[search-in-place-form in_current_page="1"]

Eksperimenti shkencor që do ta provonte ekzistencën e Zotit

Predikim i së Premtes nga: Alban Fejza, Drejtues i Xhematit Online

Përmbledhje:

Në këtë predikim të së Premtes, Alban Fejza e shpjegon pse Zoti nuk mund të sprovohet nga kërkesat e armiqve të Tij, dhe e përshkruan llojin e dëshmisë shkencore, si modeli matematikor i Kuranit, që tregon drejt ekzistencës së Zotit.

Transkripti i videos:

Lavdi Zotit! Nuk ka zot tjetër përveç Zotit. Shumica e shkencëtarëve nuk besojnë se Zoti ekziston, dhe nëse pyet “Pse?”, zakonisht thonë: “Sepse nuk mund ta vërtetojmë Zotin me eksperimente shkencore.” Dhe disa ateistë midis tyre shkojnë edhe më tej duke u shtirur se ka eksperimente që e hedhin poshtë ekzistencën e Zotit. Do të dalin me ide të dobëta për eksperimente shkencore. Për shembull, mund të thonë: “Nëse ka Zot, le të më godasë me rrufe tani.” E pastaj sapo rrufeja të mos i godasë, gjë që normalisht nuk ndodh, do të thonë: “Shihni, asnjë rrufe nuk më goditi, kështu që nuk ka Zot.” Thjesht nuk e kuptojnë se një zot që do të detyrohej nga kërkesat e armiqve të tij për ta bërë atë që ata donin ta bënte, nuk do të ishte Zot. Zoti nuk sundohet nga shprehjet dhe dëshirat e njerëzve. Por megjithatë, a mund të ketë një eksperiment shkencor që do ta vërtetonte ekzistencën e Zotit? Epo, le të mendojmë për këtë. Pse do të donim ta vërtetonim ekzistencën e Zotit? Një mosbesimtar do të thoshte: “Sepse nuk e shohim.” Epo, një farë drithi nuk e sheh diellin. Pra, sikur ne njerëzit të ishim fara drithi si do ta vërtetonim se dielli ekziston? Sigurisht, disa fara drithi, kur bien në tokë, nuk prodhojnë asgjë të mirë. Mbeten nën dhe pa prodhuar një bimë drithi.

Dhe nën dhe nuk mund ta shohin diellin gjithsesi, por gjithashtu nuk e ndiejnë kurrë ngrohtësinë e diellit. Por, ka fara të tjera drithi, të cilat formojnë rrënjë, e pastaj kjo u mundëson të rriten, dhe sapo të rriten mbi dhe, fillojnë ta ndiejnë ngrohtësinë e diellit, dhe rriten edhe më shumë për shkak të saj. Pra, tani farat e drithit që u bënë të dobishme, kanë filluar ta ndiejnë diellin, por ende nuk e shohin diellin, dhe imagjinoji duke u thënë farave të tjera të drithit që janë nën dhe se ka një diell. Ato përgjigjen se nuk është e mundur sepse nuk e kemi parë, dhe as ju nuk e keni parë. Si e dini se ka një diell? Sepse jeta jonë varet prej tij? Epo, jeta jonë nuk duket se varet prej tij. Jemi ende nën tokë, dhe nuk e ndiejmë ngrohtësinë e tij, kështu që ende nuk do të besojmë. Pra, tani kemi dy lloje farash drithi. Ato që u bënë të dobishme dhe u rritën, dhe tani besojnë se ka një diell, sepse i ndiejnë rrezet e diellit mbi to, dhe farat e tjera të drithit që nuk ishin të dobishme për asgjë dhe mbetën nën tokë, dhe si rezultat nuk besojnë se dielli ekziston. Por, le të themi se këto dy lloje farash drithi donin ta krijonin një eksperiment që do ta vërtetonte ekzistencën e diellit.

