dhe shpëton në mënyrën më efikase. Ja sa efikas është sistemi i Tij i shpëtimit. Gjithçka që duhet të bëni është të besoni atë që thotë Ai. Kërkon më pak përpjekje të besosh se sa të dyshosh. Përkundrazi, po ia bëni gjërat më të vështira vetes, nëse nuk i besoni Zotit. Nëse jeni kundër Zotit, Zoti nuk do t’ju lërë ta prekni sistemin e Tij efikas. Sistemi i Tij është i përsosur, dhe nëse nuk besoni, do të jeni:
- Të mundur
- Nuk do të keni pronë, as sende, as telefon të mençur
- Nuk do të jeni në gjendje ta shpërqendroni mendjen nga realiteti
- E vërteta do t’ju godasë
- Do të nënshtroheni
- Të privuar nga çdo gjë që e dëshironit
- Të gjitha fshehtësitë tuaja do të bëhen të njohura
- Do të fajësoheni
- Të mbërthyer nga pendimi dhe pikëllimi
- Të përbuzur
- Të poshtëruar
- Të turpëruar
- Këtë ia bëtë vetes
- Turp për ju
- Shkoni në Ferr,
- dhe qëndroni në të.
- Fati juaj përfundimtar
- Fati juaj i vetëm
- Fati juaj i pashmangshëm
- Fati më i keq
- Idhujt tuaj nuk mund t’ju ndihmojnë
- Prindërit tuaj nuk mund t’ju ndihmojnë
- Fëmijët tuaj nuk mund t’ju ndihmojnë
- Miqtë tuaj nuk mund t’ju ndihmojnë
- Paratë tuaja nuk mund t’ju ndihmojnë
- Nuk do të keni ndihmës
- Nuk mund ta ndihmoni veten
- Nuk do të keni pushtet
- Nuk do të keni shpëtim
- Asnjë shpërblesë nuk do t’ju pranohet
- Asnjë ndërmjetësim, asnjë nepotizëm, asnjë tregti
- Do ta humbni familjen tuaj, nëse ata shkojnë në Parajsë
- Dhe do ta humbni familjen tuaj, nëse ata shkojnë në Ferr
- Dhe nuk do t’i shihni kurrë
- Do të lidheni me pranga
- Të mbyllur në kazanë hekuri
- Do të hani si ushqim gjëra krejtësisht të hidhura, pa asnjë shije tjetër
- Që kurrë nuk ushqen, as nuk e shuan urinë.
- Do të pini ujë që vlon dhe rërë
- Dhe pa qetësues dhimbjesh
- Do të pushtoheni nga zjarri
- Do të jeni pronë e zjarrit
- Të veshur me zjarr dhe katran
- Zjarri i Ferrit
- Ndëshkim
- Në mjerim
- Në dhimbje
- Në dhimbje të rëndë
- Në agoni
- Vuajtje
- Xhehenemi
- Ndëshkim i Përjetshëm
- Vuajtja do të bëhet gjithnjë e më e keqe
- Do të fillojë nga më e keqja që keni ndier ndonjëherë dhe do të përfundojë me më të keqen që mund ta ndieni
- Dhe pastaj do të përsëritet sërish
- Nuk do të vdisni kurrë, as nuk do të mbeteni gjallë
- E keni merituar zemërimin e Zotit
- E keni merituar hakmarrjen e Zotit
- Përgjithmonë