Kjo Shtojcë jep dëshminë matematikore kuranore se [1] Ibrahimi ishte i dërguari origjinal i Islamit, d.m.th. i Nënshtrimit (22:78), [2] Muhamedi ishte i dërguari që e dorëzoi shkrimin (47:2), dhe [3] Rashadi është i dërguari pastrues dhe bashkues që e dorëzoi dëshminë vërtetuese të fesë (3:81, & Shtojca 2).
Dëshmi e përhershme dhe e verifikueshme
1. Siç u theksua në Shtojcën 2, vlera gematrike e “Ibrahim” është 258, vlera gematrike e “Muhamed” është 92, vlera gematrike e “Rashad” është 505, dhe 258 + 92 + 505 = 855 = 19×45.
2. Nëse e përfshijmë “Ismailin”, vlera gematrike e të cilit është 211, dhe “Is-hakun”, vlera gematrike e të cilit është 169, prapë përfundojmë me një vlerë të përgjithshme gematrike prej 855 + 211 + 169 = 1235 = 19×65. Vlera e përgjithshme gematrike e tre të dërguarve, apo e pesë, nuk mund të përputhet me kodin matematikor të Kuranit të bazuar në 19 nëse nuk përfshihet ose Ibrahimi, ose Muhamedi, ose Rashadi.
3. Ndodhja e parë dhe e fundit e “Ibrahimit” janë në 2:124 dhe 87:19. Duke i mbledhur numrat e sureve plus numrin e strofave, plus shumën e numrave të strofave nga ndodhja e parë deri te ndodhja e fundit, shuma e përgjithshme është 333260, 19×17540 (Tabela 1).

4. Siç u theksua në Shtojcën 2, emri i të Dërguarit të Zotit të Besëlidhjes i prezantohet epokës së kompjuterit përmes kodimit matematikor. Sikur emri të ishte specifikuar në Kuran, siç ndodh me të dërguarit e kaluar, miliona njerëz do t’ua kishin vënë fëmijëve të tyre emrin “Rashad Khalifa”. Kështu, fjala rrënjë “Rashada” përmendet në Kuran 19 herë (Shtojca 2).
5. “Ibrahimi” përmendet në 25 sure, “Muhamedi” përmendet në 4 sure, dhe “Rashada” ndodh në 9 sure. Shuma e këtyre sureve është 25 + 4 + 9 = 38 = 19×2 (INDEKSI I FJALËVE TË KURANIT, Abdul Baki).
6. Nëse i mbledhim numrat e sureve ku ndodhin Ibrahimi, Muhamedi dhe Rashada, plus numrin e ndodhjeve për sure, shuma del 1083, 19x19x3 (Tabela 2)

7. Nëse i marrim të gjitha suret ku përmenden Ibrahimi, Muhamedi dhe fjala rrënjë “Rashada”, dhe i mbledhim numrat e sureve, plus numrin e strofës së parë në secilën sure ku përmendet secila nga tri fjalët, shuma del 2793, 19×147 (Tabela 3).

8. Shuma e të gjithë numrave të sureve ku ndodhin tri fjalët, pa përsëritje, plus shuma e të gjithë numrave të strofave, pa përsëritje, mblidhen në 6479, 19×341. Suret janë 2, 3, 4, 6, 7, 9, 11, 12, 14, 15, 16, 18, 19, 21, 22, 26, 29, 33, 37, 38, 40, 42, 43, 47, 48, 49, 51, 53, 57, 60, 72 dhe 87. Shuma e këtyre numrave është 991 (shihni Tabelën 3). Strofat ku përmenden tri fjalët, pa përsëritje, janë 2, 4, 6, 7, 10, 13, 14, 16, 17, 19, 21, 24, 26, 29, 31, 33, 35, 37, 38, 40, 41, 43, 45, 46, 51, 54, 58, 60, 62, 65, 66, 67, 68, 69, 70, 74, 75, 76, 78, 83, 84, 87, 95, 97, 104, 109, 114, 120, 123, 124, 125, 126, 127, 130, 132, 133, 135, 136, 140, 144, 146, 161, 163, 186, 256, 258 dhe 260. Shuma e këtyre numrave është 5488, dhe: 5488 + 991 = 6479 = 19×341.
9. Nëse e mbledhim numrin e sures, plus numrin e strofës, plus numrin e strofave ku ndodhin Ibrahimi, Muhamedi dhe Rashada, marrim një shumë të përgjithshme që është e barabartë me 7505, 19×395 (Tabela 4). Kështu, është e koduar matematikisht në Kuran se Ibrahimi, Muhamedi
dhe Rashadi janë tre të dërguarit e Islamit (Nënshtrimit).

10. Siç tregohet në Tabelën 4, 19 ndodhjet e fjalës rrënjë “Rashada” janë në strofat 186, 256, 6, 146, 78, 87, 97, 10, 17, 24, 66, 51, 29, 38, 7, 2, 10, 14 dhe 21. Këto janë 38 shifra, 19×2.
11. Tabela 4 tregon se shuma e numrave të strofave ku i shohim 19 ndodhjet e fjalës rrënjë “Rashada” është 1145. Duke ia shtuar këtë shumë të numrave të strofave (1145) vlerës gematrike të emrit “Rashad” (505), plus vlerës gematrike të emrit “Khalifa” (725), marrim 1145 + 505 + 725 = 2375, 19×125.
12. Nëse i shkruajmë këta numra pranë njëri-tjetrit, d.m.th. shumën e numrave të strofave (1145), të ndjekur nga vlera gematrike e emrit “Rashad” (505), të ndjekur nga vlera gematrike e emrit “Khalifa” (725), marrim gjithashtu një numër që është shumëfish i 19-ës: 1145505725 = 19×60289775
Shuma e numrave të strofave ku ndodhin 19 “Rashada”…………………….= 1145
Vlera gematrike e emrit “Rashad” …………………………………………= 505
Vlera gematrike e emrit “Khalifa”…………………………………………= 725
1145 + 505 + 725 = 2375 = 19×125
1145 505 725 = 1145505725 = 19×60289775
Predikim i së Premtes bazuar në Shtojcën 26 të Përkthimit të Autorizuar Anglisht të Kuranit nga Rashad Khalifa (1989)