[search-in-place-form in_current_page="1"]

Si të luteni dhe të merrni përgjigje, të garantuar?

Përmbledhje:

Në këtë artikull, Alban Fejza shpjegon pse shumë lutje duken pa përgjigje, dhe rendit dhjetë kushte nga Kurani që lutja të marrë përgjigje, si braktisja e idhujve, të qenit aktiv dhe i qëndrueshëm, besimi se do të marrë përgjigje dhe nevoja e vërtetë për atë që kërkon, me shembuj lutjesh të bazuara në strofa kuranore.

Transkripti i videos:

Pse Zoti nuk iu përgjigjet lutjeve tona?

Të gjithë ju gjatë jetës keni kaluar nëpër situata të vështira, dhe ndoshta i jeni lutur me zemër Zotit, me lutje si: “Të lutem, o Zot, më lër ta kaloj atë provim.” apo “Të lutem, o Zot, ma duhet ajo punë.” apo “Të lutem, o Zot, bindë atë vajzë të martohet me mua.” apo “Të lutem, o Zot, ma kthe burrin.” apo “Të lutem, o Zot, bëje fëmijën tim besimtar.” apo “Të lutem, o Zot, shëroje fëmijën tim nga kanceri.”, dhe shpesh e dështoni provimin, nuk e merrni punën, vajza ju refuzon, apo burri juaj nuk kthehet më, fëmijët tuaj ju urrejnë, dhe fëmija juaj vdes nga kanceri. Dhe shumë njerëz e humbin besimin pas kësaj.

Ateistët u thonë: “E shihni, ju thashë, nuk ka Zot.” Njerëzit fetarë u thonë: “Nuk u lute sinqerisht.” “Çka?! Fëmija im po vdiste nga kanceri. Sigurisht që po lutesha sinqerisht.” Pra atëherë, pse lutja nuk mori përgjigje? A nuk është e vërtetë që Bibla thotë: “Kërkoni dhe do t’ju jepet.”? (Mateu 7:7) Dhe a nuk thotë Zoti në Kuran: “Kur robërit e Mi të pyesin për Mua, Unë jam gjithmonë afër. Unë iu përgjigjem lutjeve të tyre kur më luten Mua…”? (2:186). Pra, atëherë pse nuk merrni përgjigje për lutjet tuaja? Epo, në këtë video, jua tregoj si të luteni dhe të merrni përgjigje, të garantuar. Por së pari më lejoni ta trajtoj problemin e lutjeve “pa përgjigje”. Për ta kuptuar pse lutjet tona nuk marrin përgjigje, le ta imagjinojmë se nëna juaj duhet të shkojë për pazar dhe ju lë me vëllain tuaj foshnjë dhe ju thotë: “Darka është në tryezë, kujdesu për foshnjën time, dhe çfarëdo që të bësh, mos e ndiz sobën me gaz.” Sapo ajo largohet, ju e ndizni sobën me gaz, e lini të ndezur, dhe kuzhina shpërthen duke e vrarë vëllain tuaj foshnjë. Ju fusin në burg për një kohë të shkurtër. Burgu është akull i ftohtë, dhe rojet nuk ju japin batanije. Ju duhet një batanije, përndryshe do të ngrini, dhe rojeve nuk u intereson. Gjithçka që keni është numri i telefonit të nënës suaj, dhe doni ta thërrisni që t’ju dërgojë një batanije. E dini se ajo është e zemëruar me ju. Ia vratë foshnjën. A do ta kishit guximin ta pyesnit? A mendoni se ajo duhet t’ju dërgojë batanije? Sa herë do të duhej t’i kërkonit falje, para se ajo as të vendoste t’ju dëgjonte? Ndoshta do të duhej t’i flisnit me fjalët më të mira të mundshme, dhe t’i premtonit se do të bëheshit njeri i mirë. Ndoshta do të duhej t’i thonit “më fal” njëqind herë? T’ia kujtonit sa shumë e doni. T’i thonit sërish “më fal”. Vetëm atëherë, ndoshta, dhe vetëm ndoshta, do ta kishit guximin t’i kërkonit batanije. A mendoni se e meritoni t’i merrni batanijet? A mendoni se ajo duhet t’i përgjigjet kërkesës suaj për batanije? Situata është e ngjashme me Zotin; ne e keqpërdorëm bujarinë e Zotit në mënyrë të ngjashme, dhe tani është gabim të pyesim “Pse Zoti nuk iu përgjigjet lutjeve tona?” Përkundrazi duhet të pyesim: “Si është e mundur që Zoti ende iu përgjigjet lutjeve tona, edhe pse e tradhtuam?” Dhe përgjigjja është: “Sepse Ai fal, dhe fal, dhe fal.” Tani, ashtu siç ka gjithmonë një rrugë për ta arritur zemrën e nënës suaj, pavarësisht nga ajo që keni bërë, ka gjithmonë një rrugë për t’iu drejtuar dashurisë së Zotit dhe për ta bërë që Ai t’iu përgjigjet lutjeve tuaja.

