Predikim i së Premtes nga: Alban Fejza, Drejtues i Xhematit Online
Përmbledhje:
Në këtë predikim të së Premtes, Alban Fejza tregon klipe të Rashad Khalifës duke përdorur një radio dhe një televizor gjatë predikimeve të tij, për ta përcaktuar se mediat mund të përdoren si mjet në predikimet e së Premtes.
Transkripti i videos:
Lavdi Zotit. Nuk ka zot tjetër përveç Zotit. Sot, do të doja t’jua tregoja disa klipe nga Rashad Khalifa që e mbështesin idenë se mund t’i përdorim mediat për Predikimet e së Premtes. Më lejoni t’jua tregoj klipin e parë. Është rreth një minutë i gjatë. Pra, siç mund ta shihni Rashad Khalifa i përdori mediat, një radio në këtë rast, si mjet për të ndihmuar me Predikimin e së Premtes. Tani, ja një klip tjetër, ku ai e përdor një televizor, që është media edhe pamore edhe zanore. Klipi është rreth tetë minuta i gjatë, dhe më vjen keq sepse është disi klip i mërzitshëm, por dua ta tregoj të gjithin për ta vërtetuar pikën time, dhe ta ndal kur dua të jap një koment. Në këtë klip Rashad Khalifa e përdor një televizor për ta treguar një klip nga ndeshja e bejsbollit e djalit të tij, Sammy Khalifës, që u transmetua në televizion. Më lejoni t’jua tregoj: Këtu Rashadi po e përdor djalin e tij, Sammy Khalifën, si shembull tipik të një besimtari. Tani, Sammy Khalifa ende jeton në Tucson, por ka vendosur të mos shkojë atje në të ashtuquajturën “xhami” në Tucson për Predikimet e së Premtes që organizohen sot nga një grup prej rreth 15 personash. Pra, sipas videove që ky grup vetë i përdor sikur të kenë njëfarë autoriteti fetar, vetë grupi duhet të jetë mosbesimtar, sepse djali i Rashadit që quhet besimtar në këtë video nuk pajtohet me grupin. Pra, ose këto video nuk kanë më autoritet fetar mbi ne, dhe ishin të destinuara për një kohë dhe vend të caktuar, ose nëse kanë, tregojnë se grupi që i përdor është mosbesimtar. Sido që të jetë, tregojnë se ka diçka të gabuar me përfituesit e sotëm në Tucson nga përpjekja e Rashadit. Gjithsesi kjo është çështje tjetër, por më lejoni të kthehem te tema kryesore që është përdorimi i mediave në Predikimet e së Premtes. Pra, më lejoni ta vazhdoj videon dhe t’ju tregoj si Rashadi e përdor televizorin si mjet plotësues, dhe po e tregoj kryesisht për ta. Ne nuk kemi nevojë për këtë për të qenë në gjendje t’i marrim vendimet e duhura.
Pra, tani e përcaktuam, përmes një shembulli, se mund t’i përdorim mediat për predikimet e së Premtes.
Megjithatë, më lejoni vetëm të them se edhe pse na lejohet t’i përdorim mediat për Predikimet e së Premtes, përgjegjësia përfundimtare për atë që tregohet në media është ende mbi predikuesin, personin që po e ndez atë media. Për shembull, një predikues mund të dojë t’i ndajë disa lajme nga televizioni për shembull, e pastaj t’i komentojë, por prezantuesi i lajmeve mund të jetë i veshur me rroba të pahijshme, apo me gjuhë të keqe, apo ndoshta me tepër gjëra të pavërteta. Tani, predikuesi nuk mund të thotë se thjesht donte t’i tregonte lajmet, dhe se nuk është përgjegjës për mënyrën si është veshur prezantuesi i lajmeve apo për atë që thotë. Ai duhet të sigurohet që ajo që po e tregon i përmbush kërkesat fetare. Pra, predikuesi e mban përgjegjësinë për atë që po e tregon. Media është thjesht mjet. Predikuesi duhet të sigurohet që përdorimi i mediave përfundimisht shërben për ta kuptuar më mirë të vërtetën, për të ndihmuar në zgjidhjen e kontradiktave të dukshme, për ta nxitur drejtësinë, për t’i forcuar besimtarët, dhe pjesa më e rëndësishme, për ta nxitur adhurimin e Zotit, për ta adhuruar Zotin.