Lavdi Zotit! Nuk ka zot tjetër përveç Zotit.
Në botën anglishtfolëse, ku doktrina e trinisë është e përhapur, disa njerëz intrigohen nga përdorimi i shumësit nga Zoti në Kuran. Mesazhi dërrmues i Kuranit, ku nuk ka absolutisht asnjë kompromis, është se “ZOTI ËSHTË NJË” (2:133, 163; 4:171; 5:73; 6:19; 9:31; 12:39; 13:16; 14:48, 52; 16:22, 51; 18:110; 21:108; 22:34; 37:4; 38:65; 39:4; 40:16; 41:6; 112:1).
Sa herë që forma e vetës së parë shumës përdoret nga i Gjithëfuqishmi, ajo gjithmonë tregon pjesëmarrjen e entiteteve të tjera, si engjëjt. Për shembull, shpallja e këtij Kurani përfshiu pjesëmarrjen e engjëllit Xhebrail dhe të profetit Muhamed. Prandaj përdorimi i formës së shumësit në 15:9: “Ne e shpallëm këtë shkrim, dhe Ne do ta ruajmë.” Forma e shumësit këtu thjesht e pasqyron faktin që engjëlli Xhebrail dhe profeti Muhamed morën pjesë në procesin e dorëzimit të Kuranit.
Një shembull tjetër ka të bëjë me fryrjen e frymës së jetës në Ademin dhe në Isain. Krijimi i Ademit ndodhi në qiell dhe Zoti drejtpërdrejt i fryu atij frymën e jetës. Kështu, forma e vetës së parë njëjës përdoret vazhdimisht: “I fryva Ademit nga shpirti Im” (15:29, 38:72). Krijimi i Isait, nga ana tjetër, ndodhi në tokë, dhe Xhebraili ia bartë “fjalën” e Zotit Merjemes. Forma e shumësit përdoret vazhdimisht kur i referohet krijimit të Isait (21:91, 66:12).
Kur Zoti i foli Musait drejtpërdrejt, pa ndërmjetësimin e engjëjve, shohim se Zoti flet ekskluzivisht në njëjës: “Unë jam Zoti. Nuk ka zot tjetër përveç Meje. Do të më adhurosh vetëm Mua, dhe do t’i kryesh rregullisht lutjet e kontaktit (Salatin) për të më përkujtuar.” (20:12-14).
Sa herë që përmendet adhurimi i Zotit, përdoret njëjësi (51:56).
Predikim i së Premtes bazuar në Shtojcën 10 të Përkthimit të Autorizuar Anglisht të Kuranit nga Rashad Khalifa (1989)