[search-in-place-form in_current_page="1"]

Kohët e fundit

Përmbledhje:

Në këtë sqarim me video, Alban Fejza i përshkruan ngjarjet kryesore të ardhshme, me referenca kuranore, nga viti 2021 deri në fundin e botës: periudhat e bekimeve, të begatisë dhe të ngadalësimit, të dërguarin e fundit, Mahdiun, Antikrishtin, fundin e botës dhe jetën në Parajsë.

Transkripti i videos:

Hyrje

Këtu do të njiheni me të gjitha ngjarjet e rëndësishme të ardhshme të botës nga tani deri në Fundin e Botës, dhe përtej tij, të mbështetura me dëshmi, çdo ngjarje e rëndësishme e ardhshme (3:179), duke filluar nga viti 2021:

Viti është 2021. Interneti është bërë forma kryesore e komunikimit anembanë botës. Kjo e ka përshpejtuar krijimin e mendimeve të reja fetare, për të mirë dhe për të keq. Por, për shkak të numrit të madh të mendimeve, ka konfuzion fetar të përhapur, përçarje dhe keqkuptime. Këtu hyjnë në lojë sqarimet e të Dërguarit Sqarues. I Dërguari Sqarues e shpjegon Kuranin gradualisht gjatë 33 viteve të ardhshme, ndërsa na sillen probleme nga rrethana të reja që nuk janë parë kurrë më parë (75:19, 44:13). I Dërguari Sqarues jep përgjigjet e sakta për pyetjet më të vështira dhe më të rëndësishme pa përgjigje të sotme (6:105). Kjo ndihmon që njerëzit të rirenditen, duke i sjellë më të ditur në krye, dhe ndihmon që të nënshtruarit të organizohen dhe të përpiqen në rrugën e Zotit në drejtimin e duhur për fitore (9:47). Pastaj, në vitin 2052, do të ndodhë një ndëshkim global (44:1, 44:10-12). Të nënshtruarit e zgjuar do të jenë në gjendje ta shfrytëzojnë dijen paraprake për këtë dhe ta shumëfishojnë pasurinë e tyre dy herë, apo pesë herë, apo dhjetë herë (12:47-49, 2:265). Ky do të jetë bekimi i Zotit për ta, që u përpoqën në rrugën e Zotit (10:107, 6:160).

 

Bekime nga Zoti

2054–2110

Pastaj, Zoti do t’i forcojë të nënshtruarit (14:27, 47:7). I dërguari i ardhshëm do ta fillojë misionin e tij. Ai është i Dërguari Forcues (69:40, 81:19, 36:14). Ata më në fund do ta mësojnë si t’i respektojnë siç duhet të dërguarit e tyre (10:98). Emri i tij do të jetë Alhak (43:29), dhe ai do ta vazhdojë punën e të Dërguarit Sqarues, sapo ky ta lërë këtë botë. Puna e Alhakut do të jetë ta promovojë Kuranin në botën moderne. Ai do të recitojë dhe do të këndojë lavdërime për Zotin (69:40-41). Ai do t’i mundë kundërshtarët e të Dërguarit Sqarues – përçarësit (15:90) dhe budallenjtë (2:118) – por do t’i dalin edhe dy kundërshtarë të tjerë – koprracët dhe hipokritët.

Gjatë kohës së tij, Stambolli (30:3), të cilin romakët e humbën në vitin 1453 (30:2), do të bëhet sërish evropian (30:3). Kjo do të jetë shenjë se Zoti së shpejti do t’i japë një shtysë ndihmuese të Dërguarit Forcues dhe të nënshtruarve që u organizuan me të (30:4-5), dhe miliona do ta ndjekin (81:20-21). Për shkak të suksesit të tij, shumë njerëz do ta etiketojnë nënshtrimin si “feja e Alhakut” (9:29, 48:28). Nga viti 2054 deri në 2110, do të ndodhin gjashtë vite krizash apo vuajtjesh globale (68:1, 27:1, 36:1, 2:1, 3:1, 29:1, 30:1, 31:1, 32:1, 38:1, 50:1), të ngjashme në madhësi me pandeminë COVID-19, por të një natyre tjetër. Por njëra nga krizat do të jetë dukshëm më e madhe, rreth viteve 2074-75 (30:1, 2:1, 3:1, 29:1, 31:1, 32:1). Mund të mësoni më shumë për këto në sqarimin me titull “Shpjegimi i inicialeve kuranore, parashikimi i së ardhmes”. Këto do të jenë mundësi të tjera për ta shumëfishuar shumë pasurinë tuaj.

 

Begati dhe ngadalësim

2110-2260

Pastaj, nga rreth viti 2110 deri rreth vitit 2270, të nënshtruarit do të jenë pa të dërguar njerëzor. Ata do të vazhdojnë të rriten dhe do të arrijnë dhjetë mijë xhami e më shumë. Brezat e mëvonshëm do të bëhen gradualisht gjithnjë e më të plogësht, derisa dallimi mes të nënshtruarve dhe jo të nënshtruarve do të jetë pothuajse i parëndësishëm. Deri në fund të kësaj periudhe, të nënshtruarit do të jenë rreth 52% të saktë dhe rreth 48% gabim, ndërsa pjesa tjetër e botës do të jetë rreth 52% gabim dhe rreth 48% e saktë. Edhe pesë vite të tjera krize globale do të ndodhin gjatë kësaj periudhe (26:1, 28:1, 7:1, 19:1, 42:2, 10:1, 11:1, 12:1, 14:1, 15:1).

 

20 vitet e fundit

2260–2280

Një person i guximshëm do t’i kritikojë publikisht arabët pse i refuzuan tre të dërguarit modernë – të Dërguarin e Besëlidhjes, të Dërguarin Sqarues dhe të Dërguarin Forcues – sepse gjithçka që kërkuan të dërguarit ishte ta adhuronin Zotin (36:20-25). Fjalimi i tij do të jetë si ai i Stefanit Martir (Veprat 7), por i drejtuar arabëve modernë në vend të hebrenjve të lashtë. Disa nga arabët udhëheqës do ta urrejnë. Ai do të bëhet martir dhe do të hyjë në Parajsë (36:26). Sa i bekuar është ai, Parajsa e të cilit është përmendur në Kuran dhe i është garantuar paraprakisht? (36:26). Arabë të tjerë fshehurazi do të pajtohen me atë që thotë ai. Edhe një krizë tjetër globale do të ndodhë (13:1), dhe pastaj do të afrohet koha për betejat përfundimtare.

 

I Dërguari i fundit – Mahdiu

(Përafërsisht 2270 – 2279)

Pastaj një person tjetër, pasardhës i profetit Muhamed, do të reformohet gjithashtu. Ai do t’i shikojë sqarimet e të Dërguarit Sqarues dhe do të mësojë prej tyre, përveç dijes së tij kuranore. Emri i tij do të jetë Ahmed (48:29). Ai do të jetë i Dërguari Udhëzues – Mahdiu (në arabisht). Le ta quajmë “Mahdiu”, për të mos e ngatërruar me profetin e fundit, profetin Muhamed, i cili kishte emër të ngjashëm. Mahdiu do të jetë i dërguari i fundit. Ai nuk do të ketë djem (13:38, 2:266), dhe deri në kohën kur bëhet i dërguar, nuk do të ketë baba. Ai do të bëhet i dërguar diku rreth vitit 2270. Ai do ta udhëzojë popullin e tij dhe të nënshtruarit drejt fitores (9:33). Ai do të zhvillojë tri beteja të rëndësishme, përveç përleshjeve të tjera:

  • E para do të jetë kundër arabëve. Ata nuk do ta lënë ta kryejë pelegrinazhin e Haxhit, por pas njëfarë rezistence, arabët do ta pranojnë (48:24). Së bashku me besimtarë të tjerë, ai do të marshojë me një flamur shumë të thjeshtë përpara tyre drejt Mekës në mënyrë paqësore (48:29), dhe ata do të hyjnë në Mekë duke qenë shumë të përulur (48:29). Zoti do t’i kursejë Mahdiun dhe ndjekësit e tij nga një luftë e madhe me arabët, sepse do të ketë arabë besimtarë të panjohur për të brenda Arabisë (48:25). Ai dhe grupi i tij, besimtarët e hershëm, do të hyjnë në Xhaminë e Shenjtë të sigurt. Ata do ta përfundojnë pelegrinazhin e tyre të Haxhit dhe do t’i rruajnë kokat (48:27). Pas kësaj, ai do të ketë fitore shumë të shpejta (48:28). Ai do ta udhëzojë popullin e tij drejt fesë së vërtetë, fesë së të dërguarit që i parapriu, Alhakut (48:28), fesë së Ibrahimit (6:161, 22:78), nënshtrimit (22:78).
  • Beteja e tij e dytë e madhe do të jetë së bashku me arabët kundër një ushtrie veriore (18:92, 18:99). Kjo do të jetë beteja vendimtare, e cila do ta sigurojë paqen dhe begatinë për një kohë të shkurtër. Besimtarët pararojë dhe shumë arabë do t’i japin besnikërinë e tyre, dhe do të pajtohen ta mbështesin (48:10). Zoti do ta miratojë besën e tyre (48:10), veçanërisht të atyre që ia dhanë besën Mahdiut nën pemë. Ata janë ndër më të mirët (48:18), sepse e bënë këtë në një kohë kur njerëzit e tjerë ende kishin dyshime për të. Ata që e mbajnë besën do të shpërblehen (48:10). Disa arabë do ta thyejnë besën, duke kërkuar arsyetime (48:11), por në realitet, brenda vetes, do të mendojnë se Mahdiu nuk ka asnjë shans për të fituar kundër ushtrive shumë më të mëdha (48:12). Megjithatë, ai me siguri do të fitojë, sepse Zoti e mbështet (48:12), dhe sapo armiqtë ta shohin se janë gati të humbin, nga paniku, do të binden se është ide e mirë strategjike të kthehen kundër shteteve të tyre dhe shtëpive të tyre, dhe të ikin (59:2). Besimtarët që do ta mbajnë besën e tyre dhe do të shkojnë deri në fund me luftimin e tyre do të marrin shumë përfitime materiale nga fitorja e tyre (48:15, 20). Mahdiu, i Dërguari Udhëzues, do ta bëjë nënshtrimin të mbizotërojë mbi të gjitha fetë e tjera (48:28, 61:9). Ai do të fluturojë brenda një nate nga Meka në Jerusalem (17:1). Për një kohë, do të ketë paqe dhe begati në mesin e besimtarëve (48:20, 21). Pra, kur të vijë triumfi nga Zoti, dhe fitorja (110:1). Njerëzit do ta pranojnë fenë e Zotit me shumicë (110:2). Ata do ta lartësojnë dhe do ta lavdërojnë Zotin e tyre, dhe do t’i luten Atij për falje (110:3). Ata do të punojnë drejtësi lirshëm dhe hapur (9:105). Do të ketë siguri në mesin e tyre, dhe furnizime të mira (8:26, 24:55). Ndërsa forcohen, kjo do t’i tërbojë mosbesimtarët (48:29), të cilët do të përgatiten t’i shkatërrojnë. Pra, tani besimtarët do të duhet të luftojnë një ushtri edhe më të madhe (48:16).
  • Beteja e tretë e madhe do të jetë kundër forcave të Antikrishtit (9:28-36).

