[search-in-place-form in_current_page="1"]

Për matematikanët

Përmbledhje:

Në këtë artikull, Alban Fejza trajton tri çështje në matematikë: të ashtuquajturit numra imagjinarë, pafundësinë, dhe atë që ai e quan aksiomën themelore të matematikës, se nuk ka pafundësi tjetër përveç Pafundësisë së vetme, duke i lidhur me strofat për Zotin që i numëron të gjitha gjërat.

Transkripti i videos:

Matematika është shkenca më e saktë nga të gjitha shkencat – është mishërimi i përsosur i shkencës. Megjithatë, disa matematikanë gjysmëprofesionistë kanë arritur të fusin në librat modernë të matematikës konfuzione që po u shkaktojnë probleme studentëve kur përpiqen ta kuptojnë matematikën. Dhe ka tri çështje kryesore në matematikë që duhet të sqarohen:

  1. NUMRAT “IMAGJINARË”
  2. PAFUNDËSIA
  3. AKSIOMA THEMELORE E MATEMATIKËS.

Meqë ra fjala, veçanërisht për shkak të aksiomës themelore të matematikës të përmendur në pjesën 3, ky është artikulli më i rëndësishëm në historinë e matematikës. Por le ta trajtojmë së pari pjesën më pak të rëndësishme, e cila ka të bëjë me të ashtuquajturit “numra imagjinarë”.

 

1: NUMRAT IMAGJINARË

Të ashtuquajturit NUMRA IMAGJINARË shënohen me një “i” në matematikë. Kushdo që i zbuloi i quajti “imagjinarë” sepse mendoi se thjesht po përdorte një dredhi të pistë për t’i zgjidhur Ekuacionet Kuadratike, pa e kuptuar se ata ekzistonin vërtet.

Lind pyetja: “Nëse nuk janë realë, si është e mundur që gjithmonë funksionojnë?” Në fakt, le të japim shembuj pse të ashtuquajturit numra “imagjinarë” janë po aq realë sa numrat realë.

Ky “i” (për “imagjinar”) gjendet kudo në ekuacionet e mekanikës kuantike, e cila është baza e fizikës moderne. Për shembull, Ekuacioni i Shrodingerit ka një “i” në të:

Gjithashtu, Ekuacioni i Dirakut ka një “i” në të:

Pra, a mund ta quani fizikën imagjinare, e cila merret me gjëra që mund t’i prekim?

Në fakt, Paul Dirac e parashikoi ekzistencën e antimateries thjesht duke e përdorur këtë “i”, dhe merre me mend, sot e dimë se antimateria ekziston vërtet. Ekziston në sasi të vogla në universin e vëzhgueshëm, dhe po prodhohet edhe artificialisht në përshpejtuesit me energji të lartë në shumë laboratorë anembanë botës.

Pra, në fakt, të ashtuquajturit numra “imagjinarë” janë numra realë në një dimension pingul, i cili mund të jetë një hiperdimension real fizik, si dimensioni i 4-t dhe dimensioni i 5-të, siç parashikohet nga Teoria e Ajnshtajnit, apo deri në dimensionin e 10-të, siç parashikohet nga Teoria e Fijeve).

Pra, “i” nuk është aspak imagjinar. Funksionon. Si mund ta quash “imagjinare” diçka që funksionon gjithmonë? Ekuacionet që merren me elektricitetin i kanë të ashtuquajturit numra imagjinarë, dhe mund të provoni ta prekni elektricitetin dhe të shihni nëse është real apo imagjinar. Megjithatë, nuk është misioni i këtij artikulli t’i rregullojë librat e matematikës, kështu që mund ta përdorim ende “i”-në në të gjithë librat e matematikës, por mënyra e saktë për t’i quajtur do të ishte t’i quanim “numra të padukshëm” në vend të “numra imagjinarë”, sepse të ashtuquajturit numra imagjinarë janë numra realë, por janë numra të padukshëm që ekzistojnë në një drejtim pingul.

Në Kuran, kjo shprehet me strofat 69:38-39, të cilat thonë: “Betohem në atë që e shihni, dhe në atë që nuk e shihni”

 

2: PAFUNDËSIA

Në shumë libra të mirënjohur të matematikës, mund ta gjeni shprehjen:

1+2+3+4+…=-1/12

Ajo që po thonë është se nëse i mbledhim të gjithë numrat nga 1 deri në pafundësi, do të marrim -1/12.

Kjo vlerë mund të arrihet përmes Shumës së Ramanujanit, apo Rregullimit me Funksionin Zeta të Rimanit, apo Vazhdimit Analitik, por në fakt asnjëra nga këto metoda nuk është matematikë e pastër. Kur i përdorim disa nga këto metoda, të cilat merren me seri divergjente, apo gjëra të tjera që kanë pafundësi të nënkuptuara në to, po supozojmë se mund të numërojmë deri në pafundësi, ta kalojmë atë, të kthehemi në zero, dhe atëherë e vetëm atëherë do ta merrnim vlerën -1/12, për shembull. Por, e dimë tashmë se nuk mund të numërojmë deri në pafundësi, kështu që duke i përdorur këto metoda, po supozojmë diçka që nuk është e mundur. Prandaj, mbledhja e të gjithë numrave deri në pafundësi nuk është e barabartë me -1/12.

Matematika është shkenca e numërimit, dhe nëse nuk mund të numërosh deri në pafundësi, kjo do të thotë se Pafundësia është përtej matematikës. Pafundësia nuk përkulet para rregullave të matematikës, por është matematika ajo që përkulet para rregullave të Pafundësisë.

Dhe kjo mund të nënkuptohet tërthorazi nga shumë strofa në Kuran:

[19:94] Ai i ka përfshirë, dhe i ka numëruar një nga një.

