Predikim i së Premtes nga: Rashad Khalifa, imam i Xhamisë së Tucsonit
Përmbledhje:
Në këtë predikim të së Premtes, Rashad Khalifa paraqet zbulime të reja që lidhen me numrin 19 në Kuran dhe me pesë lutjet ditore, dhe pastaj flet për vdekjen e nënës së tij, një besimtare, para lutjes së xhenazes.
Transkripti i videos:
Elhamdulil-lah. E lavdërojmë Zotin, dhe dëshmojmë se nuk ka zot tjetër përveç Zotit të vetëm. A do të argëtohemi sot? Po i mbaj tri hutbe në emër të tre njerëzve. Po flas në emër të tyre dhe të një vëllai nga Nju Hempshiri. Po ju paraqes disa gjëra që ata i zbuluan javën e kaluar dhe të gjitha janë fantastike. Të gjithë e keni dëshmuar muajin e fundit apo diçka të tillë mrekullinë e mrekullive. E dëshmuat mrekullinë e mrekullive që ka të bëjë me suren e parë në Kuran dhe me pesë lutjet ditore. Dhe vetëm një rishikim i shpejtë: kjo mrekulli e mrekullive fillon me numrin e njësive të lutjeve tona. E mëngjesit është dy njësi, e mesditës katër njësi, e pasdites katër njësi, e perëndimit tri njësi, dhe lutja e natës katër njësi. Dhe ky është shumëfish i 19-ës. Renditja dhe numrat specifikë duhet të jenë kështu. Më e sofistikuar se kjo është: i vendosni dy njësitë e mëngjesit dhe pastaj vendosni dy Fatiha. Tani ylli mund të jetë çdo paraqitje e sures numër një. Për shembull, kjo është njëra prej tyre. Kjo paraqitje e sures një e përfshin numrin e sures, një, numrin e strofave në sure, që është shtatë, numrin e shkronjave në tërë suren, 139, dhe vlerën gematrike të të gjitha shkronjave të mbledhura të tërë sures. Kjo do të thotë se e merrni vlerën e çdo shkronje, i mblidhni, dhe merrni 10.143; i vendosni pranë njëri-tjetrit kështu dhe keni një shumëfish të 19-ës. Dhe kjo është ajo që është ylli. Ose mund ta bëni më të ndërlikuar se kjo duke e vendosur vlerën gematrike të çdo shkronje individuale. Mund t’i shtoni edhe vlerat gematrike të tërë strofës. Mund ta shtoni numrin e strofave – më falni, numrin e shkronjave në çdo strofë e kështu me radhë. Të gjitha këto paraqitje janë shumëfisha të 19-ës dhe të gjitha mund të përdoren këtu. Oh. Pra, thjesht mendojeni këtë si El-Fatiha apo sureja numër një. Cilido nga këta numra mund ta përfaqësojë suren numër një. Pra, i vendosni dy njësitë e lutjes së mëngjesit të ndjekura nga dy Fatiha, dhe pastaj katër njësitë e lutjes së mesditës të ndjekura nga katër Fatiha, dhe pastaj katër njësitë e lutjes së pasdites të ndjekura nga katër nga ky numër apo çdo numër tjetër që e përfaqëson El-Fatihan. Lutja e perëndimit është tri njësi të ndjekura nga tri Fatiha. Dhe pastaj lutja e natës është katër njësi të ndjekura nga katër Fatiha. E provuam – vërtet e testuam këtë shumë fort dhe, siç do ta shihni, madje vendosëm kushte shumë të ashpra dhe prapë Zoti na jep shumëfisha të 19-ës. Njëri nga kushtet më të thella ishte t’i përmbysnim numrat nga e djathta në të majtë. Kishte një paraqitje të sures El-Fatiha që mund të përdoret për ta zëvendësuar yllin.