Por para se të mësojmë çka do të ndodhë më pas, le ta përshkruajmë së pari botën gjatë atyre kohëve, që ta dini në çfarë rrethanash do të shpalosen ngjarjet. Gjatë atyre viteve:

  • Njerëzit do të jenë pothuajse të barabartë me njëri-tjetrin në moralitet (duke përfshirë Antikrishtin dhe Mahdiun).
  • Mesatarisht, nga çdo 12 njerëz, 1 do të jetë i nënshtruar, 3 do të jenë të pavendosur, dhe 8 nga mijëra grupe të tjera fetare më të vogla, dhe shumica e njerëzve do të vazhdojnë t’i ndërrojnë grupet para e prapa gjatë gjithë jetës së tyre, duke provuar pak nga kjo e pak nga ajo, por grupi më i madh i organizuar do të jenë të nënshtruarit.
  • Qeveritë do të jenë demokratike në teori, por komuniste në praktikë.
  • Argëtimi do të jetë lajme dhe lajmet do të jenë argëtim.
  • Politikanët do të aktrojnë, dhe aktorët do të jenë politikanë.
  • Prindërit nuk do të kenë autoritet mbi fëmijët e tyre.
  • Njerëzit ende do të jetojnë në tokë. Në kundërshtim me pritjet e tyre, nuk do të jetojnë në planetë të tjerë (7:25).
  • Njerëzit do të kenë më pak marrëdhënie intime se në çdo kohë tjetër në histori, por sa herë që i kanë, do të jenë publike, duke krijuar iluzionin se të gjithë po argëtohen, ndërsa do të argëtohen më pak se në çdo kohë tjetër në histori.
  • Gjërat private do të jenë publike, dhe gjërat publike do të jenë private.
  • Të gjithë pronarët do të jenë qiramarrës, dhe të gjithë qiramarrësit do të jenë pronarë.
  • Të gjithë njerëzit do të jenë në borxh, dhe të gjithë njerëzit do të kursejnë.
  • Ata që janë të martuar do ta shijojnë jetën njësoj si ata që nuk janë.
  • E gjithë pasuria e botës do t’u takojë disa njerëzve, e megjithatë ata nuk mund të bëjnë me të çka duan, sikur të mos ishte e tyre.
  • Të gjitha grupet, qofshin fetare, politike, kulturore, filozofike apo kombëtare, do të jenë rreth gjysmë të sakta. Do të jenë të sakta në atë që e përmendin, por ajo që nuk do ta përmendin do të jetë pikërisht gjysma tjetër që është e gabuar.
  • Fëmijët dhe të rriturit do të jenë të barabartë.
  • Dallimi mes ushqimit dhe ilaçit do të bëhet i paqartë.
  • Të gjitha sëmundjet do të kenë shërim, përveç ndoshta disa llojeve të kancerit. Njerëzit do të vdesin gjithsesi për shkak të pamundësive financiare dhe logjistike për t’i marrë ato shërime, dhe për shkak të aksidenteve.
  • Klonimi i njerëzve do të ekzistojë, pavarësisht nëse publiku do ta dijë apo jo.
  • Do të ketë më shumë se 1000 njerëz që do të pretendojnë se janë profetë, apo të dërguar, apo Mesia, apo Mahdiu, por asnjëri prej tyre nuk do ta arrijë dominimin. Vetëm Mahdiu i vërtetë do ta arrijë dominimin në anën e besimtarëve, dhe vetëm Antikrishti do ta arrijë dominimin në anën e mosbesimtarëve.

Meqë Antikrishti dhe Mahdiu do të jetojnë në të njëjtat kohë, duhet t’i dimë tri mënyrat për t’i dalluar:

  1. Mahdiu do ta bëjë Lutjen e Kontaktit saktësisht si i Dërguari Sqarues (Alban Fejza), saktësisht si Ibrahimi pa asnjë ndryshim, ndërsa Antikrishti nuk do të lutet si ne.
  2. Mahdiu do të jetë në gjendje ta çlirojë Mekën dhe të hyjë në të në mënyrë paqësore, ndërsa Antikrishti nuk do të jetë në gjendje ta pushtojë Mekën apo të hyjë në të.
  3. Mahdiu nuk do të pretendojë se bën mrekulli, ndërsa Antikrishti do të pretendojë se bën mrekulli, duke u përpjekur ta imitojë Krishtin.

 

Antikrishti

(Përafërsisht 2273 – 2280)

Një burrë i lindur rreth vitit 2240 do të shfaqet rreth vitit 2273 dhe do të pretendojë se është Mesia apo Krishti apo i Zgjedhuri, gjë që e bën atë Antikrisht. Ai do ta thotë këtë sepse kjo është ajo që mosbesimtarët, shumica e njerëzve, do të duan ta dëgjojnë. Ai nuk do të ketë ndonjë aftësi të jashtëzakonshme. Nuk do të jetë i ndryshëm nga çdo mosbesimtar tjetër i asaj kohe, përveç faktit që njerëzit ia kanë dhënë kontrollin teknologjik mbi gjërat, meqë do të jetë e pamundur ta menaxhosh një botë globale, përveç nëse ke një qendër të globalizuar. Ai do të pretendojë se Mahdiu është Antikrishti, por kjo deklaratë nuk mund të jetë e vërtetë, sepse Mahdiu kurrë nuk pretendon se është Krishti. Vetëm dikush që pretendon se është Mesia mund të jetë Anti-Mesia, Antikrisht. Antikrishti do të ketë shumë emra e tituj. Disa njerëz do ta quajnë Uzejr apo ndihmësi apo sekretari, ndërsa të tjerët do ta quajnë Mesia apo i zgjedhuri apo i përzgjedhuri (9:30). Ai do të pretendojë se prodhon mrekulli, por ato thjesht do të jenë truke të teknologjisë së përparuar, të mbështetura nga një ekip i madh ekspertësh të teknologjisë që punojnë në prapaskenë nga distanca. Për shembull, ai mund ta klonojë një qenie njerëzore fshehurazi (gjë që është e mundur), dhe pastaj ta vrasë personin origjinal në publik, pastaj ta nxjerrë klonin e fshehtë dhe të pretendojë se e ringjalli, apo gjëra të ngjashme. Kjo nuk është mrekulli. Është ironike që njerëzit do t’u besojnë mrekullive të rreme kur ka mundësi teknologjike për t’i falsifikuar, ndërsa nuk u besuan mrekullive të vërteta të lashta të Isait, kur ishte e pamundur të falsifikoheshin. Pra, kushtojini vëmendje kësaj: Të dërguarit e vërtetë nuk sjellin më mrekulli. Kjo bëhet e qartë në videot me titull “Nuk ka më mrekulli” dhe “A duhet të sjellin prova të dërguarit?”.

