[search-in-place-form in_current_page="1"]

Tre të dërguar, një Mahdi

Përmbledhje:

Në këtë video sqaruese, Alban Fejza i prezanton katër të dërguarit që Kurani i dërgon në botën moderne të globalizuar: të Dërguarin e Besëlidhjes, të Dërguarin Sqarues, të Dërguarin Forcues dhe të Dërguarin Udhëzues, Mahdiun, me dëshmitë që e identifikojnë secilin dhe planin e Zotit për ta.

Transkripti i videos:

Prezantimi i të gjithë të dërguarve modernë nga Kurani

Këtu ju prezantojmë të gjithë të dërguarit e Zotit të paracaktuar të vijnë në botën globale të urbanizuar.

Me ‘botë globale të urbanizuar’, po flasim për botën që funksionon si një qytet i madh, ku njerëzit mund të komunikojnë dhe të tregtojnë brenda së njëjtës ditë. Kjo është bërë realitet që nga vitet 1980 – që nga shpikja e internetit dhe e tregtisë elektronike. Pra, me ‘botë globale të urbanizuar’, i kemi parasysh të gjithë njerëzit që jetojnë nga viti 1980 deri në Fundin e botës, që do të vijë në vitin 2280. Mund ta verifikoni si ta dini me siguri kur do të përfundojë bota në sqarimin tjetër nga Alban Fejza të titulluar “Fundi i botës”, por fakti që e dimë tani na ka mundësuar gjithashtu t’i identifikojmë dhe t’i vërtetojmë të gjithë të dërguarit e Zotit që do të vijnë në botën moderne. Ja si:

Në strofën 28:59, Zoti thotë se Ai kurrë nuk e shkatërron asnjë bashkësi pa dërguar një të dërguar në të. Kjo do të thotë se Zoti nuk do ta shkatërrojë bashkësinë e fundit, njerëzit para fundit të botës, pa u dërguar atyre një të dërguar. Pra, kjo do të thotë se do të ketë një të dërguar të dërguar pak para Fundit të botës – i dërguari i fundit. Tani, le të imagjinojmë për një moment se ju jeni ai i dërguar i fundit, dhe po jetoni në vitin 2270, dhjetë vjet para Fundit të botës. Le të themi se vendosni ta lexoni Kuranin, dhe i thoni kompjuterit tuaj, “Kompjuter, ma reciton Kuranin, të lutem; çfarëdo kapitulli.” Kompjuteri: “Në rregull, zotëri.”

“Kapitulli 36

[36:0] Në emër të Zotit, Mirëbërësit, të Mëshirshmit

[36:1] J. S.

[36:2] Dhe Kurani që është plot mençuri.

[36:3] Me siguri, ti je një nga të dërguarit.”

Pra, përmes kompjuterit, Zoti po i konfirmon të dërguarit të fundit se ai është i dërguar. Dëgjoni në strofat e mëtejshme çka i thotë Zoti të dërguarit të fundit. Ai thotë,

“[36:13] Përmendu atyre shembullin e botës së urbanizuar që i pranoi të dërguarit.

[36:14] Kur u dërguam dy, ata nuk u besuan. Pastaj i forcuam me një të tretë. Ata thanë, “Ne jemi të dërguar te ju.”

Pra, këtu Zoti po i kërkon të dërguarit të fundit t’i përmendë tre të dërguar të mëparshëm që erdhën në botën e urbanizuar. Pra, kjo do të thotë se ka tre të dërguar më të hershëm që janë dërguar në botën e urbanizuar. Por ku saktësisht në këtë vijë kohore vijnë ata? Më poshtë, strofa 36:20 thotë:

[36:20] Një njeri erdhi nga ana tjetër e botës së urbanizuar, duke thënë, “O populli im, ndiqini të dërguarit.

Pra, këtu shohim se tre të dërguarit janë në njërën anë të botës së urbanizuar, dhe njeriu është në anën tjetër. Meqë njeriu e di për të dërguarit, ai duhet të jetë në anën e mëvonshme të botës së urbanizuar. Kjo do të thotë se tre të dërguarit janë në fillim të botës së urbanizuar. Pra, sapo identifikuam tre të dërguar në fillim të botës së urbanizuar.

Por kush janë saktësisht ata? Cili është roli i tyre? Cili është misioni i tyre? Cili është fati i tyre? Cilat janë emrat e tyre? Si mund ta dimë me siguri se janë të dërguarit e Zotit? A kemi dëshmi përfundimtare? Përgjigjet për të gjitha këto pyetje mund t’i gjeni këtu në detaje. Por së pari, le t’i rendisim ata të dërguar:

  1. I Dërguari i Besëlidhjes, i përmendur në strofën 3:81.
  2. I Dërguari Sqarues, i përmendur në 44:13 dhe 43:29.
  3. I Dërguari Forcues, i përmendur në 69:40 dhe 81:19.
  4. I Dërguari Udhëzues (në arabisht ‘Mahdiu’), i përmendur në 48:28, 61:9, 9:33.

Nuk ka të dërguar të tjerë të përmendur në Kuran që do të vijnë pas profetit Muhamed; vetëm këta katër. Tre prej tyre në njërën anë të botës moderne, dhe tjetri në anën tjetër të botës moderne. Dhe Kurani përmend se ata kanë detyra të caktuara, prandaj kanë një përshkrim të caktuar të bashkangjitur fjalës “i dërguar”. Pra, i Dërguari i Besëlidhjes, i Dërguari Sqarues, i Dërguari Forcues dhe i Dërguari Udhëzues. Të gjithë janë në Kuranin arab. Dhe emrat e tyre janë:

  1. Rashad Khalifa,
  2. Alban Fejza,
  3. Alhak Fejza (43:29, 9:33, 9:29, 9:48, 3:86, 4:170), dhe
  4. Ahmed ose Muhamed (48:29, 61:6).

