Lavdi Zotit! Nuk ka zot tjetër përveç Zotit.
Misioni i vetëm i Profetit ishte ta dorëzonte Kuranin, tërë Kuranin, dhe asgjë tjetër përveç Kuranit (3:20; 5:48-50, 92, 99; 6:19; 13:40; 16:35, 82; 24:54; 29:18; 42:48; 64:12).
Dorëzimi i Kuranit ishte një mision aq i madh dhe fisnik sa Profeti nuk kishte kohë për të bërë asgjë tjetër. Për më tepër, Profeti u ndalua me fjalët më të forta të nxirrte çfarëdo mësimesh fetare përveç Kuranit (69:38-47). Atij iu ndalua madje edhe ta shpjegonte Kuranin (75:15-19) – Zoti është i vetmi mësues i Kuranit (55:1-2) dhe Kurani është Hadithi më i mirë (39:23 & 45:6).
Këto fakte kuranore shfaqen në realitetin historik se fjalët dhe veprimet (Hadithi & Suneti) që i atribuohen Profetit nuk u shfaqën deri në shekullin e dytë pas vdekjes së tij. Kurani e ka profetizuar trillimin e Hadithit dhe Sunetit nga armiqtë e Profetit (6:112-115). Kurani na mëson se ishte vullneti i Zotit ta lejonte shpikjen e Hadithit dhe Sunetit që të shërbenin si kritere për t’i ekspozuar ata që besojnë vetëm me buzë, jo me zemër. Ata që tërhiqen nga Hadithi dhe Suneti dëshmohen të jenë besimtarë të rremë (6:113). Ironikisht, librat e Hadithit i raportojnë urdhrat e Profetit që të mos shkruhej asgjë prej tij përveç Kuranit! Për shembull, më lejoni t’ju tregoj dy Hadithe të tilla të marra nga burimet më të besueshme të hadithistëve, Sahih Muslim dhe Is-haah Ahmad Ibn Hanbal:

Predikim i së Premtes bazuar në Shtojcën 12 të Përkthimit të Autorizuar Anglisht të Kuranit nga Rashad Khalifa (1989)