Mesia i rremë, Antikrishti, do të luftojë kundër Mahdiut (9:29). Ai do ta ndërtojë tempullin e paautorizuar në Jerusalem; ai do ta shkaktojë neveritjen që sjell shkretim (17:7), duke pretenduar se e ka ndërtuar “Tempullin e Tretë”. Ai do të pretendojë se epoka mesianike tashmë ka ardhur me ardhjen e tij dhe se ai do ta krijojë parajsën në tokë me bashkëpunimin e tyre, dhe prandaj njerëzit nuk duhet ta presin më fundin e botës, meqë tashmë ka ardhur me ardhjen e tij. Pastaj, shenjat e fundit do të përsëriten sërish në një mënyrë më të madhe e më themelore, si krijimi i një Roboti me Inteligjencë Artificiale plotësisht funksional (27:82), çarja e hënës (54:1-3), qielli që sjell tym (44:10), por të gjitha këto do të lihen mënjanë nga shpërqendrimet e asaj kohe, si kur je i shpërqendruar duke parë një film dhe nuk je i interesuar të dëgjosh se po bie shi jashtë, për shembull. Mund ta dish se po bie shi, por nuk të intereson. Je plotësisht i zhytur në film. Do të jetë njësoj atëherë. Njerëzit do të jenë plotësisht të zhytur në përvojat e tyre të realitetit virtual dhe do ta harrojnë se po ndodhin ngjarje të mëdha në jetën reale. Ata do t’i pranojnë shenjat, dhe pastaj disa minuta më vonë do të kthehen te lojërat e tyre virtuale dhe stilet e tyre virtuale të jetesës, duke mos e kuptuar rëndësinë e asaj që ndodhi në jetën reale. Dhe Antikrishti do të sigurohet që ata ta dëgjojnë atë që duan ta dëgjojnë, meqë do të ketë një mënyrë për ta matur atë që duan ta dëgjojnë. Të zhytur në stilet e tyre virtuale të jetesës, shumica e njerëzve do të dëshirojnë që Fundi i Botës të mos vijë, dhe ai do t’u thotë saktësisht atë që duan ta dëgjojnë, se vërtet nuk do të vijë. Pra, kur ta shpërfillin plotësisht mesazhin e Kuranit që u është dhënë, Zoti ua hap dyert e çdo gjëje, dhe toka shfrytëzohet plotësisht. Pastaj, pikërisht kur gëzohen me gjërat materiale dhe mendojnë se e kanë kontrollin, dhe nuk e presin më Fundin e Botës, atëherë Ora u vjen papritur (6:31, 7:187, 16:26, 26:202, 43:66, 47:18). Ata do të mbeten krejtësisht të shtangur (6:44). Nuk mund ta vonojnë as për një orë, as ta përshpejtojnë (10:49).

 

Fundi i Botës

2280

Pra, në vitin 2280 (2:1, 7:1, 10:1, 13:1, 19:1, 20:1, 26:1, 27:1, 36:1, 38:1, 40:1, 42:2, 50:1, 68:1), gjatë stinës së vjeshtës (81:4, 106:2), kur frutat piqen plotësisht dhe të korrat janë gati (10:24, 68:17, 3:117), të Premten në mbrëmje (34:30, 62:9), sipas orës së Mekës dhe Jerusalemit (81:1, 16:124, 36:49), atëherë ndodh, atëherë vjen Ora:

Briri do të fryhet (69:13).

Qielli do të çahet (82:1).

Koha do të përshpejtohet (73:17).

Yjet do të përplasen me njëri-tjetrin (81:2) dhe do të shkatërrohen (77:8).

Planetët do të shpërndahen (82:2).

Hëna do të errësohet, ndërsa bie drejt diellit (75:8).

Dielli dhe hëna do të përplasen me njëri-tjetrin (75:9).

Qielli do të dridhet fuqishëm (52:9).

Toka do të dridhet fuqishëm (22:2).

Kafshët e egra do të mblidhen nga frika (81:5).

Njerëzit do ta ndalin çfarëdo pune që po bëjnë (81:4), çfarëdo mosmarrëveshje që kanë (36:49).

Nuk do të kenë kohë as ta bëjnë testamentin (36:50).

Askush nuk do të shqetësohet për vëllain, apo nënën, apo babain, apo bashkëshortin, apo fëmijët e tij (80:34-38).

Nëna që ushqen me gji do ta braktisë foshnjën e saj, dhe gruaja shtatzënë do ta dështojë frytin e saj (22:2).

Një tërmet dhe erë e fuqishme do t’i rrafshojnë të gjitha ndërtesat (41:13, 7:78, 41:16).

Trupat e njerëzve do të hidhen andej-këndej si copa druri (41:13, 69:7), dhe do të shpërndahen si fluturat e shpërndara (101:4).

Varret do të përmbysen (82:4).

Vullkanet do të shpërthejnë (99:2).

Toka do të dridhet fuqishëm (56:4).

Malet do të rrëshqasin, do të thërrmohen në pluhur, do të rrafshohen dhe do të fshihen sikur të mos kishin ekzistuar kurrë më parë (52:10, 56:5-6, 69:14, 73:14, 77:10, 18:47).

Pjesët e ulëta të tokës do të ngrihen dhe pjesët e larta do të ulen (56:3, 20:105-107),

dhe oqeanet do të vërshojnë dhe do të avullojnë (81:6, 82:3).

Gjithçka që do të mbetet në fund të kësaj do të jetë një tokë e zbrazët, e rrafshët dhe shterpë (84:3-5, 89:21, 10:24, 18:8).

Dhe një qiell i hapur (69:16, 77:9, 84:1-2).

Pjesa tjetër e masës së këtij universi, me të gjithë yjet dhe planetët, do të ngjeshet së bashku, nën gravitet, e shtrydhur në një masë universale, duke ndezur reaksione bërthamore, dhe ky do të jetë Ferri (89:23, 29:54, 29:55).

Qielli do të jetë i hapur (69:16, 77:9, 84:1-2).

Engjëjt do të zbresin me shumicë (25:25), rresht pas rreshti, dhe gjithashtu Shpirti (2:210, 89:22, 78:38).

Tetë prej tyre do ta mbajnë mbi ta fronin e Zotit tonë (69:17).

Zoti ynë do të vijë në re të dendura (2:210, 89:22).

Toka do të shkëlqejë me dritën e Tij (39:69).

E gjithë sovraniteti atë ditë do t’i takojë të Gjithëmëshirshmit (25:26).

 

Mosmarrëveshja e fundit qiellore

Deri në fund të kësaj, çdo krijesë do të jetë pa vetëdije. Edhe njerëzit që janë në Qiell do të bien pa vetëdije (39:68), përveç disave prej tyre që do të shërbejnë si dëshmitarë (19:57, 37:129). Pastaj, Zoti do t’u thotë engjëjve dhe Dreqit: “A nuk ju thashë se Unë e di atë që ju nuk e dini? E dija se askush përveç Meje nuk mund të jetë Zot i qiejve dhe i tokës”. Dreqi u përpoq t’i sundonte qeniet njerëzore, por i patë rezultatet e tij: Një botë plot varfëri, vuajtje, depresion, sëmundje dhe vdekje. Pastaj Dreqi do të thotë: “Nuk ishte faji im. Është e pamundur ta sundosh një mbretëri ku qytetarët janë krijesa të bëra prej balte, një material i ulët. Ti i kishe krijuar qeniet njerëzore nga materiali i gabuar, nga balta.” Zoti do të thotë: “Përkundrazi, është e mundur. Ishe vetëm ti dhe mosbesimtarët që e shkatërruat. O ju engjëj, lidheni me zinxhirë.” Dreqi do të lidhet me zinxhirë, por ende do të jetë në gjendje ta shikojë demonstrimin e Zotit. Zoti do të thotë: “Më lejoni t’ju tregoj si bëhet me të njëjtin lloj materialesh.” Zoti do ta zbresë në tokë një qytet gjigant për të gjithë besimtarët, me një mur përreth për t’i mbajtur besimtarët të sigurt nga mosbesimtarët kur të ringjallen.

 

Qyteti i Besimtarëve

Qyteti më i bukur që kemi parë ndonjëherë do të zbresë në tokë. Quhet qyteti i besimtarëve (95:3). Vendi ku Ibrahimi ngrihet duke u ringjallur (3:97), shtëpia e jetës (52:4), sepse kushdo që hyn në të nuk do të vdesë kurrë. Një dhuratë për njerëzit (3:96). Kushdo që hyn në të do ta arrijë sigurinë e plotë dhe besimin e plotë (3:97). Emri i qytetit është Beka (3:96). Do të ketë formë katrore, rreth 2300 km gjatësi dhe gjerësi (Zbulesa 21:16). Rreth një muaj largësi në këmbë nga Jerusalemi në të katër drejtimet (34:12). Pra, nga Kosova deri në Detin Kaspik, dhe nga Jugu i Libisë deri në Arabi. Prandaj çdo i dërguar i përmendur në Kuran erdhi nga ai rajon. Njëri nga muret e tij kalon pranë murit të Gogut dhe Magogut. Muri tjetër kalon nëpër vendin ku Ademi u dëbua nga kopshti i Edenit, dhe muri tjetër kalon pranë Qabes. Do të ketë pallate të përgatitura për besimtarët në atë qytet, dhe do të ketë lumenj të pastër pranë tyre, dhe përrenj poshtë tyre. Mesi i Qytetit do të jetë aty ku është Jerusalemi sot. Aty do të ketë një vend lutjeje. Kurani e quan “vendi më i largët i sexhdes” (17:1), sepse do të jetë ndërtesa më e largët në të ardhmen që njerëzit do ta përdorin si ndërtesë fetare. I gjithë qyteti do të ketë vetëm një ndërtesë fetare. Të gjitha ndërtesat e tjera fetare ishin shkatërruar tashmë kur u rrafshua toka, dhe nuk do të ketë ndërtesa fetare pas saj, sepse sapo të shkojmë në Parajsë, nuk do të na duhen ndërtesa fetare atje. Pra, kjo do të jetë ndërtesa e fundit fetare, apo ndërtesa fetare më e largët në të ardhmen. Pra, ndërtesa e parë fetare në planetin tokë është Qabja, dhe ndërtesa e fundit fetare në planetin tokë do të jetë Xhamia në Jerusalem, e cila do t’i kushtohet vetëm Zotit, jo shenjtorëve, jo udhëheqësve fetarë, jo profetëve, jo Isait, jo Engjëjve – Vetëm Zotit.

