Përmbledhje:
Në këtë video, Alban Fejza e kalon listën e tij të kontrollit të sendeve për t’u përgatitur për udhëtimin e tij të Haxhit 2025, duke shpjeguar për çka shërben secili send.
Transkripti i videos:
Lavdi Zotit. Nuk ka zot tjetër përveç Zotit. A po planifikoni të udhëtoni për pelegrinazhin e Haxhit gjatë këtij viti? Nëse po, më lejoni t’ju jap një listë kontrolli të dobishme për atë se cilat sende t’i përgatitni për udhëtimin tuaj. E titullova këtë video lista ime e kontrollit për udhëtimin e Haxhit 2025, sepse kjo është lista ime e kontrollit për këtë vit dhe disa nga këto gjëra mund të mos vlejnë domosdoshmërisht për ju apo në një vit tjetër. Pra, nuk është video që u përshtatet të gjithëve njësoj, por është shumë e dobishme për t’ju dhënë ide për atë që mund të vlejë për ju. Pastaj, bazuar në rrethanat tuaja, ose varësisht se në cilën kohë në të ardhmen do të shkoni në Haxh apo nga cili vend do të shkoni në Haxh, mund t’ju duhet të hiqni disa gjëra ose mund t’ju duhet të shtoni disa gjëra. Megjithatë, kjo është një pikënisje e mirë thjesht për t’ju dhënë një ide të përgjithshme se çka duhet të përgatitni për udhëtimin e Haxhit. Pra, ja lista ime e kontrollit. Mund ta bëni një pamje të ekranit për ta përdorur për ta rikontrolluar çka mund të doni të përgatitni për Haxhin tuaj. Tani le t’i kalojmë të gjitha sendet në listën e kontrollit një nga një. Pasaporta, në rregull. Viza e Umres, në rregull.
Telefoni, në rregull. Bileta e aeroplanit, në rregull. E ruajta në telefon që të mund ta hap edhe pa internet. Emri dhe adresa e hotelit të rezervuar. Në rregull. E kam edhe këtë të ruajtur në telefon. Shumë e rëndësishme. Që kur të shkoni në Arabinë Saudite, t’i tregoni shoferit të taksisë ku t’ju çojë. Sendi i radhës, portofoli, në rregull, rreth 300 dollarë para në dorë për raste emergjente dhe ushqim, plus karta e kreditit. Mund t’ju duhen më shumë para nëse nuk e keni paguar ende dhomën e hotelit apo ndonjë pagesë tjetër. Ihrami, në rregull. Ihrami në thelb janë dy peshqirë të bardhë shumë të mëdhenj. Sot zakonisht vijnë në madhësi të ngjashme me ndryshime shumë të vogla. Unë jam mjaft i gjatë, kështu që zgjodha ata që janë 45 inç me 90 inç, që është 114 cm me 228 cm. Por cilado nga madhësitë në treg ndoshta do të funksionojë për këdo. Mora gjithashtu një që nuk është shumë i hollë, që forma e trupit tim të mos shihet përmes tij, por as shumë i trashë, sepse do të zinte shumë vend në bagazhin tim. Ju tregoj si ta vishni ihramin në një video tjetër të predikimit të së Premtes me titull “Si ta vishni ihramin”. Nëse jeni grua, duhet të vishni një fustan të thjeshtë e të përshtatshëm në vend të ihramit. Sendi i radhës, rripi për ihramin. Në rregull. Nuk është i nevojshëm, por nuk u ndjeva aq rehat pa të herën e fundit kur shkova në Haxh. Kështu që planifikoj ta përdor këtë herë, dhe meqë nuk është e lehtë ta gjesh në treg, nëse do Zoti, po sjell një falas për çdo burrë nënshtrues që vjen në Haxh me ne gjatë këtij viti. Kur të arrijmë atje, nëse do Zoti, do t’ua jap një. Karikuesi i telefonit, në rregull. Përshtatësi i udhëtimit, në rregull. Në Arabinë Saudite, kanë priza të tipit G si kjo, të cilat janë të njëjta me ato që përdorin në Mbretërinë e Bashkuar. Kam një ndërkombëtar këtu, i cili e përfshin tipin e prizës së Mbretërisë së Bashkuar. Kjo duhet ta kryejë punën. Nëse vërtet nuk mund ta gjeni një, mund të koordinoheni me shokun tuaj të dhomës në hotel për të parë nëse mund ta ndani një, ose mund t’ju duhet ta përdorni më pak telefonin gjatë Haxhit për t’u siguruar se keni bateri të mjaftueshme për raste emergjente. Të brendshmet, në rregull. Fanellat e brendshme. Në rregull. Tri këmisha apo bluza. Në rregull. Ajo që e kam veshur, natyrisht, dhe dy shtesë. Pantallona si këto. Në rregull. Vetëm ato që i kam veshur duhet të mjaftojnë. Doja të merrja disa më të mira që i kam, por nuk