Siç thashë, mund ta përdorni çdo numër që e përfaqëson suren numër një. Ja njëri prej tyre. Dhe thjesht dua t’ju jap një shembull se si e shtrimë tepër larg dhe Zoti vazhdon me ne. Na jep shumëfish të 19-ës. Prapë e vendosni numrin e sures. Numri i strofës së parë është një. Numri i shkronjave në strofën e parë është 19. Vlera gematrike e strofës së parë 786. Strofa numër dy ka 17 shkronja dhe vlera është 581. Strofa numër tre. Tani ky është një numër i vazhdueshëm. Mbani mend se strofa numër tre ka 12 shkronja dhe vlerën 618. Strofa numër katër ka 11 shkronja dhe vlera është 241. Strofa numër pesë – ende po vazhdojmë – 19 shkronja dhe vlera është 836. Strofa numër gjashtë ka 17 shkronja dhe vlera është 1072.
Vlera gematrike. Strofa e fundit numër shtatë ka 43 shkronja dhe vlera është 6009. Mirë. Këta janë pothuajse të gjithë parametrat e sures numër një. Numri i sures, numri i çdo strofe i ndjekur nga numri i shkronjave në çdo strofë i ndjekur nga vlera e çdo strofe. Mirë, ky numër është shumëfish i 19-ës. Ai gjithashtu përbëhet nga 38 shifra. 19 herë 2. Pra, çka bëmë: e përmbysëm këtë. E shkruam mbrapsht. Çdo përbërës. E vumë këtë në fillim dhe pastaj këtë pas saj, që është mënyrë e çmendur për ta bërë, por disa arabë do ta përdorin këtë si arsyetim. Thonë nga e djathta në të majtë. Epo, prapë doli shumëfish i 19-ës. Pra, kjo është vërtet mrekullia e mrekullive. Tani, mirë, ndonjë i zgjuar, ka shumë gjasa një arab, do t’ju thotë: pse bëni dy sexhde në çdo njësi? Pse jo tri apo katër? Bëjmë një ruku‘. Ky është ruku‘ për njësi dhe bëjmë dy sexhde për njësi. Pra, ky mosbesimtar i zgjuar do t’ju thotë: pse bëni një ruku‘ dhe dy sexhde? Dhe Zoti është para tyre. Pra, ky është zbulimi i Talalit, për shkak të vëllait nga Nju Hempshiri.
Pra, në pesë lutjet, në pesë lutjet e lexojmë vetëm një sure, që është sureja numër një. Mirë, tani lutja numër një, çka bëjmë në lutjen numër një? Ja lutja numër një. Çka bëjmë? Lexojmë dy Fatiha, apo jo? Dhe bëjmë dy përkulje, katër sexhde, një ulje, apo jo? Mirë. Tani arrijmë te lutja numër dy. Çka bëjmë në lutjen numër dy? Lexojmë katër Fatiha. Bëjmë katër ruku‘. Bëjmë tetë sexhde dhe ulemi dy herë. Pastaj arrijmë te lutja e tretë. Lutja numër tre, ku bëjmë katër Fatiha, katër ruku‘. Oh, më falni. Kjo është tri. Oh, kjo. Pastaj shkojmë te lutja numër katër, ku lexojmë tri Fatiha. Shihni ndryshimet në numër, dhe kjo është mënyra e vetme që do të pjesëtohet me 19. Bëmë tri Fatiha, tri, gjashtë, dy, dhe lutja e natës është numër pesë. Më falni. Në të, lexojmë katër Fatiha. Bëjmë katër, tetë, dy. Ky është shumëfish i 19-ës. Pra, e përcakton saktësisht sa reqate, sa sexhde në çdo lutje në pesë lutjet, dhe tani kjo e mrekullueshme. Ishim shumë të gëzuar. Ishim shumë të gëzuar për këtë, përveç se kemi në këtë xhami një ngatërrestar të quajtur Edip. Do ta kemi edhe një tjetër pas rreth 7 muajsh. Nuk e di si do ta përballojmë. Ky ngatërrestar tha pse? Epo, e shihni, duhet të jemi para mashtruesve arabë dhe mosbesimtarëve. Këtë e bëjmë qëllimisht. Pra, është shërbim fantastik. Ai tha: e lexojmë suren numër një – ata do të thonë: pse të mos e