 

Ringjallja e dëshmitarëve

Pastaj Zoti do të dërgojë shi në tokë (43:11, 7:57, 35:9), për një periudhë të ngjashme me 40 vjet, dhe kopshte të bukura me fruta do të rriten brenda qytetit. Toka do të bëhet baltë (38:76). Do të çahet dhe do të formohet në baltë me formë njeriu (6:95, 7:25, 22:66, 50:44). Gradualisht do të thahet dhe do të bëhet kocka dhe mish (75:3), derisa trupat do të duken si kur ishim adoleshentë (18:10-21, 75:4), por pa asnjë të metë. (36:51, 2:28). Pastaj mjafton vetëm një fryrje, dhe do të ribashkohemi me trupat tanë (81:7), dhe do të kthehemi në jetë (36:53, 2:28, 37:19, 83:4). Do të bëhet një thirrje (54:6, 50:41), dhe do të ngrihemi (50:42, 79:14).

Do të ringjallemi nga personi më i drejtë deri te personi më pak i drejtë. Isai u ringjall dhe u ngrit lart tashmë në këtë jetë (3:55), por nga njerëzit e paringjallur:

  • Zoti do ta ringjallë Ibrahimin të parin (6:161, 2:124). Kjo është edhe për t’iu përgjigjur lutjes së tij kur i kërkoi Zotit t’i tregonte si i ringjall të vdekurit (2:260). Kjo do t’i lejojë ta shohë si ringjallen njerëzit e tjerë dhe të dëshmojë për këtë. Pastaj Zoti do ta ringjallë Musain (20:41, 4:164), Muhamedin (3:68), Nuhun (33:7) dhe pjesën tjetër të profetëve.
  • Pastaj, do të ringjallen ata që ishin të dërguar, duke përfshirë shtatëdhjetë dishepujt e Musait (7:155), njëmbëdhjetë dishepujt e Isait (5:111, 5:112, 61:14), dhe disa të dërguar të dërguar në qytete të lashta (10:47, 4:164).
  • Pastaj, do të ringjallen ata që ishin shenjtorë, por jo të dërguar, duke përfshirë Merjemen (5:75), Shtatë të Fjeturit e Shpellës (18:14), nënën e Musait (28:7), motrën e Musait (28:11), gruan e Faraonit (66:11), gruan e Ibrahimit (11:71), Ebu Bekrin (9:40), Aliun (33:33), Zejdin (33:37), dhe këdo që ia kushtoi jetën e tij Zotit.
  • Pastaj, do të ringjallen ata që ishin të dërguar, por jo shenjtorë, duke përfshirë Alban Fejzën (44:13), dy të dërguarit pas Alban Fejzës (69:40, 48:28), dhe disa të dërguar të dërguar në qytete të lashta (10:47, 4:164).
  • Pastaj, martirët (57:19), duke përfshirë Abelin (5:28), Stefanin martir (36:20), martirin që i paraprin Mahdiut (36:20), dhe këdo që vritet pse e thotë të vërtetën (57:19).

Ky grup njerëzish – profetët, të dërguarit, shenjtorët dhe martirët – quhet “dëshmitarët” (40:51, 4:41), sepse janë të gatshëm ta japin jetën e tyre për t’i mbetur besnikë fjalës së Zotit. Fjala e tyre është e besueshme. Ajo që thonë në Ditën e Gjykimit do të qëndrojë e vërtetë, dhe Zoti do t’i lërë të shërbejnë si dëshmitarë. Ata do të ringjallen brenda mureve të qytetit. Do të ketë 144.000 dëshmitarë (Zbulesa 14:3-5), dhe 24 prej tyre do të jenë profetë (4:4). Qyteti do të ketë 12 porta. Dy profetë për secilën portë, njëri për derën e majtë dhe tjetri për derën e djathtë. Zoti do t’i pyesë të dërguarit: “Si qe përgjigjja ndaj jush?” Të dërguarit do të thonë: “Ne nuk kemi dije. Ti je Njohësi i të gjitha fshehtësive.” (5:109).

Pastaj do të ringjallen të sinqertët. Kushdo që u shpëtua përmes fjalës së Zotit do të ringjallet – 9% e të gjithë njerëzve nga të gjitha brezat, por vetëm nga grupi që e pranoi fjalën e Zotit. Ata do të përbëhen vetëm nga njerëz prej feve që rrodhën nga fjala origjinale e Zotit. Këto fe janë:

  • Islami/Nënshtrimi (49:17),
  • Krishterimi (2:62),
  • Judaizmi (2:62),
  • Zoroastrizmi (22:17), dhe
  • Të Frikshmit ndaj Zotit (Sabientë) (2:62).

Këto pesë fe janë të vetmet fe të përmendura në Kuran. Besimtarët nga këto pesë fe janë pesë virgjëreshat e mençura të përmendura nga Isai në Mateu 25, ndërsa mosbesimtarët nga këto pesë fe të njëjta janë pesë virgjëreshat e marra. Vetëm besimtarët që vijnë nga këto pesë fe besojnë në ardhjen e Mesisë në të ardhmen, dhe prandaj ata janë të vetmit njerëz që e meritojnë ta përjetojnë Epokën Mesianike. Por vetëm të sinqertët nga këto pesë fe, vetëm një pakicë e vogël nga secila prej këtyre pesë feve. Pra, atë ditë, njerëzit nuk do të shpëtohen nga feja e tyre, por nga sinqeriteti i tyre (5:119). Të gjithë të sinqertët do t’i nënshtrohen Zotit atë ditë, dhe prandaj e vetmja fe e pranueshme e tyre do të jetë Nënshtrimi (3:19). Personi që e quante veten “i krishterë” nuk do ta quajë më veten “i krishterë”. Ai nuk do të shpëtohet pse ishte i krishterë. Ai do të shpëtohet pse ishte i nënshtruar, pa e ditur. Ai do ta refuzojë idenë se krishterimi e shpëtoi. Ai do të nënshtrohet dhe do ta quajë veten “i nënshtruar”. Atëherë të gjithë do të jenë të nënshtruar (20:111). Të gjithë do t’i nënshtrohemi Zotit. Nënshtrimi është e vetmja fe e pranueshme për Zotin (3:19). Pra, të sinqertët do të ringjallen si të nënshtruar. Ata do të ringjallen në 12 grupe jashtë 12 portave të qytetit. Grupi më i madh prej tyre do të jenë të gjithë besimtarët që jetuan pas profetit Muhamed, duke përfshirë brezat tanë të besimtarëve – miliarda besimtarë. Ata do të ringjallen aty ku është sot fusha e Arafatit. Ata do të vishen me rroba të bardha, të ngjashme me rrobat e pelegrinazhit të sotme, por të bëra prej drite. Pastaj ata do të ecin nëpër vendin e shenjtë të Muzdelifes, duke kënduar: “Ja ku jam, o Zot, ja ku jam. Ti nuk ke ortakë. Vetëm Ty të takon i gjithë lavdërimi, e gjithë lavdia dhe e gjithë mbretëria. Ti nuk ke ortakë.” Ata do të arrijnë te porta e qytetit me shumicë, ndërsa dëshmitarët do të jenë brenda qytetit duke u përgatitur për lutje.

Pastaj të gjithë do ta shohim Isain duke zbritur nga qielli. Ai do të zbresë pranë qendrës së qytetit. Shpirti i Shenjtë do të zbresë gjithashtu. Ai do t’ua japë çelësat e secilës nga 12 portat 24 profetëve, duke përfshirë Isain.

Megjithatë, meqë Isai do të ketë edhe një rol specifik si Mesia, ai do t’ia kalojë çelësin e tij dishepullit të tij më të vjetër, Pjetrit, që ai ta hapë njërën nga portat në emër të tij. Pjetri dhe Elija do ta hapin njërën nga portat, Musai dhe Haruni një tjetër, Davudi dhe Sulejmani një tjetër, e kështu me radhë, dhe porta e fundit do të hapet nga Ibrahimi dhe Muhamedi. Kjo portë do të jetë aty ku është sot porta e Qabes. Më shumë njerëz do të hyjnë nga kjo portë se nga çdo portë tjetër. Do t’i përfshijë të gjithë besimtarët që jetuan pas profetit Muhamed. Prandaj Zoti e ndryshoi drejtimin e lutjes nga Jerusalemi në Mekë (2:142), sepse atë ditë, askush nga brezi ynë nuk mund të shkojë në Jerusalem, përveçse përmes Mekës. Ajo do të jetë porta e vetme e hapur për brezin tonë.

Do të jetë një festë, duke e lavdëruar Zotin për fitoren (40:51, 47:35). Pra, kur të vijë triumfi nga Zoti, dhe fitorja (110:1). Do t’i shohim njerëzit duke hyrë në qytetin e Zotit me shumicë (110:2). Do ta lartësojmë dhe do ta lavdërojmë Zotin tonë dhe do t’i kërkojmë Atij falje (110:3).

 

Epoka Mesianike

Zoti do të na mbikëqyrë nga Froni qiellor, dhe do ta shohim dritën e Zotit duke shkëlqyer mbi ne nga qielli, por meqë Ai e ka krijuar Tokën për ne dhe për Dreqin (32:5), Ai nuk do të zbresë në Tokë. Ai i mban qiejt dhe tokën brenda dorës së Tij të djathtë (39:67). Zoti do të thotë: “Sot, ju bëj mbretër dhe mbretëresha në tokë, dhe e zgjedh fenë tuaj të jetë nënshtrimi ndaj Meje (24:55, 21:105). Do t’jua zëvendësoj frikën me paqe dhe siguri (24:55).” Gjithçka do të na sigurohet, dhe do të kemi një detyrë dhe vetëm një detyrë – ta adhurojmë Zotin (51:56).