më rrinë më rehat. Jam shtuar pak në peshë. Kështu që po mjaftohem me këto xhinse. Nuk janë mundësia më e mirë, por lejohen. Më duhet vetëm një palë meqë ra fjala, sepse pjesën më të madhe të kohës do ta vesh ihramin, nëse do Zoti. Sendi i radhës, furça e dhëmbëve, në rregull. Pasta e dhëmbëve, në rregull. Nuk lejojnë pasta dhëmbësh më të mëdha se 100 ml në aeroport. Mora një që është vetëm 20 ml këtu. Nëse nuk mund ta gjeni një të vogël si kjo, atëherë mund të merrni çamçakëz që ua freskon frymën. Kjo është e rëndësishme vetëm sepse do të ulemi pranë njerëzve të tjerë që janë në xhaminë e shenjtë dhe nuk duam t’ua bëjmë të pakëndshme të tjerëve nëse fryma jonë ka erë të keqe. Sendi i radhës, çanta e shpinës, në rregull. Tani nuk do të më duhet kjo, dhe nuk rekomandohet, kur ta vizitoj xhaminë e shenjtë, sepse zë shumë vend në një vend të mbushur me njerëz. Pra, nëse do Zoti, do ta lë në dhomën e hotelit gjatë vizitave në xhaminë e shenjtë dhe në Safa dhe Merve, të cilat janë mjedise të brendshme, dhe do ta marr kur të shkojmë në Arafat, Muzdelife dhe Mina, të cilat janë mjedise të jashtme. Do të jetë shumë e dobishme atje për të bartur ushqim, ujë dhe gjëra të tjera të nevojshme. Sendi i radhës, bagazhi i dorës. Në rregull. Është më i vogël se 55 cm me 40 cm me 23 cm, që të nxërë në kabinën sipër ndenjëseve në aeroplan. Në këtë mënyrë, nuk duhet të paguaj shtesë në aeroport për bagazhin. Plus, më e rëndësishmja, nuk duhet ta pres bagazhin tim në aeroport kur të arrij në Xhide. Sendi i radhës, sandalet. Në rregull. Këto janë sandalet e mia. Crocs-at e mi. Janë pikërisht brenda kërkesave fetare, sepse nuk ma mbulojnë thembrën dhe kyçin e këmbës. I kisha tashmë këto, prandaj po i marr. Mund të mos jenë të përsosura për të shkelur mbi trotuare të nxehta në shkretëtirë, por do ta provoj fatin këtë herë; në rast se nuk funksionojnë në mënyrë të përsosur, mund të qëndroj më shumë nën hije. Ombrella kundër rrezeve UV të diellit, në rregull. Është e vështirë ta gjesh këtë ombrellë në tregje jashtë tregjeve online amerikane si Amazon. Pra, për ata që nuk jetojnë në SHBA, nëse do Zoti, do të sjellim një ombrellë falas për të gjithë, kur t’ju takojmë atje; nëse do Zoti, do t’i japim çdo nënshtruesi një ombrellë si kjo. Dhe së fundi, por jo më pak e rëndësishme, kuponi për flijimin e kafshës. Pra, mënyra si është rregulluar sot është se e bleva kuponin për flijimin e kafshës online, e pastaj kjo i autorizoi agjencitë që janë caktuar nga qeveria saudite ta flijojnë një dele në emrin tim dhe t’ua shpërndajnë të varfërve. Mund ta bëjnë në çdo kohë, edhe para se të udhëtoj për Haxh, dhe kjo është në rregull për sa kohë që bëhet para se ta përfundoj Haxhin. Ma kanë dërguar tashmë konfirmimin se e kanë kryer flijimin e kafshës. Pra, jam gati në këtë aspekt, dhe kaq. Këto janë gjërat që i kam përgatitur për udhëtimin tim të Haxhit, nëse do Zoti. E tani më lejoni t’jua kujtoj më të rëndësishmen. Strofa 197 në kapitullin 2 të Kuranit arabisht na thotë të marrim furnizime për udhëtimin e Haxhit, të cilat janë këto apo të tjera. Por na thotë gjithashtu se furnizimi më i mirë është drejtësia. Pra, drejtësia është ajo për të cilën duhet të kujdeseni vërtet kur shkoni në Haxh. Tani, kur të arrij atje në Mekë, planifikoj të blej ushqim, ujë dhe sexhaden. Nuk më duhet sexhadja kur e vizitoj xhaminë e shenjtë dhe Safën e Merven, sepse janë të brendshme, të pastra dhe të shtruara bukur. Por sexhadja do të jetë e dobishme kur të shkoj në Arafat, Muzdelife dhe Mina, sepse ato janë mjedise të jashtme. Dhe atje, përveç përdorimit të saj për Lutjen e Kontaktit, mund ta përdor edhe për t’u ulur dhe për të pushuar mbi të, për ta mbrojtur veten nga toka e ashpër potencialisht përvëluese kur ulem. Pra, këto ishin përgatitjet e mia për Haxhin për këtë vit, dhe Zoti e bekoftë udhëtimin tuaj të Haxhit nëse keni ndërmend të shkoni.