vendosim para çdo lutjeje? Dhe pastaj shkoi në shtëpi dhe u largua dhe e la Mahmudin të luftonte me të. Pra, çka bëri Mahmudi: e vendosi një – mirë, ja lutja numër dy, kështu që e vendosi një këtu; pra tani e kemi numrin e sures para çdo lutjeje. Kjo lutja numër një, kjo është lutja numër dy; e vendosi një, suren që e lexojmë në lutjen e mesditës, para lutjes së ikindisë; e vendosi një, po, kjo është lutja e tretë; në lutjen e katërt gjithashtu e vendosi. Dhe para lutjes së pestë, e vendosi një. Arsyetimi i tij ishte se e lexojmë suren numër një në çdo lutje. Pra, pse të mos shkojë një atje? Zoti tha: “Mirë, pjesëtohet.” Është vërtet e pabesueshme, sepse kur keni një numër si ky të pjesëtueshëm me 19 – mirë, ky numër pjesëtohet me 19. Nëse e shtoni një, nuk pjesëtohet më. Po, zotëri. Nëse e vendosni diku tjetër këtu, nuk pjesëtohet; e ndryshoni, keni një numër krejt tjetër kur e shtoni një. Pra, këto janë të gjitha pamundësi fizike, por Zoti i bëri të mundura. Shpresoj që asnjë shkencëtar këtu të mos më thotë si mund të jetë një pamundësi fizike. Pse? Nëse e vendosni diku tjetër, ky numër nuk do të pjesëtohet. Sigurisht që jo. Nëse e lëvizni një këtu apo këtu, në mënyrë tjetër – ky është i vetmi shans. Po, ka pasur një vërshim mrekullish muajin e fundit. Dhe për ta përdorur shprehjen e Katherinës, ne jemi vite drite përpara pjesës tjetër të botës, sepse do t’u duhen mjaft vite t’i arrijnë këto. Por pas 50 vjetësh, është sikur do t’u duhet ndoshta kaq. Mirë, ky është zbulim me Edipin dhe zbulim.
Duhet të shkoj pak më shpejt. Një zbulim i Edipit. Mosbesimtarët, zakonisht arabët, na kanë dhënë kohë të vështirë: a janë 19 shkronja apo jo? Sigurisht që janë 19 shkronja. Vazhdoj t’u them: atë që e shohin sytë tuaj, numërojeni. Ata thonë: oh, ka një theks në këtë shkronjë. Duhet ta numërojmë dy herë. Si Muhamed – e gjithë bota myslimane e shkroi me katër shkronja. Muhamed. Ai tha: “Por meqë e thekson M-në e dytë, duhet ta shkruash Muhammed. Ke pesë shkronja në vend të katër.” Madje edhe idhullin e tyre, ia ngatërrojnë emrin. Pra, ajo që zbuloi Edipi është se kur e lexoni Suren El-Fatiha, suren numër një, buzët tuaja takohen saktësisht 19 herë. Tani kjo nuk ka të bëjë fare me drejtshkrimin, apo me sa shkronja, apo me theksin apo çfarëdo. Kjo vërtet ua asgjëson arsyetimin. Për shembull, thoni B. Ky është dy. Le ta themi së bashku. Le ta bëjmë së bashku. B – ky është dy. Ja B.
Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim. Ka një – Rahim. Ka një – elhamdu. Ka një. Ka një.
Dy prej tyre.
Sa janë këto? Janë 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17. Po. Mirë. Po. Bismil-lahir-Rahman, ky Er-Rahman. Elhamdulil-lah. Amin.
Mirë. Sepse janë – çka është kjo? Katër B dhe 15 M në gjuhën arabe. Këto janë shkronjat e vetme ku buzët tuaja takohen, B dhe M. Në anglisht apo në farsisht ka edhe P. Shkronja P si në – duhet të jetë B mbrapsht. Mirë. B-ja, vlera e B-së është dy dhe vlera e M-së është 40 në arabisht. Pra, 15 herë 40 janë 600 dhe 4 herë 2 janë 8. Shuma 608 është gjithashtu shumëfish i 19-ës. Kështu janë. Këto mrekulli vijnë në çifte. Ata nuk kanë arsyetim. E di.