Për qëllime efikasiteti, do të organizohemi për ta adhuruar Zotin, që të mos pengojmë njëri-tjetrin. Për këtë arsye, të gjitha grupet e brezave dhe vendeve të ndryshme i zgjedhin ndërmjetësuesit e tyre në tokë (19:87), për t’i përfaqësuar në nivelet më të larta të qeverisjes. Secili person do ta zgjedhë dikë përmes të cilit ishte udhëzuar. Për shembull, nëse dikush u udhëzua sepse ju ia ndatë këtë video, ai do t’ju zgjedhë juve si ndërmjetësuesin e tij. Pastaj ju do ta zgjidhni folësin në video, Albanin. Albani do ta zgjedhë Rashadin. Rashadi do ta zgjedhë Muhamedin. Muhamedi do ta zgjedhë Ibrahimin. Ibrahimi do ta zgjedhë Nuhun, nga respekti, dhe Nuhu do ta zgjedhë Ademin nga respekti. Ademi do të thotë: “Nuk e meritoj nderin. Unë ju nxora nga parajsa që në fillim, por nuk kam paraardhës për të zgjedhur, dhe të gjithë pasardhësit e mi besimtarë përfundimisht më kanë zgjedhur mua. A ka ndonjë këtu që nuk është pasardhësi im?” Njerëzit do të thonë: “Është Isai. Vetëm ti dhe ai nuk patët baba.” Ademi do të thotë: “Atëherë e zgjedh Isain.” Njerëzit do të thonë: “Mes Ademit dhe Isait, e zgjedhim Isain, fjalën e Zotit. Tani e kuptojmë. Ai është i zgjedhuri. Ai është Mesia. Epoka mesianike ka ardhur.” Isai do të thotë: “E zgjedh Zotin. Ia kushtoj këtë mbretëri Atij.” “Zoti ynë që je në qiell. Lavdi Ty. Mbretëria Jote ka ardhur. Vullneti Yt është bërë, në tokë siç është në qiell. Na e jep sot bukën tonë të përjetshme. Dhe na i fal shkeljet tona, dhe tani ua kemi falur atyre që na shkelën. Dhe mos na vër më në sprovë.” Për një periudhë të barabartë me një mijë vjet (32:5, 7:14), askush nuk do të sëmuret apo të vdesë kurrë, këtu në këtë Tokë, në tokën e rrafshuar e të përtërirë, por ende nga i njëjti material si kjo tokë:

  • Në vend të ligjeve, do të ketë dashuri (3:93).
  • Në vend të vajtimit, do të ketë ngushëllim (35:34).
  • Në vend të varfërisë, do të ketë pasuri të bollshme (93:5).
  • Në vend të urisë, do të jemi të ngopur (20:118).
  • Në vend që të poshtërohemi, do të nderohemi (4:31).
  • Në vend të konkurrencës, bashkëpunim (37:25).
  • Në vend të vetmisë, miqësi (15:47).
  • Në vend të punës, gëzim (6:127).
  • Në vend të diellit, drita e Zotit (76:13, 39:69).
  • Në vend të deteve të kripura, lumenj dhe përrenj të pastër (81:6, 7:43).
  • Në vend të llogaritjes, çmuarje (70:18, 35:34).
  • Në vend të frikës, siguri absolute (20:112, 6:82).
  • Në vend të ankesave, lavdërim i Zotit (23:64, 37:182).
  • Në vend të kapitalizmit, komunizëm vullnetar (38:24-25).
  • Në vend të demokracisë, teokraci vullnetare (5:50, 19:73). (Sigurisht, komunizmi dhe teokracia funksionojnë vetëm për një brez, sepse e injorojnë nevojën për rritje për brezin e ardhshëm, por atëherë do të jemi vetëm një brez – pa lindje – kështu që do të jetë në rregull).
  • Në vend të lindjes, vëllazëri (77:38, 15:47).
  • Në vend të doktrinës, e vërteta.
  • Në vend të luftimit, fitore (2:5).
  • Në vend të grindjeve, pajtim.
  • Në vend të të dërguarve, dëshmitarë.
  • Në vend të profetëve, zëri i Zotit.
  • Në vend të xhindëve, engjëj (13:23).
  • Në vend të Dreqit, Mesia (7:14-15, 4:172).
  • Në vend të idhujve, Zoti (28:74).
  • Askush në vend të Zotit (3:62).

Pastaj, Zoti do t’i thotë Dreqit: “Kështu e drejtojmë një mbretëri me të njëjtat materiale. Pra, nuk ishte faji i materialit. Ishte faji yt, dhe faji i njerëzve të këqij.”

 

Gogu dhe Magogu

Ndërkohë, Zoti do t’i ringjallë Gogun dhe Magogun dhe kafshët jashtë qytetit të sigurt (21:95:96). Më pak të këqijtë ndër jobesimtarët janë Gogu dhe Magogu dhe kafshët. Gogu dhe Magogu janë neandertalët dhe denisovanët – rreth 200 milionë prej tyre (rreth 13.000 breza me nga 15.000 njerëz), shumica prej tyre nga ata që jetuan para Ademit. Pra, do të ringjallen rreth 200 milionë qenie me formë njeriu që nuk janë pasardhës të Ademit. Neandertalët ishin qenie me formë njeriu me prirje agresive (18:93), por nuk ishin pasardhës të Ademit, dhe prandaj ishin të paaftë për të folur abstrakt (18:93, 2:33, 2:37). Për shkak të paaftësisë së tyre për të folur abstrakt (18:93, 2:33, 2:37), ata janë të paaftë të jenë jashtëzakonisht të këqij, ngjashëm me kafshët, të cilat janë të paafta të jenë të këqija apo të mira, edhe pse mund të jenë agresive apo miqësore. Ata nuk do të gjykohen, sepse kufizimet e tyre gjuhësore e bënë të pamundur që ta kuptonin paralajmërimet dhe të pranonin të dërguar. Nuk mund t’i fajësosh njerëzit memecë pse nuk i kuptojnë paralajmërimet (33:72). Neandertalët dhe denisovanët ishin aq memecë sa nuk dinin ta ndërtonin një shkallë të thjeshtë për t’u ngjitur mbi një pengesë të thjeshtë, apo thjesht t’i anashkalonin malet, apo ta përdornin zjarrin për të shkrirë vrima në pengesë (18:97). Ata nuk janë gjallë sot. Ata u zhdukën. Kur të ringjallen, nuk do ta dinë çka u ndodhi. Ata nuk e kuptojnë konceptin e ringjalljes, ashtu si kafshët.

 

Ringjallja e mosbesimtarëve

Pastaj, briri do të fryhet për herë të dytë (36:51, 39:68, 78:18, 18:99, 20:102), gjë që simbolizon se diçka e tmerrshme është gati t’u ndodhë pasardhësve mosbesimtarë të Ademit (21:96).

Pra, pasardhësit e këqij të Ademit, të cilët e kanë aftësinë për të folur abstrakt, dhe prandaj nuk kanë arsyetime për mosbesim (75:15, 4:165), do të ringjallen. Shpirtrat e tyre do t’u kthehen trupave të tyre (81:7). Ata do të ekspozohen plotësisht (40:16).

Për ta mbuluar lakuriqësinë e tyre, do t’u vihen mbi trupa rroba prej katrani (14:50). Ata do të poshtërohen (68:43) dhe do të turpërohen (70:44). Ata do të thonë: “Mjerë ne. Kush na ringjalli nga vdekja jonë? Jemi rikrijuar nga varri! Si ndodhi kjo pasi ishim kthyer në kocka të kalbura? Kjo është ajo që e kishte premtuar i Gjithëmëshirshmi. Të dërguarit kishin të drejtë. Kjo është Dita e Gjykimit. Kjo është ditë e vështirë.” (36:52, 79:10-11, 37:20, 54:8). Fytyrat e tyre do të shikojnë lart, sytë e tyre nuk do të pulitin as edhe një herë, dhe mendjet e tyre do të jenë të tmerruara (14:43). Nuk do të ekzistojnë lidhje mes tyre, dhe nuk do të shqetësohen për njëri-tjetrin (23:101). Duke pëshpëritur mes vete, do të thonë: “Nuk keni jetuar në jetën e mëparshme më shumë se dhjetë ditë!” (20:103). Më i sakti prej tyre do të thotë: “Nuk qëndruat më shumë se një ditë” (20:104). Ata do të jenë të verbër (17:72, 20:124-127). Ata nuk e meritojnë ta shohin Zotin. Drita e Tij gjithsesi do t’i verbonte. Nuk do të shihnin asgjë. Ata nuk shohin (17:97). Do t’u kërkohet të bien në sexhde, por nuk do të jenë në gjendje (68:42), sepse do të jenë të lidhur me pranga (14:49), të nxitur nga një nxitës (50:21), dhe me një dëshmitar pranë (50:21). Pastaj, shikimi i tyre do të rikthehet, sapo të çohen në zonën e tyre të gjykimit, që t’u tregohen veprat e tyre (50:22).

Për të bërë vend për gjykimin e njerëzve, kafshët dhe Gogu e Magogu që kanë mbijetuar deri atëherë do të përzihen në anën tjetër të tokës (21:96), drejt Oqeanit Paqësor, i cili atëherë do të jetë tokë e rrafshët. Gjatë rrugës, ata do t’i shkelin mosbesimtarët, të cilët janë të lidhur me zinxhirë. Ata që mbeten nga Gogu dhe Magogu do të shkatërrohen nga një virus i thjeshtë, ashtu siç u shkatërruan herën e parë, dhe kafshët gjithashtu do të vdesin. Trupat e tyre nuk u krijuan për të mbijetuar përgjithmonë. Ata do të paguajnë për sjelljen e tyre shtazore, dhe kaq për ta. Mund të mësoni më shumë për fatin e shpirtrave të tyre në sqarimin me titull “Kafshët sipas Kuranit”, por këtu le të vazhdojmë me fatin e bijve të Ademit.