 

Duhet t’i përmbushni 10 kushte që lutja juaj të marrë përgjigje:

  1. Harrojeni idhullin (6:41, 17:67). Shumë shpesh gjëja që e kërkoni në një lutje në fakt është idhulli juaj. Për shembull, le të themi se dashuroheni në dikë, dhe i luteni Zotit ta bëjë atë person t’ju dojë edhe ai. E shihni, për sa kohë që nuk mund të ndaloni së menduari për atë person, dhe po e kërkoni dashurinë e tij, ai person është idhulli juaj. Ky është përkufizimi i idhullit – dikush apo diçka për të cilën nuk mund të ndaloni së menduari dhe doni ta arrini dashurinë e saj – dhe Zoti nuk do t’i përgjigjet lutjes suaj, sepse është kusht ta harroni plotësisht atë person që Zoti t’i përgjigjet lutjes suaj. Zoti thotë se është e detyrueshme ta harroni idhullin tuaj që lutja juaj të marrë përgjigje (6:41, 17:67).
  2. Mos ia bëni të njëjtën lutje apo kërkesë dikujt tjetër (6:71, 13:14, 17:67, 19:48, 25:68). Disa njerëz, për shembull, mund t’i luten Zotit t’i ndihmojë ta marrin një punë, dhe pastaj takojnë një mik që punon në atë kompani, dhe i kërkojnë t’i ndihmojë ta marrin punën. Epo, në këtë rast Zoti mund të thotë: “Le t’i përgjigjet miku yt lutjes sate.”
  3. Jini aktivë (7:128, 4:95). Nëse doni një punë, a shkuat në intervistën e punës? Nëse doni që sëmundjet tuaja të shërohen, shkoni dhe vizitoni mjekun, dhe pastaj Zoti do t’i përgjigjet lutjes suaj. Zoti iu përgjigjet lutjeve të atyre që nuk janë dembelë.
  4. Jini të qëndrueshëm (2:45, 39:53). Nëse i luteni Zotit, dhe nuk merr përgjigje për një kohë, dhe e humbni durimin dhe thoni: “Zoti nuk iu përgjigj.” Nëse e thoni këtë, e anuloni lutjen tuaj.
  5. Besoni se lutja juaj do të marrë përgjigje (13:14). Nëse nuk besoni se një lutje do të marrë përgjigje, është më mirë të mos luteni fare, sepse Zoti nuk testohet. Ne jemi ata që testohemi.
  6. Duhet të keni vërtet nevojë për atë që e kërkoni (6:42, 7:94). Nuk mund të jeni të sinqertë për kërkesën tuaj, nëse nuk keni vërtet nevojë për diçka.
  7. Kërkesa duhet të jetë e mirë për ju, jo e keqe për ju (5:101, 17:11).
  8. Kënaqeni Zotin me emrat e Tij të bukur (7:180, 17:110). Thirreni “Zoti im”, thirreni “i Gjithëhirshmi”, thirreni “më i Mirëbërësi” ndërsa i luteni Atij. Kur e kënaqni Zotin, Ai ju kënaq juve.
  9. Jini të drejtë (5:27). Zoti i pranon lutjet vetëm nga njerëzit e drejtë (5:27).
  10. Adhurojeni Atë (2:186). Zoti thotë në Kuran: “Kur ADHURUESIT e Mi të pyesin për Mua, Unë jam gjithmonë afër. Unë iu përgjigjem lutjeve të tyre kur më luten Mua…” Pra, Zoti iu përgjigjet lutjeve të ADHURUESVE të Tij.

Mundësisht, lutjuni Zotit kur jeni vetëm (19:3, 2:271, 65:64), në një qëndrim të përulur (7:55, 6:63, 39:9), apo madje duke rënë në sexhde (39:9), në agim (51:18), dhe kur jeni emocionalisht të paqëndrueshëm, qoftë në frikë apo duke shpresuar për diçka, apo të gëzuar apo të trishtuar, dhe edhe më mirë nëse jeni duke qarë (53:60). Tani, më lejoni t’ju tregoj si të luteni, lutjen më të mirë, duanë më të mirë, të cilën nëse e thoni, Zoti do t’i përgjigjet, e garantuar:

 

Lutja (Duaja):

Zoti im, nuk ka zot tjetër përveç Teje. Qofsh i lavdëruar. E kam dëmtuar shpirtin tim. (21:87, 7:23, 28:16).