Oh, mirë. Tani arrijmë te zbulimi i dytë.
Pra, ajo e numëroi alfabetin në mënyrë konvencionale, domethënë nga 1 deri në 28. Kemi 28 shkronja në alfabet. Ajo numëroi nga 1 deri në 28. Vlera gematrike është: kur arrin te 10, nuk e numëron 11. Shkon te 20 – 10, 20, 30, 40. Kur arrin te 100, nuk shkon te 101, shkon 100, 200, 300, dhe pastaj 900, 1.000. Sistemi i saj ishte 1 2 3 deri në 28, i cili u përdor edhe nga Lisa disa vjet më parë. Mirë. Ajo e shikoi fjalën Nuh në arabisht. Vlera e N-së është 14. Më falni. Më lejoni të shkruaj kaq imët. 14, dhe U-ja apo vavi në arabisht është gjashtë, dhe H-ja është 8. Kjo jep 28. Vlera e Nuhut. Tani nëse shikoni në Kuran për suren Nuh, do ta gjeni se përbëhet nga 28 strofa. Mirë. Mirë. Tani ajo shkoi te Ibrahimi dhe e gjeti se A-ja është një, B-ja është dy, R-ja është 10 – jo 200. A-ja është një. H-ja është gjashtë. I-ja këtu, Ibrahim, është 10. Dhe M-ja është 13 – jo 40. Më falni, 40 është gematrike; është 13. I ngatërrova dy sistemet këtu. Shuma e Ibrahimit është 52 dhe ky është numri i strofave në suren Ibrahim. Si ju duket kjo? Mirë, ja Muhamedi, dhe M-ja është 13. H-ja është tetë. E njëjta shkronjë është këtu. Shihni, Muhamed, dhe pastaj 13 tjetri, dhe D-ja është katër, dhe shuma është 38. Ky është numri i strofave në suren Muhamed. Si ju duket kjo? Pra, ajo e llogariti vlerën e Nuhut që ishte 28, që është numri i strofave në suren Nuh në Kuran. E llogariti Ibrahimin; vlera është 52 dhe ky është numri i strofave në suren Ibrahim. E llogariti Muhamedin; vlera ishte 38 dhe ky është numri i strofave në suren Muhamed. Dhe pastaj e zbuloi – kjo ishte këtë mëngjes – se tani sureja Nuh është numri 71 në Kuran, Ibrahimi është sureja numër 14; cili është dallimi? 57, 19 herë 3, që do të thotë se mes dy sureve Nuh dhe Ibrahim janë 57 sure dhe jashtë gjithashtu 57 sure. Dhe pastaj e llogariti Rashad Khalifën dhe shuma doli 114. Nuk ka sure në Kuran, strofat e së cilës janë 114, por 114 është tërë Kurani, kështu që ajo arriti në përfundim se puna e Rashadit është t’i konfirmojë të 114 suret. Elhamdulil-lah. E lavdërojmë Zotin dhe dëshmojmë se nuk ka zot tjetër përveç Zotit të vetëm. I lutemi Zotit të na udhëzojë t’i çmojmë mrekullitë e Tij, sepse këto janë mrekulli të mahnitshme që do t’i bëjnë malet të shemben fjalë për fjalë – kjo është ajo që thotë Zoti – dhe i bëjnë zemrat tona të dridhen. Dhe këtë dua ta ndaj me ju: se Zoti po më përdor mua si shembull për të gjithë ne dhe për t’i mësuar të gjithë ne. Pra, dua të them se jam një kavie e lumtur. Zoti po më përdor për eksperiment në një mënyrë të thellë. Lexoni në suren 41 se ata që besojnë në Zotin dhe bëjnë një jetë të drejtë, engjëjt zbresin mbi ta, duke thënë çka? Çka u thonë engjëjt besimtarëve? Paqe. Mos kini frikë. Dhe as pikëllim.