 

Thirrja

Do të bëhet një thirrje për mbledhje, dhe të gjithë do ta ndjekin thirrësin dhe do të thirren para Zotit (20:108, 11:103, 34:24, 77:38). Çdo bashkësi do të gjunjëzohet (45:28). Disa nga ata që nuk u besuan dëshmive të Zotit do të thirren me forcë (27:83). Kur të arrijnë, Ai do të thotë: “Ju i refuzuat shpalljet e Mia, para se të fitonit dije për to. A nuk është kjo ajo që bëtë?” (27:84). Ata nuk do të thonë asgjë (27:85).

Asnjë shpirt nuk do ta shqiptojë as edhe një fjalë, përveçse në përputhje me vullnetin e Tij (11:105, 77:35-36, 78:38). Dëshmitarët do të thirren gjithashtu dhe do të sillen (39:69, 40:51), duke përfshirë engjëjt, profetët, shenjtorët, të dërguarit dhe martirët (77:11). Engjëjt do t’i paraqesin regjistrimet e tyre. Profetët do të pyeten nëse i dorëzuan librat e tyre. Të dërguarit do të pyeten nëse i paralajmëruan mosbesimtarët për këtë ditë, dhe secili i dërguar do të shërbejë si dëshmitar kundër brezit të tij të mosbesimtarëve (4:41, 16:84, 16:89). Martirët do të pyeten për çfarë krimi u vranë (81:9).

Dy libra do të jenë aty. Njëri prej tyre do të vendoset në një vend të lartë, që të gjithë ta shohin, por askush të mos mund ta arrijë dhe ta ndryshojë. Quhet Il-lijjun (83:18, 83:21), Libri i Lartë, dhe do t’i ketë të gdhendur në të emrat e përjetshëm të njerëzve të drejtë (83:20). Të drejtët do të rreshtohen si në një ceremoni diplomimi, dhe emrat e tyre do të thirren nga libri një nga një (18:48, 19:95). Kur thirret njëri prej tyre, i jepet regjistri i tij në dorën e djathtë (69:19, 84:7, 17:71), dhe ai do të kthehet te njerëzit e tij i gëzuar (84:9), dhe do të thotë: “Ejani lexojeni regjistrin tim. Unë besova se do të jepja llogari” (69:20).

Libri tjetër do të jetë poshtë në tokë, por brenda një kutie të pathyeshme, që mosbesimtarët të mos mund t’i fshijnë emrat e tyre prej andej, dhe kutia do të jetë transparente, që ta lexosh librin nga jashtë. Quhet Sixhxhin (83:7), libri në kuti. Emrat e përjetshëm të mosbesimtarëve janë të gdhendur në të. Të këqijtë do të rreshtohen si robër lufte, dhe emrat e tyre do të thirren nga libri një nga një (18:48). Regjistri i tyre do t’u jepet në dorën e majtë (69:25, 81:10), dhe ata do të thonë: “Oh, sikur të mos e kisha marrë kurrë regjistrin tim. Sikur të mos e kisha ditur kurrë llogarinë time. Sikur vdekja ime të kishte qenë e përjetshme. Sikur të isha pluhur” (69:25-27, 78:40, 4:42). Sapo të fundit, më të këqijtë, ta shohin se çka po ndodh me njerëzit para tyre, do të panikosen, dhe do të tërhiqen me forcë para dhënësit të regjistrit (27:83), ndërsa përpiqen ta kthejnë fytyrën nga ai, dhe ai do t’ua japë regjistrin gjithsesi nga prapa shpinës (84:10).

Ata do ta shohin të regjistruar çdo gjë që bënë në këtë jetë, çdo gjë që bënë për ta përparuar veten, dhe çdo gjë që bënë për ta kthyer veten prapa (75:13). Ata do të thonë: “Mjerë ne. Si është e mundur që ky libër nuk lë asgjë, të vogël apo të madhe, pa e numëruar?” (18:49). Zoti do t’i pyesë: “A nuk është kjo e vërteta?”. Ata do të thonë: “Po, pasha Zotin tonë.” Ai do të thotë: “Atëherë, do ta shijoni ndëshkimin për shkak të mosbesimit tuaj (6:30).” Asnjë arsyetim nuk do të pranohet (75:15, 40:52).

Ata do të pyeten: “A nuk ju erdhën të dërguar nga mesi juaj, të cilët jua rrëfyen shpalljet e Mia dhe ju paralajmëruan për takimin e kësaj dite? (6:130) Si iu përgjigjët të dërguarve? (28:65)” Ata do të thonë: “Dëshmojmë kundër vetes se ishim mosbesimtarë” (6:130). Ata do të jenë aq të shtangur nga faktet; do të mbeten pa fjalë (28:66).

Zoti do të thotë: “O Isa, bir i Merjemes, a u the ti njerëzve: ‘Më bëni mua dhe nënën time idhuj përveç Zotit’?” Ai do të thotë: “Qofsh i lavdëruar. Unë nuk mund të thosha atë që nuk ishte e drejtë. Po ta kisha thënë, Ti tashmë do ta kishe ditur. Ti i di mendimet e mia, dhe unë nuk i di mendimet e Tua. Ti i di të gjitha fshehtësitë (5:116). Unë u thashë atyre vetëm atë që më urdhërove ta thoja: ‘Ta adhuroni Zotin, Zotin tim dhe Zotin tuaj.’ Unë isha dëshmitar mes tyre për aq kohë sa jetova me ta. Kur më ngrite, Ti u bëre Mbikëqyrësi mbi ta. Ti je dëshmitar i të gjitha gjërave (5:117). Nëse i ndëshkon, ata janë të Tutë. Nëse i fal, Ti je i Gjithëfuqishmi, më i Urti.” (5:118). Zoti do të shpallë: “Kjo është ditë kur të sinqertët do të shpëtohen nga sinqeriteti i tyre.” (5:119).

 

Gjykimi

Peshoret e sakta do të vendosen. Bekimet materiale në njërën anë dhe drejtësia në anën tjetër. Le të fillojmë me bekimet materiale së pari:

Pas kësaj matjeje, a e dini sa prej nesh do të shpëtohen? Askush. Pastaj Zoti do të thotë: “Unë jam i Mëshirshmi (6:12). Askush nuk shpëtohet përveçse përmes mëshirës Sime. Nga mëshira Ime, bëjini veprat e mira të secilit dhjetë herë më të rënda” (6:160). Atëherë rreth 1% e njerëzve do të shpëtohen. Pastaj Zoti do të thotë: “Unë jam i Mëshirshmi (6:12). Kushdo që u besoi të gjitha shkrimeve të Mia, duke përfshirë Kuranin, dyfishojuni peshën” (28:52-54). Atëherë rreth 4% e njerëzve do të shpëtohen. Pastaj Zoti do të thotë: “Unë jam i Mëshirshmi (6:12). Kushdo që u besoi të dërguarve të Mi kur ua dërgova, dyfishojuni peshën sërish” (57:28). 9,1% e njerëzve do të shpëtohen. Pastaj, Zoti do të thotë: “Parajsën e kam rezervuar për ju. Sa për njerëzit e tjerë, ata janë humbësit.”

Pra, ata, peshat e të cilëve janë më të rënda se përfitimet që i shijuan, do të jenë fitimtarë dhe do të jenë të lumtur (7:8, 21:47, 23:102, 20:112, 101:6-7). Sa për ata, peshat e të cilëve janë më të lehta se përfitimet që i shijuan, ata do të jenë humbësit dhe do të ndihen të mjerë (7:9, 23:103, 20:111, 101:8-11).

Secili do të paguhet saktësisht për atë që bëmë. Asnjë padrejtësi (36:54, 18:49, 40:17, 43:76). Asnjë shpirt nuk do t’i bartë mëkatet e ndonjë shpirti tjetër (39:7). Zoti do të jetë Zoti absolut dhe i drejtpërdrejtë (1:4, 22:56). Ai do të jetë gjykatësi përfundimtar (22:56). Ndërmjetësimi do të jetë i kotë, përveç atyre që i lejon i Gjithëmëshirshmi, dhe fjalët e të cilëve përputhen me vullnetin e Tij (20:109, 19:87). Paratë e tyre dhe fëmijët e tyre nuk mund t’i ndihmojnë (26:88), dhe miqtë e tyre nuk mund t’i ndihmojnë (44:41).

Dhe djalli do të thotë, pasi të jetë shpallur gjykimi: “Zoti ju premtoi premtimin e vërtetë, dhe unë ju premtova, por e theva premtimin tim. Unë nuk kisha pushtet mbi ju; thjesht ju ftova, dhe ju e pranuat ftesën time. Prandaj, mos më fajësoni mua, por fajësoni vetëm veten. Ankimi im nuk mund t’ju ndihmojë, as ankimi juaj nuk mund të më ndihmojë mua. Unë e kam mohuar idhujtarinë tuaj ndaj meje.”

Për ta dëshmuar se peshoret ishin të sakta, Zoti do t’i lërë edhe njerëzit t’i barazojnë llogaritë mes njëri-tjetrit.

