Lavdi Zotit! Nuk ka zot tjetër përveç Zotit.
Kurani na informon se Isai ishte një i dërguar njerëzor i Zotit, misioni i vetëm i të cilit ishte ta dorëzonte mesazhin e Zotit; ai kurrë nuk pati asnjë fuqi, dhe tani është i vdekur (4:171, 5:75, 117). Ata që e konsiderojnë Isain Zot, apo Bir të Zotit, apo pjesë të një trinie janë “paganë” (5:17, 72, 73). Dijetarë të shquar të krishterë kanë arritur në të njëjtat përfundime (THE MYTH OF GOD INCARNATE, John Hick, red., The Westminster Press, Philadelphia, 1977 & THE MYTH MAKER, Hyam Maccoby, Harper & Row 1986). Krishterimi është produkt i Koncileve të Nikesë, i pari prej të cilëve ndodhi 325 vjet pas Isait.
Isai i Biblës
Isai shpalli me zë të lartë: “Kushdo që beson në mua nuk beson aq në mua sa në atë që më dërgoi;…. Sepse unë nuk kam folur nga vetja; jo, Ati që më dërgoi më ka urdhëruar çka të them dhe si të flas. Meqë e di se urdhri i tij do të thotë jetë e përjetshme, çfarëdo që them, e them ashtu siç më udhëzoi ai.”
[ Gjoni 12:44-50 ]
“Unë nuk mund të bëj asgjë nga vetja. Gjykoj ashtu siç dëgjoj, dhe gjykimi im është i ndershëm sepse nuk e kërkoj vullnetin tim, por vullnetin e atij që më dërgoi.”
[ Gjoni 5:30 ]
Isai tha: “Doktrina ime nuk është e imja; ajo vjen nga ai që më dërgoi.”
[ Gjoni 7:16 ]
“Burra të Izraelit, më dëgjoni! Isai nga Nazareti ishte një njeri që Zoti jua dërgoi me mrekulli, çudi dhe shenja si kredencialet e tij. Këto Zoti i bëri përmes tij në mesin tuaj, siç e dini mirë.”
[ Veprat 2:22 ]
“…Njeriu që e dëgjon fjalën time dhe ka besim tek ai që më dërgoi ka jetë të përjetshme.”
[ Gjoni 5:24 ]
“Kushdo që më pret mua, nuk më pret mua, por atë që më dërgoi.”
[ Mateu 10:40, Marku 9:37, Luka 9:48, & Gjoni 13:20 ]
“…Unë nuk kam ardhur nga vetja. Më dërgoi Ai që ka të drejtë të dërgojë, dhe atë ju nuk e njihni. Unë e njoh sepse prej tij vij; ai më dërgoi.”
[ Gjoni 7:28-29 ]
Isai e ngriti shikimin drejt qiellit dhe tha: “…Jeta e përjetshme është kjo: të të njohin ty, të vetmin Zot të vërtetë, dhe atë që ti e dërgove, Jezu Krishtin.”
[ Gjoni 17:1-3 ]
Të gjithë ata që udhëhiqen nga Shpirti i Zotit janë bij të Zotit.
[ Romakëve 8:14 ]
Isai shikoi lart dhe tha: “Atë, të falënderoj që më dëgjove. E di që ti gjithmonë më dëgjon, por këtë e thashë për hir të turmës, që ata të besojnë se ti më dërgove.”
[ Gjoni 11:41-42 ]
Ndërsa po nisej për rrugë, një njeri erdhi duke vrapuar, u gjunjëzua para tij dhe e pyeti: “Mësues i mirë, çka duhet të bëj që të marr pjesë në jetën e përjetshme?” Isai u përgjigj: “Pse më quan të mirë? Askush nuk është i mirë përveç vetëm Zotit.”
[ Marku 10:17-18 ]
“Askush nga ata që më thërrasin ‘Zot’ nuk do të hyjë në mbretërinë e Zotit, por vetëm ai që e bën vullnetin e Atit tim në qiell.”
[ Mateu 7:21 ]
“…Shko te vëllezërit e mi dhe u thuaj: Po ngjitem tek Ati im dhe Ati juaj, te Zoti im dhe Zoti juaj.’ ”
[ Gjoni 20:17 ]
“Zoti është Zoti im dhe Zoti juaj; do ta adhuroni vetëm Atë. Kjo është rruga e drejtë.”
[ Kurani 3:51, 19:36, & 43:64 ]
Trinia, doktrina për Zotin e mësuar nga të krishterët, pohon se Zoti është një në thelb por tre në “persona”, Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë. As fjala Trini, as doktrina e qartë si e tillë, nuk shfaqen në Dhiatën e Re, as Isai dhe ndjekësit e tij nuk kishin ndërmend ta kundërshtonin Shemanë në Dhiatën e Vjetër që është “Dëgjo, o Izrael: Zoti, Zoti ynë është një” (Ligji i Përtërirë 6:4).
[Encyclopedia Britannica, 1975]
Predikim i së Premtes bazuar në Shtojcën 22 të Përkthimit të Autorizuar Anglisht të Kuranit nga Rashad Khalifa (1989)