[72:28] Kjo është për t’u siguruar se ata i kanë dorëzuar mesazhet e Zotit të tyre. Ai është plotësisht i vetëdijshëm për atë që kanë. Ai i ka numëruar numrat e të gjitha gjërave.

[57:3] Ai është Alfa dhe Omega. Ai është i Jashtmi dhe i Brendshmi. Ai është plotësisht i vetëdijshëm për të gjitha gjërat.

[78:29] Ne e numëruam çdo gjë në një regjistër.

[70:3] Nga ZOTI; Zotëruesi i Lartësisë më të lartë.

[40:15] Zotëruesi i gradave më të larta, dhe Sundimtari i gjithë mbretërisë. Ai dërgon frymëzim, që bart urdhrat e Tij, kujtdo që zgjedh nga robërit e Tij, për të paralajmëruar për Ditën e Thirrjes.

[2:15] ZOTI tallet me ta, dhe i lë të vazhdojnë në shkeljet e tyre, duke u endur verbërisht.

Dhe vërtet të gjitha përpjekjet e çmendura për të manipuluar me Pafundësinë burojnë nga fakti që matematikanët nuk e dinë, apo e marrin si të mirëqenë aksiomën themelore të matematikës, e cila shpjegohet më poshtë.

 

3: AKSIOMA THEMELORE E MATEMATIKËS

Tani, le të njihemi me aksiomën themelore të matematikës. Mund të quhet “AKSIOMA E IDENTITETIT EKSKLUZIV”. Sipas kësaj aksiome, secili numër ka një identitet ekskluziv. Për shembull, numri 2 është ekskluzivisht 2. 3 është ekskluzivisht 3. Pra,

Nuk ka 3 tjetër përveç 3.

Nuk ka 4 tjetër përveç 4.

Nuk ka 5 tjetër përveç 5.

Nuk ka 6 tjetër përveç 6.

Nuk ka 5000 tjetër përveç 5000.

Edhe nëse i shkruajmë këta numra në dy vende, numri që u shkrua në një vend dhe ai që u shkrua në një vend tjetër janë ende i njëjti numër. Nuk janë dy 3-sha të ndryshëm, për shembull, por ekziston vetëm një numër 3. Numri 3 është i njëjtë në anën tjetër të botës, është i njëjtë madje edhe jashtë këtij universi, në një kohë tjetër, në një vend tjetër, nuk ka rëndësi, është i njëjti 3. Prandaj kur e mbledhim 3 me 4 gjithmonë na jep 7, sepse është i njëjti 3 dhe i njëjti 4. Pra, dy 3-sha të ndryshëm nuk ekzistojnë. Pra, 3 është ekskluzivisht 3. Nuk është 4, nuk është 5, nuk është një 3 tjetër, është i njëjti 3. Po ashtu:

Nuk ka 4 tjetër përveç 4.

Nuk ka 5 tjetër përveç 5.

Nuk ka 6 tjetër përveç 6.

Nuk ka 5000 tjetër përveç 5000.

Nuk ka 1.000.000 tjetër përveç 1.000.000.

Dhe nuk ka Pafundësi tjetër përveç Pafundësisë.

Pra, duke e përdorur Aksiomën e Identitetit Ekskluziv mund të arrijmë në përfundimin se:

Nuk ka Pafundësi tjetër përveç Pafundësisë.

Dhe ja pse kjo është e rëndësishme. Është e rëndësishme sepse duke e përdorur këtë aksiomë, kur përballemi me problemet që dalin nga Shumat e Ramanujanit, për shembull, do të jetë shumë e lehtë për t’u kuptuar. Ja një shembull:

Le të themi se përpiqemi t’i mbledhim numrat 1+2+3+4+5+…+∞, dhe dihet se kjo është e barabartë me ((∞+1)*∞)/2. Megjithatë, sapo ta shohim se shprehja sugjeron që do t’i shtohet 1 ∞-së (pafundësisë), menjëherë e kuptojmë se do të ishte një pafundësi tjetër që do të ishte më e madhe se pafundësia e mëparshme, gjë që do të sugjeronte se ka dy pafundësi. Megjithatë, kjo e shkel aksiomën themelore të matematikës, sepse sipas saj, mund të ketë vetëm një pafundësi. Pra, kjo do të thotë se zgjidhja e këtij problemi nuk ekziston. Pra, pranimi se aksioma themelore e matematikës i tejkalon rregullat e tjera të matematikës na çon te përfundimi i saktë. Megjithatë, sikur t’i kishim zbatuar rregullat e matematikës edhe në rastet kur ato e shkelin aksiomën themelore të matematikës, atëherë mund të merrnim rezultate të gabuara, duke mos qenë të vetëdijshëm se i kemi kaluar kufijtë e asaj që mund ta bëjë matematika. Pra, zgjidhja e shprehjes 1+2+3+4+5+…+∞ është thjesht përtej matematikës.

PËRFUNDIM:

ÇDO GJË është brenda fushës shkencore të matematikës, përveç Pafundësisë.

Dhe është një aksiomë që shtrihet deri në PAFUNDËSI. Kështu e shprehim në gjuhën matematikore, por në gjuhën fetare, ajo shprehet në Kuran në shumë strofa si:

[57:3] Ai është Alfa dhe Omega. Ai është i Jashtmi dhe i Brendshmi. Ai është plotësisht i vetëdijshëm për të gjitha gjërat.

[3:18] ZOTI dëshmon se nuk ka zot tjetër përveç Tij, dhe kështu dëshmojnë edhe engjëjt dhe ata që kanë dije. Me të vërtetë dhe me drejtësi, Ai është zoti absolut; nuk ka zot tjetër përveç Tij, i Gjithëfuqishmi, më i Urti.

 

Nga: Alban Fejza, i Dërguari Sqarues