 

Barazimi i llogarive

Atë ditë, do të jetë një mjek i njohur që shpëtoi qindra jetë, krijoi organizata bamirëse, kishte një familje të mirë, nuk shkaktoi asnjë problem, asnjë dosje penale në polici, çdo gjë ashtu siç pritej prej tij. Atij do t’i tregohet regjistri i tij, dhe do të ketë shumë vepra të mira. Pastaj, kolegu i tij do t’i vijë dhe do t’i thotë: “A të kujtohet si pastroja pas operacioneve të tua? I dua ato merita prapa. Secili për vete.” Disa vepra të mira do të nxirren nga llogaria e tij dhe do të vendosen në llogarinë e kolegut të tij. Pastaj do të vijë shoku i tij i shkollës së mesme: “A të kujtohet si të ndihmova të përgatitesh për atë provim? Ma kthe atë meritë. Secili për vete”. Pastaj do të vijë gruaja e tij: “A të kujtohet, si sa herë që sëmureshin fëmijët tanë, gjithmonë isha unë që merrja ditë pushimi nga puna, dhe e mbajta në vend karrierën time premtuese për ty dhe për familjen? Ti e kaloje kohën me shokët e tu, ndërsa unë kujdesesha për fëmijët? I dua ato merita prapa. Secili për vete.” Pastaj do të vijë vëllai i tij: “A të kujtohet si m’i merrje lodrat, dhe konkurroje padrejtësisht për vëmendjen e prindërve tanë? I dua ato merita prapa.” Pastaj do të vijë nëna e tij: “A të kujtohet, si ta rregulloja dhomën çdo ditë që të përqendroheshe në mësimet e tua, të bëheshe i suksesshëm, dhe të mundësova të ishe njeri i mirë? Si të ushqeja çdo ditë, t’i ndreqja gabimet, t’i ndërroja pelenat kur ishe foshnjë? I dua ato merita prapa. Secili për vete.” Pastaj do të vijë babai i tij: “A të kujtohet si ta bleva atë veturë, dhe ta pagova fakultetin, dhe t’i pagova shpenzimet e martesës, të ndihmova me fëmijët e tu, u sigurova që të shoqërohesh me shokët e duhur, të dhashë këshillat e duhura, t’i zgjidha problemet para se të të vinin, dhe u sigurova që të jesh në rrugën e duhur drejt suksesit? I dua të gjitha ato merita prapa. Secili për vete.” Dhe pastaj, ky mjek i njohur do të mbetet pa asgjë. Ai do të thotë: “Por, unë shpëtova qindra jetë.” Pacientët e tij do të thonë: “Ti nuk shpëtove askënd. Zoti na shpëtoi përmes sistemit shëndetësor dhe tatimpaguesve, ndërsa ti u pagove për këtë. E ke marrë tashmë pagesën tënde, rrogën tënde. Askush nuk paguhet dy herë për të njëjtën vepër. Thjesht ndodhi që ta kishe profesionin e duhur në kohën e duhur. Kishe prindër mbështetës, shokë ndihmues, dhe njerëz të mirë rreth teje, dhe një edukim të mirë. Ti i more meritat, ndërsa ne duhej të duronim. Tani, ne do t’i marrim meritat, dhe ti do të duhet të durosh. Shko në Ferr.”

Të gjithë njerëzit atë ditë do t’i barazojnë llogaritë mes njëri-tjetrit. Secili do të përpiqet t’i rrëmbejë sa më shumë merita, dhe do ta fajësojë njëri-tjetrin. Quhet Dita e Fajësimit të Ndërsjellë, dhe rezultatet përfundimtare do të jenë saktësisht si rezultatet e peshoreve të Zotit. Në fund, 91% e njerëzve do të mbeten pa asgjë në llogaritë e tyre. Në këtë mënyrë, mosbesimtarëve do t’u tregohet se të gjitha përpjekjet e tyre në këtë jetë të parë nuk kishin fare vlerë. Vlera e tyre neto është asgjë (25:23). Ata nuk bënë asgjë të mirë (25:23). Në fakt, mosbesimtarët do t’i bartin edhe mëkatet e njerëzve për të cilët ishin përgjegjës, përveç mëkateve të tyre (29:13).

Ndjekësit do t’u thonë udhëheqësve të tyre: “Sikur të mos ishit ju, do të kishim qenë besimtarë. Ju kurdisët plane natë e ditë, pastaj na urdhëruat të jemi mosmirënjohës ndaj Zotit, dhe të vendosim idhuj që t’i barazojmë me Të. A mund të na kurseni tani qoftë edhe pak nga ndëshkimi i Zotit?” (34:31, 34:33, 14:21). Udhëheqësit do të përgjigjen: “A jemi ne ata që ju larguam nga udhëzimi pasi ju erdhi? Jo; jeni ju që ishit të këqij. Sikur Zoti të na kishte udhëzuar, do t’ju kishim udhëzuar. Tani është tepër vonë, qoftë të pikëllohemi apo të durojmë, nuk ka rrugëdalje për ne.” (34:32, 14:21).

 

Përballja me idhujt

Idhujtarët do të përballen me idhujt e tyre dhe do të thonë: “Zoti ynë, këta janë idhujt që i kishim vendosur përveç Teje. Këta janë ata që na çorientuan”, dhe idhujt e tyre do të thonë: “Ju jeni gënjeshtarë” (16:86, 28:63, 46:6), “Nuk e kishim idenë se ju na idhulloni” (10:28-29).

Ata do të pyeten: “Ku janë idhujt që i adhuronit përveç Zotit? A mund t’ju ndihmojnë tani? A mund ta ndihmojnë veten?” (26:92, 26:93, 28:62, 28:74). “Thirrini tani idhujt tuaj.” Ata do t’i thërrasin, por ata nuk do të përgjigjen (28:64). Idhujt e tyre nuk do të jenë në gjendje t’i ndihmojnë në asnjë mënyrë (30:13). Kur ta shohin ndëshkimin, do të thonë: “Tani besojmë vetëm në Zotin, dhe tani nuk besojmë në idhujtarinë që e bëmë” (40:84). Besimi i tyre nuk i ndihmon kur e shohin ndëshkimin (40:85).

Kjo është sepse kur u predikua VETËM ZOTI, ata nuk besuan, por kur u përmendën të tjerë përveç Tij, ata besuan (40:12). Atyre do t’u thuhet: “Neveria e Zotit ndaj jush është edhe më e keqe se neveria juaj ndaj vetes. Sepse ju u ftuat të besoni, por zgjodhët të mos besoni” (40:10).

 

Shikimi i Ferrit

Njerëzit do ta kuptojnë se toka gjatë gjithë kohës ka qenë në orbitën e saj duke rënë drejt qendrës së masës së universit, që është Ferri, i cili do të ngjeshet në një vëllim vetëm aq të madh sa bërthama e tokës, por një milion herë një milion herë një milion herë një milion herë një milion herë një milion herë më i rëndë – të gjithë yjet të bashkuar. Toka nuk ka shpëtim nga graviteti i tij. Ai do të ketë valvula dhe mekanizma për ta mbajtur të mos shembet plotësisht në vetvete, dhe do të jetë në një cikël të përhershëm. Dyert e Ferrit do të hapen, dhe universi do të mbushet me tym (44:10), i cili do të largohet pas një kohe (44:15). Ndërsa toka afrohet te Ferri, me të gjithë njerëzit në të, Zhvendosja Gravitacionale drejt të Kuqes do ta bëjë qiellin të kuq (55:37). Të gjithë njerëzit, madje edhe besimtarët, të gjithë ne do ta shohim Ferrin (19:71).

Kur një mosbesimtar e sheh atë, nuk do të shqetësohet për miqtë e tij (70:10). Ai do të dëshirojë t’i jepte fëmijët e tij si shpërblesë, për ta shpëtuar nga Ferri (70:11), edhe bashkëshorten e tij, dhe vëllain e tij (70:12), madje tërë familjen dhe të afërmit e tij (70:13), madje të gjithë njerëzit në tokë, nëse kjo do ta shpëtonte (70:14). Ai do të mbërthehet nga pendimi (10:54). Ai do të thotë: “Zoti ynë, më jep edhe një shans. Atëherë do t’i përgjigjem thirrjes Sate dhe do t’i ndjek të dërguarit.” Përgjigjja do të jetë: “A nuk u betuat në të kaluarën se nuk do të vinit në këtë fund?” (14:44). Jo, Ferri është flakë (70:15). I etur për të djegur (70:16). Ai i thërret ata që u kthyen mbrapa (70:17).

 

Shpëtimi i besimtarëve

Pastaj, Zoti do t’i shpëtojë besimtarët (19:72), këdo që i besoi fjalës së Zotit. Do të na jepet drita jonë, që rrezaton përpara nesh dhe në të djathtën tonë varësisht nga niveli ynë i besimit (57:12), dhe nuk do të jemi më të lidhur nga graviteti. Do të ngrihemi lart në një parajsë që është më e madhe se të gjitha universet – vendi nga ku erdhëm, ndërsa 91% e njerëzve, ata që nuk i besuan fjalës së Zotit, do të lihen në tokë. Burrat dhe gratë hipokritë do të na thonë: “Ju lutemi na lejoni të thithim pak nga drita juaj.” Do të thuhet: “Kthehuni pas jush dhe kërkoni dritë.” Një pengesë do të vendoset mes nesh dhe atyre, porta e së cilës e ndan mëshirën në anën e brendshme nga ndëshkimi në anën e jashtme (57:13).