Dhe mbani mend se asnjëra prej tyre nuk e sheh, por njëri grup prej tyre e ndien, ndërsa tjetri jo. Por, çfarë lloj eksperimenti do t’u mundësonte farave të drithit ta zbulonin diellin, kur nuk kanë sy për ta parë dritën? Epo, një eksperiment i tillë ekziston tashmë, dhe quhet “Efekti Fotoelektrik”. U zbulua apo u shpjegua nga Albert Einstein për të cilin fitoi Çmimin Nobel. Shumë njerëz mendojnë se Einsteinit iu dha Çmimi Nobel në Fizikë për zbulimin e tij të famshëm të Teorisë së Relativitetit. Por në fakt, iu dha Çmimi Nobel për njërin nga zbulimet e tij anësore, i cili quhet Efekti Fotoelektrik. Në thelb, ai ishte njëri nga një grup njerëzish që në fakt e zbuluan si ta kthenin dritën në tingull. Në thelb, drita kur i godet atomet, u jep energji elektroneve, dhe nëse është dritë e mjaftueshme, do ta bëjë atomin të lëshojë një elektron. Por një elektron është i pazbulueshëm. Nuk mund ta ndiesh vetëm një elektron. Por mund ta përdorim një Fotoshumëzues që është thjesht një pajisje me shumë pasqyra ceziumi, të cilat lëshojnë dy elektrone, sa herë që një elektron i godet. Pra, tani, mund ta vësh një pasqyrë për ta pasqyruar pasqyrën e parë, dhe një pasqyrë të tretë për ta pasqyruar pasqyrën e dytë, dhe në këtë mënyrë, elektronet dyfishohen çdo herë, që godasin një pasqyrë të re ceziumi. Pra, nga një elektron, marrim dy, e pastaj katër, e pastaj tetë, e pastaj 16, e pastaj 32, e kështu me radhë, dhe pas 12 pasqyrash që i pasqyrojnë elektronet e njëra-tjetrës me radhë, tani kemi 4096 elektrone, dhe 4000 elektrone mjaftojnë për t’u zbuluar si elektricitet. Dhe, nëse thjesht e lidhim një altoparlant në fund të atij elektriciteti, marrim tingull prej tij, dhe altoparlantët ekzistonin tashmë kur Einsteini e shpjegoi si kthehet drita në elektricitet. Pra, me këtë pajisje të quajtur “fotoshumëzues”, e cila është thjesht një tub me shumë pasqyra në të, e kthejmë një foton drite në një tingull që ne njerëzit mund ta dëgjojmë. Pra, edhe sikur të ishim të verbër, me këtë pajisje do të ishim në gjendje ta dinim nëse ka dritë apo jo në një drejtim dhe vend të caktuar. Pra, në mënyrë të ngjashme, e vetmja mënyrë që ato fara drithi mund ta dinin nëse ka diell apo jo është sikur ta kthenin dritën disi në tingull që mund ta dëgjojnë. Pra, ky do të ishte eksperimenti shkencor që e vërteton ekzistencën e diellit për bimët. Tani, në të njëjtën mënyrë, është e mundur për njerëzit në kushte të përsosura ta dëgjojnë Zotin, edhe pse nuk mund ta shohin. Pra, në teori, dëgjimi i Zotit do ta vërtetonte ekzistencën e Zotit, edhe nëse nuk e sheh. Megjithatë, dikush mund të thotë, se kjo prapë nuk e vërteton ekzistencën e Zotit, sepse nuk e di nëse po e dëgjon Zotin, apo zërin e dikujt tjetër. Shembulli, me farat e drithit do të ishte kështu. Disa fara drithi prapë do të vazhdonin të mos besonin në diell, sepse do të pohonin se meqë fotoshumëzuesi mund të prodhojë tingull edhe kur e godet me dritë artificiale, pa asnjë dritë dielli, atëherë nuk mund ta dimë nëse tingulli që e dëgjuam nga fotoshumëzuesi është rezultat i diellit apo ndoshta është rezultat i një llambe artificiale apo ndoshta i një qiriri që e vure afër. Epo, ka një mënyrë për t’i dalluar ato burime të ndryshme drite. Secili nga ato burime drite ka një model të caktuar të ngulitur në të, dhe ato modele quhen vija spektrale të përthithjes së dritës. Në thelb, e gjithë drita e bardhë që e shohim, është përbërje ngjyrash të ndryshme, dhe sapo të kalojë përmes një prizmi të thjeshtë, shpërndahet në ngjyrat e saj të ndryshme, si ylberi, e pastaj varësisht nga erdhi drita dhe përmes çfarë mjedisi kaloi, do të ketë vija, vija të zeza, të ngulitura në atë spektrogram. Dhe drita që vjen nga dielli ka një model të caktuar unik të atyre vijave të zeza që nuk mund të imitohet nga burimet artificiale të dritës.

Pra, është ngjashëm me barkodet që i përdorin në supermarkete, dhe varësisht nga gjerësitë dhe distancat e atyre vijave, kompjuteri është në gjendje t’i identifikojë cilat produkte u shitën. Në të njëjtën mënyrë, ato modele në dritën e diellit janë unike vetëm për dritën e diellit. Një dritë neoni ka një model tjetër, një dritë qiriri ka një model tjetër, një dritë LED ka një model tjetër, e kështu me radhë, dhe në këtë mënyrë, duke e ditur se askush tjetër nuk mund ta prodhojë atë model, farat e drithit do të ishin në gjendje ta dinin se duhet të jetë një burim tjetër drite, i cili nuk mund të falsifikohet nga farat e tjera të drithit, të cilin mund ta quajnë dritë dielli. Pra, në këtë mënyrë, farat që janë rritur mbi tokë mund ta besojnë se dielli ekziston, edhe pse nuk kanë sy për ta parë. Mund ta dinë përmes një eksperimenti shkencor i cili e kthen dritën e diellit në tingull, dhe i cili ka një model që është i pamundur të imitohet nga burimet artificiale të dritës në tokë. Dhe në të njëjtën mënyrë, ne si njerëz, edhe nëse nuk e shohim Zotin, mund ta dimë se Zoti ekziston, përmes dëgjimit të fjalës së Tij, e cila është unike, ndryshe nga çdo fjalë njerëzore. Ka një model të caktuar, të cilin besimtarët janë në gjendje ta njohin, ndërsa mosbesimtarët nuk janë në gjendje ta kuptojnë dhe të besojnë në të. Pra, ka tashmë një eksperiment shkencor që e vërteton ekzistencën e Zotit.

Quhet Kurani, dhe ka një model të caktuar matematikor në të, i cili nuk mund të imitohet nga asnjë libër tjetër, dhe nëse do Zoti, do të jap hollësi dhe shpjegime të mëtejshme për të gjetiu.