Lavdi Zotit! Nuk ka zot tjetër përveç Zotit. Por, kush është zoti juaj? Shumica e njerëzve tërbohen kur e dëgjojnë këtë pyetje. “Çka do të thuash me ‘Kush është zoti yt?’. Zoti im është Krijuesi i qiejve dhe i tokës.” Dhe shumica e këtyre njerëzve do të tronditen kur ta zbulojnë se shpallja e tyre se zoti i tyre është Krijuesi i qiejve dhe i tokës nuk është gjë tjetër veçse fjalë me buzë, dhe se në fakt ata janë të paracaktuar për Ferr (12:106).

Për ta vënë në praktikë këtë urdhërim, duhet të vendosim disa zakone përmes të cilave garantojmë që Zoti t’i zërë mendjet tona më shumë se çdo gjë tjetër. Kurani na ndihmon t’i vendosim zakone të tilla që e shpëtojnë shpirtin:
- Lutjet e Kontaktit (Salati): ata që i kryejnë lutjet ditore bëjnë një hap të madh drejt përkujtimit të Zotit në një pjesë të konsiderueshme të orëve të tyre zgjuar.
- Përkujtoje Zotin para se të hash: Strofa 6:121 na urdhëron ta përmendim emrin e Zotit para se të hamë. Ajo thotë: “Nuk do të hani nga ajo mbi të cilën nuk është përmendur emri i Zotit.”
- Të thënit “Nëse do Zoti (IN SHA ALLAH): Strofa 18:24 thotë: “Nuk do të thuash: ‘Do ta bëj këtë apo atë nesër’, pa thënë: ‘Nëse do Zoti’ (IN SHA ALLAH). Nëse harron ta bësh këtë, atëherë kërko falje dhe thuaj: ‘Zoti im më udhëzoftë të bëj më mirë herën tjetër.’ ”. Ky është urdhërim i drejtpërdrejtë që duhet ta zbatojmë, pavarësisht me kë po flasim.
- Dhurata e Zotit (MA SHA ALLAH): Për ta thirrur mbrojtjen e Zotit për gjërat tona të dashura – fëmijët tanë, veturat tona, shtëpitë tona, etj. – urdhërohemi në strofën 18:39 të themi “MA SHA ALLAH” (Kjo është dhuratë e Zotit).
- Lartësoje Zotin ditë e natë: Kur hamë çfarëdo gjëje, nuk duhet të jemi si kafshët; duhet të reflektojmë mbi krijimin nga Zoti të ushqimit që po e hamë – shijen, kënaqësinë tonë falë shqisave që Zoti na i ka dhënë, paketimin e përsosur të bananes apo portokallit, larminë e ushqimeve të detit të krijuara nga Zoti, etj. – dhe ta lartësojmë Atë ndërsa i shijojmë furnizimet e Tij. Kur shohim një lule të bukur, apo kafshë, apo perëndime dielli, duhet ta lartësojmë Zotin. Duhet ta shfrytëzojmë çdo mundësi të mundshme për ta kujtuar dhe lartësuar Zotin, që Zoti të jetë Zoti ynë.
Predikim i së Premtes bazuar në Shtojcën 27 të Përkthimit të Autorizuar Anglisht të Kuranit nga Rashad Khalifa (1989)