 

Mbrojtja e të pafavorizuarve

Njerëzit e lënë në tokë do t’i përfshijnë mosbesimtarët dhe të pafavorizuarit apo dyshuesit, këdo që nuk i besoi me bindje shpalljeve të Zotit. Zoti do të krijojë një bishë gjigante të tmerrshme nga toka. Bisha do t’u flasë dhe do t’u thotë: “Ju nuk ishit të sigurt për shenjat e Zotit.” Dielli, hëna, yjet, qielli, dita, nata, malet, bimët, kafshët, strofat e shkrimit, kurrë nuk ju bindën me siguri se duhet të ketë një Krijues që i krijoi. Pra, është faji juaj që nuk besuat. Bisha do t’i torturojë, dhe vuajtja në fakt do t’i lajë apo do t’i zvogëlojë mëkatet e tyre (4:123), meqë nuk e pranuan ofertën për t’i larë mëkatet e tyre përmes mëshirës së Zotit. Vuajtja do të zgjasë aq sa jetuan në këtë jetë. Sapo të përfundojë, jobesimtarët do të ndahen në dy grupe. Grupi i parë, 24,3% e njerëzve, është grupi i njerëzve, mëkatet e të cilëve lahen nga tortura. Ata janë njerëzit që dikur ishin të pafavorizuar në këtë botë. Ata do të mësojnë si ta duan Zotin, duke mësuar si ta urrejnë Dreqin. Grupi i dytë, 66,6% e njerëzve, është grupi, mëkatet e të cilëve nuk mund të lahen kurrë, pa marrë parasysh sa gjatë vuajnë, sepse mëkati i tyre është pafundësisht i keq. Adhurimi i idhujve është pafundësisht i keq. Asnjë vuajtje nuk mund ta lajë plotësisht adhurimin e idhujve. Është mëkati i vetëm i pafalshëm (4:116). Si mund t’i krahasonin gjërat e krijuara me të Gjithëmëshirshmin, të Shenjtin, Krijuesin, të Gjithëfuqishmin, të Lartësuarin, më të Dashurin, të Vërtetën Absolute, Dhënësin e Jetës, të Përjetshmin, të Vetmin? Si mundën? Ata do të vulosen dhe fati i tyre do të vuloset për Ferr përgjithmonë (3971, 46:18). Pastaj, Zoti do ta dërgojë Mikaelin, njërin nga engjëjt e Tij më të fortë, për ta luftuar bishën dhe për t’i shpëtuar të pafavorizuarit. Mikaeli do të zbresë në tokë, do të ndodhë një betejë epike, dhe Dreqi dhe bisha do të mposhten dhe do të hidhen në Ferr. Të pafavorizuarit do të shpëtohen dhe do të vendosen në një vend të përkohshëm të sigurt. Ata do të zhvendosen nga Purgatori (toka e shkatërruar) në Limbo, i cili është në një vend të lartë të pengesës që e ndan Parajsën nga Ferri.

 

Dënimi i mosbesimtarëve

Ferri do të ketë shtatë porta (15:44). Të këqijtë do të grumbullohen rreth tij, të poshtëruar, së bashku me djajtë (19:68). Ata nuk do të pyeten më për mëkatet e tyre (55:39). Ata do ta dëgjojnë tërbimin dhe vlimin e tij (25:12). Ata do të hidhen në grupe nga më i keqi deri te më pak i keqi, nëpër një vend të ngushtë, të gjithë të lidhur me pranga, të kapur për flokësh dhe për këmbësh (39:71, 55:41). Sa herë që hyn një grup, ata do ta mallkojnë grupin e tyre paraardhës.

Sa herë që hyn një grup, ata do ta mallkojnë grupin e tyre paraardhës. Sapo të jenë të gjithë në të, i fundit do të thotë për të mëparshmin: “Zoti ynë, këta janë ata që na çorientuan. Jepu atyre ndëshkim të dyfishtë të Ferrit.” Ai do të thotë: “Secili merr të dyfishtë, por ju nuk e dini (7:38). Ky është Xhehenemi që fajtorët e mohonin (55:43). Ky është Zjarri në të cilin nuk besonit (52:14). A është kjo magji, apo nuk shihni? (52:15). Vuani djegien. Qofshi të durueshëm apo të padurueshëm, do të jetë njësoj për ju. Ky është shpërblimi i drejtë për atë që bëtë (52:16).” Vetë dëgjimi i tyre, sytë dhe lëkurat e tyre do të dëshmojnë për çdo gjë që kishin bërë (41:20). Ata do ta shprehin pendimin e tyre (25:13). Ata nuk do ta shprehin vetëm një pendim; do të vuajnë përmes një numri të madh pendimesh (25:14). Ata do të përpiqen ta largojnë zjarrin nga fytyrat dhe shpinat e tyre, por nuk do t’i ndihmojë aspak (21:39).

Ata do t’u thonë lëkurave të tyre: “Pse dëshmuat kundër nesh?” Ato do të përgjigjen: “Zoti na bëri të flasim; Ai është Ai që bën çdo gjë të flasë. Ai është Ai që ju krijoi herën e parë, dhe tani jeni kthyer tek Ai” (41:21). Pasi të gjithë ata të hidhen në Ferr, atëherë edhe tërë Toka me të gjitha materialet në të do të hidhet në të (2:24). Pra, materialet që i grumbulluan në këtë botë do të përdoren si lëndë djegëse shtesë për t’i djegur (9:35). Atyre do t’u thuhet: “Kjo është ajo që e grumbulluat për veten, prandaj shijojeni atë që e grumbulluat” (9:35). Ata do të përgjërohen: “O Malik, le të na japë fund Zoti yt.” Ai do të thotë: “Ju do të qëndroni përgjithmonë” (43:77).

 

Ribashkimi me Qiellin

Ndërkohë, besimtarët do të çohen në Parajsë me shumicë. Kur të arrijnë aty, dhe tetë portat e saj të hapen, rojet e saj, engjëjt, do të thonë: “Paqja qoftë mbi ju; ju keni fituar. Prandaj, do të qëndroni këtu përgjithmonë” (39:73). Ata do të thonë: “Lavdi Zotit, i cili e përmbushi premtimin e Tij ndaj nesh, dhe na bëri ta trashëgojmë tokën e Parajsës siç dëshirojmë.” (39:74). Ata do t’i thërrasin banorët e Ferrit: “Ne e gjetëm premtimin e Zotit tonë të vërtetë. A e gjetët ju premtimin e Zotit tuaj të vërtetë?” Ata do të thonë: “Po.” Një lajmëtar mes tyre do të shpallë: “Dënimi i Zotit i ka goditur shkelësit, të cilët i largonin të tjerët nga rruga e Zotit, dhe përpiqeshin ta shtrembëronin, dhe, sa i përket Botës Tjetër, ishin mosbesimtarë.” (7:44-45).

Banorët e Limbos do t’i thërrasin banorët e Parajsës duke thënë: “Paqja qoftë mbi ju.” Ne nuk kemi hyrë në Parajsë, por shpresojmë të hyjmë (7:46). Kur t’i kthejnë sytë nga banorët e Ferrit, do të thonë: “Zoti ynë, mos na vër me këta njerëz të këqij” (7:47). Ata do t’i thërrasin njerëzit që i njohin nga pamja, duke thënë: “Numri juaj i madh nuk ju vlejti aspak, as mendjemadhësia juaj (7:48).” Banorët e Ferrit do të pyeten për banorët e Limbos, të cilët dikur ishin ndër të pafavorizuarit: “A janë këta njerëzit për të cilët u betuat se Zoti kurrë nuk do t’i prekë me mëshirë?” “Hyni në Parajsë; nuk keni pse të frikësoheni, as nuk do të pikëlloheni” (7:49). Pra, të pafavorizuarit më në fund do të lejohen t’i bashkohen parajsës. Pra, deri tani, deri në fund, 33,3% e të gjithë njerëzve që kanë jetuar ndonjëherë do të hyjnë në Parajsë (9,1% përmes pranimit të fjalës së Zotit në këtë jetë, dhe 24,3% përmes vuajtjes së madhe në jetën tjetër), ndërsa 66,6% do të jenë në Ferr. Dhe tani, është kryer. Zoti dhe engjëjt do ta palosin këtë qiell, si kur e palos një rrotull, gjë që do t’i bllokojë banorët e Zjarrit të Ferrit në një lak të përhershëm kohor, duke qarkulluar në të përgjithmonë, ndërsa besimtarët do të vazhdojnë ta shijojnë Parajsën përgjithmonë (21:104). Engjëjt do të fluturojnë rreth fronit, duke e lartësuar dhe duke e lavdëruar Zotin e tyre. Ata do të këndojnë: “Lavdi Zotit, Zot i universit.” (39:75). Do të gjejmë kopshte të bukura të përjetshme në Parajsë, me përrenj uji që rrjedhin, verë të shijshme, qumësht, mjaltë (47:15), dhe lloj-lloj pijesh të shijshme, të shërbyera me gota dhe tabaka prej argjendi (76:15). Do të hamë lloj-lloj frutash të shijshme brenda dorës (69:23). Do të ulemi në mobilje luksoze, të veshur me rroba të buta prej mëndafshi (18:31), dhe do të na shërbejnë shërbëtorë (56:17), dhe do të çiftëzohemi me bashkëshortë të bukur të krijuar vetëm për ne (56:35-37). Do të jemi fqinjë, dhe do ta shijojmë parajsën me njëri-tjetrin dhe me engjëjt (13:23), dhe Zoti ynë do të jetë i kënaqur me ne, dhe ne do të jemi të kënaqur me Të (5:119). Do të kemi çdo gjë që dëshirojmë (25:16).

Lavdi Zotit të Parajsës! Lavdi Zotit përgjithmonë (10:10).

 

Nga: Alban Fejza, i Dërguari Sqarues