Zoti im, të lutem më fal (7:151, 11:3, 11:90, 12:92, 14:41, 23:109, 23:118, 28:16, 38:24, 38:35, 51:18, 110:3, 2:285, 7:155, 59:10, 60:5, 3:16, 3:135, 3:147, 40:55, 2:286, 3:193, 7:155). Të përgjërohem (52:28, 11:90, 11:47, 110:3, 3:38, 4:32).

Ti je më i Mëshirshmi (7:151, 12:92, 23:109, 23:118, 11:90, 2:128, 12:98, 52:28, 59:10).

Pendohem para Teje (11:3, 11:90, 38:24, 7:156, 46:15).

Më shpëto nga ndëshkimi i Ferrit (40:7, 3:16, 2:201, 3:191, 26:87).

Ti je Shpëtimtari (110:3, 2:128).

Zoti im, më mbro nga djajtë (12:23, 14:35, 40:9, 23:97, 23:98, 40:27, 113:1-5, 114:1-6, 2:286).

Më udhëzo në rrugën e drejtë (1:6, 28:22, 18:10)

Më jep qëndrueshmëri, mençuri dhe forcë (7:126, 3:147, 20:31, 2:129, 26:83).

Zoti im, më jep fitore mbi mosbesimtarët (2:286, 3:147, 7:89, 23:26, 23:39, 26:118, 29:30, 60:5, 10:85, 10:86).

Ti je i Gjithëfuqishmi (2:129, 40:8, 60:5).

Zoti im, më jep të mira në këtë botë, dhe më jep të mira në botën tjetër (2:201, 7:156, 2:126, 28:24, 3:194, 4:32).

Më prano në shoqërinë e adhuruesve të Tu të drejtë (27:19, 27:59, 40:8, 7:151, 5:84, 23:94, 25:74, 26:83, 26:85, 3:193, 3:194).

Ti je më i Mirëbërësi (52:28, 3:8, 59:10, 38:35, 11:90).

Zoti ynë, bëji bashkëshortët dhe fëmijët tanë burim gëzimi për ne (25:74).

Zoti im, ki mëshirë për mua, prindërit e mi, familjen time dhe të gjithë besimtarët (17:24, 26:86, 26:169, 27:19, 2:286, 23:118, 12:92, 14:41, 23:109, 23:118, 3:8, 7:155, 12:98, 18:10, 46:15, 59:10).

Të besoj Ty, Zoti im (3:16, 23:109, 3:53, 3:193, 5:83, 5:84, 7:89, 10:85).

Ti je Dëgjuesi i lutjeve (3:38, 2:127, 14:40).

Faleminderit, Zoti im (27:19, 46:15, 14:7).

 

Si u ndërtua lutja?