Pikëllim. Kjo është e preferuara jote. Ti gjithashtu thua paqe. Po. Kjo është tjetra: pa frikë dhe pa pikëllim. Arabisht: mos kini frikë dhe as pikëllim. Dhe patëm një shembull të thellë në dy javët e fundit. A ju kujtohet për çka fola herën e fundit kur isha këtu? A i kujtohet dikujt? Po. Se të drejtët nuk vdesin – e kujton. Jam i sigurt se të gjithëve ju kujtohet; hutbeja ishte një shpallje. Filloi me një pyetje nga Lisa se çka u ndodh të drejtëve. Dhe siç e dini, në Kuran Zoti përsërit: po, jes’eluneke – të pyesin, thuaj – të pyesin, thuaj. Kur bëhet një pyetje, Zoti e dërgon shpalljen përmes Xhebrailit për të na treguar cila është përgjigjja, apo nëse po spekulojmë, atëherë Zoti do ta dërgojë Xhebrailin me sigurinë se cila është përgjigjja e saktë e pyetjes. Pra, e ndava me ju herën e fundit se të drejtët nuk vdesin, ata shkojnë drejt e në parajsë. Dhe e shkrova në Perspective dhe ua dërgova me postë të gjithëve.
Pra, madje dje – a ishte dje? Pardje, ky tip saudit telefonoi nga Çikago. Pardje, telefonoi dhe foli me mua për një orë, dhe me sarkazëm tha: mirë, cila ishte shpallja më e fundit e Xhebrailit? Po tallej dhe po përqeshte. I thashë: shpallja e fundit që solli Xhebraili ishte se të drejtët nuk vdesin, ata shkojnë drejt e në parajsë. Dhe pasi mbarova së foluri me të – ky ishte mjaft përkujtim – pastaj e telefonova Egjiptin dhe e mora vesh se nëna ime shkoi në parajsë të hënën, e cila është dita kur Sahadi e bëri atë zbulim, dhe ajo e konsideroi ditën më të lumtur të jetës së saj. Është siguri nga Zoti. Ai e dërgoi engjëllin. Ai thotë: mos kini frikë, mos kini pikëllim. Dhe pastaj e dini se nëna juaj ia doli në parajsë. Ajo nuk vdiq. Ai thjesht – gjithashtu informacioni që e mora është shumë qetësues. Mirë. Ajo i thotë shërbëtores: “Shko bëmë një filxhan çaj.
Shërbëtorja kthehet pas 2 minutash dhe ajo ka ikur. Pra, ajo ishte në humor të mirë. Zakonisht kërkon një filxhan çaj kur je plotësisht i lumtur. Do ta pish çajin, do të shikosh televizor apo diçka. Dhe nëse ju kujtohet çka ju thashë herën e fundit, thashë se engjëlli vjen dhe e fton personin e drejtë të shkojë në parajsë, dhe ai thotë: “Po, vërtet?” Ata shkojnë; ai ndoshta i tha: “Do ta presësh filxhanin e çajit? Çka? A po tallesh me mua?” Pra, ndodhën shumë e shumë shenja të çuditshme për të më siguruar. Mirë. Për ta bërë lutjen e xhenazes, shkuan në xhami, dhe në atë xhami kishte vetëm dy besimtarë që i njohim, dhe të paktën njëri prej tyre do të jetë këtu për konferencën në shtator. Emri i tij është Mustafa Sarban. Ata e kishin shtyrë tashmë një kafir të njohur ta udhëhiqte lutjen, një mosbesimtar që e njoh, gjithashtu adhurues idhujsh, dhe pastaj Mustafa – oh, Mustafa e hapi Kuranin kur hyri, dhe strofa që doli ishte: Zoti e dha shembullin e gruas së Faraonit, shembullin e Zotit për besimtarët, gruan e Faraonit; ajo iu lut Zotit: të lutem ndërto për mua një pallat në parajsë, dhe më shpëto nga njerëzit e këqij. Pra, kjo ishte strofa që e lexoi, faqja e parë. Dhe pastaj Mustafa tha: nuk e di pse papritmas e tërhoqën tipin tjetër dhe më shtynë mua ta udhëhiqja lutjen. Pra, Mustafa, një besimtar, hyri