Fjala arabe “katil”, që do të thotë “lufto” apo “vrit”, përmendet në Kuran 170 herë. Ja të gjitha strofat kuranore ku përmendet.

Tri nga strofat në fakt kanë të bëjnë me vrasjen apo gjuetinë e kafshëve të egra. Njëra prej tyre ka të bëjë me Davudin që e vret Xhalutin (Goliathin). 23 nga strofat kanë të bëjnë me vrasje dhe incidente vrasjesh gjatë kohës së Musait. 16 prej tyre kanë të bëjnë me mosbesimtarët që i vrasin apo i luftojnë profetët. 23 prej tyre kanë të bëjnë me mosbesimtarët që i vrasin apo i luftojnë besimtarët. Gjashtë prej tyre kanë të bëjnë me mosbesimtarët që i vrasin fëmijët e tyre. Shtatë prej tyre e përmendin faktin se mosbesimtarët janë të mallkuar. 21 prej tyre flasin për njerëz që nuk duan të luftojnë. Dy prej tyre flasin për mosbesimtarë që luftojnë me njëri-tjetrin. 14 prej tyre flasin posaçërisht për ndalimin e vrasjes. 9 prej tyre flasin për beteja posaçërisht gjatë kohës së Muhamedit. 7 prej tyre flasin për shpërblimet e luftimit në rrugën e Zotit. 38 prej tyre janë urdhra për t’i luftuar apo vrarë mosbesimtarët nën kushte të rrepta.
Pra, tani le t’i shikojmë këto 38 rastet e fundit të fjalës “katil (lufto apo vrit)” që u referohen BESIMTARËVE QË LUFTOJNË MOSBESIMTARËT. Të gjitha këto 38 raste pa përjashtim vijnë me kushte të bashkangjitura.
Më poshtë është një listë e atyre strofave dhe e të gjitha kushteve:

Pra, duke i shikuar të gjitha këto 38 raste, nuk mund ta gjejmë as edhe një strofë në Kuran që i urdhëron besimtarët t’i luftojnë mosbesimtarët thjesht sepse kanë një sistem tjetër besimi. Dikush mund të thotë: “Po, por ti e shikove vetëm fjalën ‘katil’ (lufto), dhe nuk e shikove fjalën e njohur ‘xhihad’ (përpjekje).” Pra, le ta shikojmë edhe fjalën “xhihad”.
Fjala “xhihad” përmendet në Kuran 41 herë, dhe në fakt do të thotë “të përpiqesh” apo “të vazhdosh të provosh” apo “të mos dorëzohesh”, nuk do të thotë “të vrasësh”. Ja të gjitha ato 41 raste:

Nga të gjitha 41 rastet më lart, vetëm 4 prej tyre në fakt flasin për “përpjekje” kundër mosbesimtarëve. Dhe ato raste janë në strofat 9:73, 25:52, 25:52 dhe 66:9. Dy nga ato raste janë posaçërisht për kohën e Profetit Muhamed (9:73, 66:9), i cili tashmë po keqtrajtohej padrejtësisht nga mosbesimtarët, dhe dy rastet e tjera janë të dyja në strofën 25:52, e cila thotë:
“Prandaj, mos iu bindni mosbesimtarëve, dhe përpiquni (xhihad) kundër tyre me këtë (Kuran), një përpjekje e madhe.” (25:52)
Pra, kjo është e vetmja strofë në Kuran që i urdhëron besimtarët të bëjnë “xhihad” (përpjekje) kundër mosbesimtarëve, dhe ajo që thotë vërtet është se “xhihadi” kundër mosbesimtarëve bëhet duke e recituar apo duke e predikuar Kuranin.
Përmbledhje:
- Luftimi (katil) kundër mosbesimtarëve lejohet vetëm për vetëmbrojtje.
- Nuk ekziston diçka e tillë si Xhihad (përpjekje proaktive) kundër mosbesimtarëve, përveç predikimit të Kuranit atyre.
Dhe ja dy strofa vendimtare që e dëshmojnë këtë përfundim:
“Nuk do të ketë detyrim në fe: rruga e drejtë tani është e dallueshme nga rruga e gabuar. … ” (2:256)
“Sikur të kishte dashur Zoti yt, të gjithë njerëzit në tokë do të kishin besuar. A dëshiron t’i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?” (10:99)