Kjo lutje (dua) u ndërtua nga të gjitha strofat e Kuranit ku bëhen lutje, dhe ato janë thjesht një listë e të gjitha lutjeve (duave) në Kuran. Pra, kjo është një lutje vullnetare për qëllime të përgjithshme që çdokush mund ta bëjë, dhe në thelb i përfshin të gjitha lutjet e Kuranit. Sigurisht, lutja juaj nuk ka pse të jetë si kjo. Mund të jetë pjesërisht si kjo, por në atë rast, do të marrë përgjigje pjesërisht – për shembull, mund të kërkoni biskota dhe të merrni bukë, por gjithmonë merrni diçka të mirë, sepse Zoti është i mirë. Zoti është më i mirë se nëna juaj. Pra, sa herë që i luteni Zotit, Zoti patjetër bën diçka për këtë; Ai mund ta plotësojë, ta plotësojë pjesërisht, ta plotësojë më vonë, apo t’jua falë disa nga mëkatet tuaja. Të gjitha këto janë të mira. Nëse nuk keni mëkate, dhe lutja juaj është e përsosur si kjo, atëherë ka vetëm një zgjedhje: Zoti e plotëson lutjen tuaj. Tani, këtu ndërlikohet. Po sikur babai juaj të jetë lutur për diçka për ju dhe kjo të jetë në kundërshtim me atë për të cilën u lutët ju? Në atë rast, lutjes së babait tuaj i jepet përparësi. Lutja është si mbjellja e një peme. Nëse babai juaj mbolli një pemë molle, dhe ju doni të mbillni një pemë portokalli në të njëjtin vend, pema e portokallit nuk do të rritet, sepse pema e mollës është tashmë aty dhe nuk mund ta prisni. Mund të jetë edhe më keq. Nëse babai juaj nuk u lut fare, jeni si një fëmijë i braktisur në shkretëtirë pa pemë; mund të mbijetoni ende, por ndoshta do të përfundoni të varfër. Dhe do të duket sikur Zoti nuk po iu përgjigjet lutjeve tuaja, dhe mund të mos duket e drejtë, por kështu thjesht funksionon. Zoti iu përgjigjet lutjeve sipas radhës në të cilën merren, me kushte të tjera të barabarta; dhe babai juaj e pati shansin ta bënte lutjen e tij apo të mos e bënte, para jush. Ndërlikohet edhe më shumë kur lutjet bëhen pjesërisht të sakta nga njerëzit, dhe marrin përgjigje pjesërisht, dhe pastaj bien në kundërshtim me njëra-tjetrën, dhe një pjesë e një lutjeje përzihet me një pjesë të një lutjeje tjetër dhe me miliona lutje të tjera. Duhej të quhej “xhungla e lutjeve”, por njerëzit e quajnë “fat”, sepse nuk e kuptojnë si funksionojnë këto gjëra. Fati ynë është 100% i ndërlidhur me lutjet e mëparshme, lutjet e paraardhësve tanë, lutjet e engjëjve, madje edhe lutjet e Dreqit; për shembull, të gjithë kemi një fat të përbashkët, vdekjen (21:35). Kjo është sepse Zoti po i përgjigjet lutjes së Dreqit. Dreqi iu lut Zotit: “Më jep afat deri në ditën e ringjalljes” (7:14), dhe Zoti i dha afat (7:15). Dreqi u lut para të gjithë neve, dhe lutja e tij mori përgjigje. Sa më shumë kohë kalon, aq më shumë lutje ekzistojnë, dhe aq më e mundshme është që lutja juaj të jetë në kundërshtim me lutjet e mëparshme, dhe kur njerëzit në Ferr të luten që t’i nxjerrë (23:107), nuk do të marrin përgjigje (43:77). Disa njerëz mund të thonë: “Nëse Zoti e ka vendosur tashmë çdo gjë, duke përfshirë atë që do ta marrësh gjatë jetës sate, atëherë pse duhet t’i lutemi Atij? A do të ndryshojë diçka?” (7:164). Epo, është e vërtetë që Zoti e ka vendosur tashmë se çka do të marrin njerëzit gjatë jetës së tyre, dhe ka vendosur t’ua japë edhe atyre që luten edhe atyre që nuk luten (2:126), por Ai ka vendosur gjithashtu kush do ta marrë me merit (28:56). Nëse Ai mendon se jeni njëri nga ata që e meritojnë, do t’ju bëjë të luteni së pari dhe pastaj do t’jua japë furnizimin. Dhe nëse Ai mendon se nuk jeni nga ata që e meritojnë, atëherë do t’jua japë furnizimin para se ta keni shansin të luteni (17:18). Çdo gjë i takon Zotit (4:126), dhe sa herë që merrni diçka pa i kërkuar Atij, në fakt po vidhni. Asnjë pronari nuk i pëlqen kur merrni diçka prej tij pa ia kërkuar. Por kur thoni: “A mund ta marr, të lutem?”. Ata mund të thonë: “Ja ku e ke. Gjithsesi do të ta jepja, por faleminderit që pyete.” Tani, forma më e mirë e lutjes është Lutja e Kontaktit (Salati) (29:45), e cila është e detyrueshme në kohë specifike të ditës (4:103), dhe është më shumë se vetëm lutje; është edhe lartësim (2:130), adhurim (20:14) dhe bindje fizike ndaj Zotit (2:43), por në këtë artikull, po flisnim për lutjen spontane vullnetare (Duanë) (10:12), sa herë që jeni të emocionuar dhe keni nevojë të flisni me Zotin (21:90), kur ndieni se keni nevojë për diçka nga Zoti (40:60). E shihni, dëshirat vijnë nga Dreqi (15:3), dhe lutja është thjesht një mënyrë për ta kthyer dëshirën tuaj të keqe në një kërkesë pozitive nga Zoti (6:43). Është si t’i thuash Dreqit: ti deshe të më joshje duke ma dhënë atë dëshirë, por shiko, e kam kthyer në një formë adhurimi për Zotin.

 

Nga: Alban Fejza, i Dërguari Sqarues