ta udhëhiqte lutjen. Do të kemi një lutje menjëherë pas lutjes së së Premtes. Do të kemi një lutje për të. Pra, një besimtar u zgjodh ta udhëhiqte lutjen. Dhe ai tha – tani kjo më vë pak në siklet, por duhet ta them. Po e ndaj me ju. Por ai tha se nijeti që doli – nuk doja ta thoja. Nuk kisha ndërmend ta thoja, por kështu doli. Dhe tha, kjo është ajo që i doli nga goja. Thotë: “Kam për qëllim të falem për shpirtin e nënës së robit Tënd dhe të dërguarit Tënd Khalifa.” Dhe ky Mustafa është besimtar gjithsesi, por tha se nuk kishte fare ndërmend ta thoshte këtë. Mirë. Pra, shkojnë për varrim dhe bënë dhikër përreth pas varrimit, dhe të dy besimtarët, Mustafa dhe Sharifi, më thanë në telefon: u mahnitëm nga numri i atyre që thanë përreth – thjesht po thoshin vetëm Zoti, për një orë, dhe asgjë tjetër. Pra, ajo që po them është se Zoti po na mëson përmes njërit prej nesh, sepse sigurisht mosbesimtarët do të thonë: oh, e shkroi këtë sepse i vdiq nëna apo çfarëdo që do të thonë, por ne e dimë se e thashë të Premten e kaluar, dy javë më parë, dhe e shtypa dhe e dërgova, dhe pas kësaj e dëgjojmë lajmin. Pra, engjëjt fjalë për fjalë – engjëjt zbresin te ju dhe ju thonë: mos kini pikëllim dhe mos kini frikë. Mendoj se duhet ta përmend babain tim këtu, me të cilin u përpoqa shumë fort të besonte, por ai refuzoi të besonte. Familja kishte vendosur ta varroste nënën time me babain tim. Ai vendosi dhe ajo vendosi, të gjithë vendosën – babai im tani është vetë idhull nga ndjekësit e tij, dhe e di me siguri, kjo është diçka tjetër, se ai vdiq si mosbesimtar, dhe unë u mora prej këtu, fjalë për fjalë u mora, u barta prej këtu atje pak para se të vdiste për t’i dhënë paralajmërimin e fundit, edhe pse nuk kisha ndërmend – nuk kisha ndërmend të flisja me të për fenë, por ai këmbënguli – dhe Zoti më njoftoi se ai vdiq si mosbesimtar. Zoti më njoftoi gjithashtu se nëna ime vdiq si besimtare. Mendoj se harrova ta përmend këtë, por gjatë gjithë jetës së saj, që kur isha 2 vjeç, e dëgjoja t’i thoshte babait tim: “Ata shenjtorë janë të pafuqishëm. Janë pa fuqi. Janë të vdekur. Vetëm Zoti mund të të ndihmojë. Vetëm Zoti.” Ajo thoshte – ajo thoshte “vetëm Zoti” gjatë gjithë jetës së saj. Pra, e di me siguri se ajo është besimtare. Dhe e gjithë kjo përputhet me tablonë e përgjithshme. Pra, kur shkuan sipas dëshirës së familjes së tyre, ndjekësit e tij, adhuruesit e idhujve që duan të ndërtojnë rreth tij dhe ta adhurojnë, ata nuk donin askënd tjetër me të. Mendonin se ajo do ta ndotte varrin me diçka. Pra, Zoti e shpëtoi nga ajo situatë dhe ajo është varrosur me nënën e saj, të cilën e di gjithashtu se ishte besimtare. Është thjesht – të gjitha gjërat që ndodhën janë thjesht fantastike.
Tani, ja dredhia. Kur vdiq babai im, isha i trishtuar sepse ai vdiq si mosbesimtar, dhe ishte njeri që e doja shumë. Kur vdiq ai, isha i trishtuar. Kur vdiq nëna ime, jam i lumtur. Isha i lumtur për shkak të asaj që Zoti zbriti, se të drejtët nuk vdesin. Ata kalojnë në parajsë. Pra, menjëherë pas lutjes së së Premtes, do t’i falim dy reqatet e xhenazes. E dini si ta bëni tani për shkak të rrethanave të tij.