Lavdi Zotit! Nuk ka zot tjetër përveç Zotit.
Djemve dhe vajzave të besimtarëve të vërtetë duhet t’u mësohet se lumturia e tyre gjatë gjithë jetës varet nga ndjekja e ligjit të Zotit dhe ruajtja e dëlirësisë së tyre. Kjo do të thotë se ata duhet ta ruajnë veten vetëm për bashkëshortët e tyre, dhe kurrë të mos lejojnë askënd tjetër t’i prekë në mënyrë seksuale (23:5-6, 24:30, 33:35, 70:29-30).
Shoqëria e sotme është plot me tundime të fuqishme. Madje edhe prindërit kanë filluar të flasin për të dashur për vajzat e tyre dhe për të dashura për djemtë e tyre. Kur ata arrijnë adoleshencën, shumë prindër madje u sigurojnë fëmijëve të tyre mjete kontraceptive. Një përqindje alarmante e adoleshentëve janë seksualisht aktivë, edhe pse nuk janë fiziologjikisht të pjekur, dhe pa asnjë kufizim moral. Miliona shtatzëni të paligjshme dhe tragjeditë që lidhen me to, plus miliona aborte tragjike, ndodhin çdo muaj në SHBA, për shembull.
Ndër rezultatet e këtij shembjeje morale: fëmijë të padëshiruar dhe të pambështetur, baballarë të papërgjegjshëm që i shmangen detyrës, kriminelë që nuk kanë asnjë respekt për jetët apo pronat e njerëzve, miliona njerëz të papërshtatur shoqërisht, herpesi gjenital i pashërueshëm, lythat gjenitale të pashërueshme, sifilizi dhe gonorrea shkatërruese, depresionet, SIDA vrasëse, dhe sëmundje të reja që nuk njiheshin kurrë më parë.
Ajo që shumica e njerëzve nuk e dinë është se kjo shembje morale u kushton shtrenjtë gjatë gjithë jetës së tyre. Sepse i vetmi ligj që e sundon botën është ligji i Zotit, dhe këto shkelje flagrante të ligjit të Zotit u kushtojnë shumë mjerim dhe probleme (20:124).
Besimtarët e vërtetë që kujdesen për fëmijët e tyre do t’i këshillojnë dhe do t’ua kujtojnë vazhdimisht dhe me këmbëngulje (20:132) ta ruajnë dëlirësinë e tyre. Kjo do të thotë të mbeten të virgjër deri në natën e dasmës, pastaj t’i mbeten besnikë bashkëshortit – kurrë të mos bëjnë kurorëshkelje – për lumturinë e tyre. Këshilla e Zotit për ta ruajtur dëlirësinë tonë, para dhe pas martesës, është për të mirën tonë. Zoti është Ai që e kontrollon shëndetin, pasurinë dhe lumturinë apo mjerimin tonë (53:43, 48).
Predikim i së Premtes bazuar në Shtojcën 34 të Përkthimit të Autorizuar Anglisht të Kuranit nga Rashad Khalifa (1989)