Lavdi Zotit! Nuk ka zot tjetër përveç Zotit.
Fjalët e Kuranit flasin në strofën 19:64, duke thënë: “Ne zbresim në përputhje me urdhërimet e Zotit tënd. Atij i takojnë e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja. Zoti yt kurrë nuk harron.” Zoti nuk harroi, për shembull, të na thoshte si të flemë (18:109, 31:27). E megjithatë, trillimtarët e doktrinës së tillë të rreme si Hadithi & Suneti kanë dalë me mësime fetare që u diktojnë ndjekësve të tyre si të flenë, e madje edhe si t’i presin thonjtë. Xhamia e Shenjtë në Mekë dhe “Xhamia e Shenjtë” e paligjshme e Medinës punësuan disa individë për t’i kërkuar vizitorët e rraskapitur dhe për t’i rrahur me shkop nëse bien në gjumë në anën e gabuar!
Kurani shpall se Kurani është i plotë, i përsosur dhe plotësisht i detajuar (6:19, 38, 114, 115; 50:45), dhe se rregullat fetare që nuk janë vendosur posaçërisht në Kuran përbëjnë një fe tjetër nga Islami (Nënshtrimi) (42:21, 17:46). Besimtarët e vërtetë e mbështetin Kuranin, tërë Kuranin, dhe asgjë tjetër përveç Kuranit. Ky parim konfirmohet nga kodi matematikor i Kuranit. Strofa 46 e Sures 17 shpall se do ta mbështetim VETËM Kuranin. Fjala “VETËM” ndodh në Kuran 6 herë: në strofat 7:70, 17:46, 39:45, 40:12, 40:84 dhe 60:4. Të gjitha këto ndodhje i referohen Zotit, përveç 17:46. Kur i mbledhim numrat e sureve dhe të strofave që i referohen “VETËM ZOTIT”, marrim 361, 19×19. Kjo dëshmon se 17:46 i referohet “VETËM Kuranit.”
Predikim i së Premtes bazuar në Shtojcën 18 të Përkthimit të Autorizuar Anglisht të Kuranit nga Rashad Khalifa (1989)