Në videon më lart, mund ta shihni kalendarin më të saktë dhe më të përmbledhur të Ramazanit për tërë botën e banuar. Pjesa e poshtme e videos jua paraqet në hartë datat e ditës së parë të Ramazanit dhe datat e ditës së fundit të Ramazanit, në mënyrë kronologjike, për këtë shekull. Mund ta ndalni videon në cilindo vit. Dhe pjesa e sipërme e videos jua tregon si llogariten ato data – metodën e saktë të llogaritjes.
Metoda e saktë theksohet sepse Ramazani fillon me hënë të re dhe përfundon me hënë të re, por dijetarët myslimanë nuk pajtohen për përkufizimin e hënës së re. Disa thonë: “hëna e re ndodh kur e sheh”. Të tjerë thonë: “nuk është e mundur ta llogaritësh”, dhe të tjerë thonë: “ndodh në Konjunksionin Hënor”. Ata i mbështesin këto ide me traditë, shkencë të keqkuptuar, përvojë personale apo bindje të verbër, por nuk janë të vetëdijshëm se përkufizimin e saktë të hënës së re mund ta gjejmë në Kuran. Ja përkufizimi i saktë nga Kurani, Kapitulli 2, Strofa 189; thotë:
“Të pyesin për hënat e reja. Thuaj: ‘Ato janë kohë të caktuara për njerëzit, dhe për Haxhin, dhe nuk është e drejtë (për hënat e reja) të hyjnë në net nga mesdita, por e drejtë është të jesh i kujdesshëm, dhe të hysh në net nga perëndimi (hyrja e natës) i tyre…’”
Dhe ky kuptim specifik i strofës mund të gjendet në Kuranin arab. Disa përkthyes i përkthejnë fjalët “natë”, “mesditë” dhe “perëndim” në këtë strofë jashtë kontekstit, sikur të flisnin për “shtëpi”, “dyer të pasme” dhe “dyer të përparme”, duke u mbështetur në gjuhën e zakonshme arabe. Por standardi më i mirë i arabishtes është Kurani, dhe mund ta përdorim për t’i nxjerrë kuptimet e duhura të këtyre fjalëve nga strofa të tjera ku përmenden në Kuran. Këto fjalë arabe i gjejmë në strofa të tjera të Kuranit, ku fjala “bajatan” në fakt do të thotë “natë” (4:81, 4:108, 7:4, 7:97, 10:50, 27:49), jo domosdoshmërisht “shtëpi”; dhe fjala “dhuhr” do të thotë “mesditë” (24:58), jo domosdoshmërisht “derë e pasme”, dhe fjala “baba” do të thotë “portë e qiellit” (15:14), jo domosdoshmërisht “portë e shtëpisë”.
Pra, përkufizimi i saktë i hënës së re nga strofa 2:189 është hëna që nuk vjen në mesditë, por vjen në perëndim të diellit, dhe hyn në natë pas perëndimit të diellit.
Pra, nata e parë e Ramazanit është nata e parë kur hëna perëndon pas perëndimit të diellit, dhe dita që vjen pas saj është dita e parë e Ramazanit. Dhe dita e fundit e Ramazanit është dita që i paraprin natës në të cilën hëna perëndon pas perëndimit të diellit.
Tani, ky përkufizim është i llogaritshëm, i saktë, kuranor, bashkues dhe i drejtë, dhe shkencërisht empirik, sepse e përdor horizontin aktual perëndimor si vijë ndarëse mes hënës dhe diellit, e jo vija imagjinare në hapësirën e thellë si në përkufizimin e Konjunksionit Hënor, i cili matet nga mesdita, jo nga perëndimi i diellit.
Pra, Ramazani dhe muajt e tjerë hënorë fillojnë KUR HËNA PERËNDON PAS PERËNDIMIT TË DIELLIT. Ky është përkufizim shumë i thjeshtë dhe i saktë.
Për ta bërë këtë përkufizim edhe më të saktë, videoja e merr parasysh faktin që astronomët e matin perëndimin e diellit dhe perëndimin e hënës nga majat e disqeve të tyre, gjë që është e saktë për perëndimin e diellit, por perëndimi i hënës duhet të matet nga poshtë, nga pjesa e saj e gjysmëhënës potencialisht e dukshme, dhe ky dallim në matje është rreth tri minuta. Me fjalë të tjera, e gjithë hëna duhet të jetë mbi horizont në momentin kur i gjithë dielli është nën horizont. Pra, përkufizimi më i saktë është:
RAMAZANI FILLON NË NATËN E PARË KUR HËNA PERËNDON TË PAKTËN 3 MINUTA PAS PERËNDIMIT TË DIELLIT. DITA QË VJEN PAS SAJ ËSHTË DITA E PARË E RAMAZANIT
Videoja e përdor këtë përkufizim për t’i llogaritur datat e Ramazanit për tërë botën, dhe ato janë paraqitur në hartë në video, kështu që mund t’i gjeni lehtësisht në dispozicion.
Në rastet kur jeni të pasigurt mes dy datave nga harta, thjesht zgjidhni datën më të vonë. Kjo është në përputhje me strofën 2:189 që na thotë të jemi të kujdesshëm, që do të thotë “zgjidhe datën më të vonë kur je i pasigurt”.
Meqë ra fjala, gjatë ditëve të Ramazanit, besimtarët agjërojnë nga fillimi i agimit deri në perëndim të diellit. Dhe në rast se nuk ka perëndim të diellit apo fillim të agimit astronomik në vendin tuaj, mund të mësoni si ta trajtoni këtë në sqarimin tjetër me titull “Agjërimi në veriun dhe jugun ekstrem”.
Nga: Alban Fejza, i Dërguari Sqarues
Mirënjohje:
Të dhënat e perëndimit të diellit dhe të hënës janë nxjerrë nga Observatori Detar i SHBA-së, dhe janë vërtetuar me të dhëna nga Zyra e Almanakut Detar HM. Për secilën hartë u gjetën njëzet pika të dhënash gjeografike ku
Perëndimi i hënës = Perëndimi i diellit + 3 min.
Të dhënat u modeluan duke përdorur regresione polinomiale (R2=0,998), dhe pastaj u paraqitën në një hartë me projeksion ekuidistant cilindrik.
Falënderime të veçanta për Arjeta Fejzën për mbështetjen në rikontrollimin e të dhënave,
Dhe për Vlora Fejzën për mbështetjen teknike.