Lavdi Zotit! Nuk ka zot tjetër përveç Zotit.
Nuk ka asnjë kompromis lidhur me drogat e paligjshme dhe pijet alkoolike; ato quhen “neveri dhe vepër e Dreqit” (5:90). Në strofat 2:219 dhe 5:90, shohim se “dehësit, bixhozi, altarët e idhujve dhe lojërat e fatit” janë rreptësisht të ndaluara. Fjala e përdorur për dehësit është “Hamr”, nga fjala rrënjë “Hamera” që do të thotë “të mbulosh”. Kështu, çdo gjë që e mbulon apo e pengon mendjen është e ndaluar. Kjo përfshin çdo gjë që e ndryshon mendjen, si marihuana, heroina, kokaina, alkooli, hashashi dhe çdo gjë tjetër që ndikon në mendje.
Predikim i së Premtes bazuar në Shtojcën 35 të Përkthimit të Autorizuar Anglisht të Kuranit nga Rashad Khalifa (1989)