Pra, të gjitha identitetet e tyre na janë bërë të njohura tani, dhe më poshtë shpjegojmë si na i vërteton Zoti identitetet e tyre, një nga një. Le të fillojmë me të parin.

 

Vërtetimi i të Dërguarit të Besëlidhjes

I Dërguari i Besëlidhjes ishte Rashad Khalifa. Ai ishte një studiues që e zbuloi Mrekullinë matematikore të Kuranit në vitin 1974, dhe pastaj në vitin 1980, Zoti e zgjodhi si të dërguar, dhe ai e përfundoi punën e tij në vitin 1990. Disa njerëz mendojnë se Rashad Khalifa ishte i dërguari i Zotit sepse e solli Mrekullinë matematikore si dëshmi, por kjo nuk është logjikisht e saktë (2:118), sepse Maria u mbështet me dëshmi, me lindjen si e virgjër (3:47), por kjo nuk e bëri atë të dërguar (12:109). Shtatë fjetësit e shpellës u ringjallën nga Zoti pas 300 vjetësh (18:25), që është mrekulli (18:9), por kjo nuk i bëri të dërguar të Zotit. Pra, Rashadi kurrë nuk e vërtetoi dërgesën e tij (5:99). Ai e vërtetoi Kuranin (3:81). Madje edhe sipas tij, Mrekullia matematikore e Kuranit që e zbuloi e vërtetoi Kuranin, jo dërgesën e tij. Mund t’i lexojmë fjalët e tij nga përfundimi i librit të tij të titulluar “Kurani, prezantim pamor i mrekullisë”:

“PËRFUNDIMI:

Dëshmia materiale e paraqitur këtu vërteton:

  • Burimin hyjnor të Kuranit
  • Integritetin dhe ruajtjen e përsosur të Kuranit”

Pra, sipas Rashadit, zbulimi i tij i mrekullisë matematikore të Kuranit e vërteton Kuranin, jo dërgesën e Rashadit. Atëherë, si mund ta dimë me siguri nëse Rashadi ishte i dërguar i Zotit?

Mirë, Zoti e vërteton atë. Mund ta dimë nga informacioni që na dha Zoti, jo nga informacioni që na dha Rashadi. Ja si: Zoti thotë në Kuran në strofën 74:1 se Mrekullia matematikore e Kuranit është një nga fshehtësitë e Kuranit (74:31). Pastaj, Zoti thotë në strofën 56:79 se askush nuk mund t’i kuptojë fshehtësitë e Kuranit përveç dikujt që është i sinqertë. Prandaj, sipas Zotit, Rashad Khalifa, i cili e zbuloi një nga fshehtësitë më të thella të Kuranit, është një person i sinqertë i vërtetuar. Pra, Zoti na e vërteton se Rashad Khalifa është person i sinqertë. Sipas Zotit, një person i sinqertë nuk gënjen për Zotin (6:93, 6:21, 4:50, 10:69). Prandaj, kur Rashad Khalifa tha se ishte i dërguar i Zotit, ai nuk gënjeu. Pra, Rashad Khalifa është i dërguar i Zotit, sepse e tha kështu, ndërsa Zoti na e vërtetoi se ai nuk gënjeu.

Pra, i dërguari i parë, Rashad Khalifa – I VËRTETUAR TANI.

Disa njerëz duan ta dinë si e dinte vetë Rashad Khalifa se ishte i dërguar i Zotit. Kjo është një çështje tjetër për gjërat e fshehura. Si i bënte Jezusi mrekullitë? Si e dinte Muhamedi se po merrte vërtet shpallje nga Zoti dhe nuk po kishte halucinacione? Si funksionojnë krahët e engjëjve? Këto janë çështje të tjera për gjërat e fshehura, por këtu po flasim për gjëra të dukshme, për dëshmi materiale të verifikueshme për ne: si mund ta dimë ne se Rashadi ishte i dërguari i Zotit, jo si e dinte vetë Rashadi se ishte i dërguari i Zotit. Duhet t’i përdorim vëzhgimet tona objektive në lidhje me Rashadin, jo përvojat subjektive të Rashadit, sepse ato nuk na vërtetojnë asgjë.

Tani, ja një mënyrë tjetër si Zoti na e ka vërtetuar objektivisht dërgesën e Rashadit. Zoti thotë në Suren 2, strofën 118, se Ai ua tregon mrekullitë e Tij vetëm atyre që e arritën sigurinë, besimin e plotë, besimin e vërtetuar. Tani, Rashad Khalifa e zbuloi Mrekullinë matematikore të Kuranit. Prandaj, sipas Zotit, ai është besimtar i plotë i vërtetuar. Dhe Zoti thotë se besimtarët e plotë të vërtetuar nuk gënjejnë për Zotin (7:37). Atëherë, sipas Zotit, Rashadi nuk po gënjente kur tha se ishte i dërguari i Zotit. Pra, përsëri i vërtetuar nga Zoti, por Mrekullia matematikore nuk e vërteton dërgesën e tij. Mrekullia matematikore e vërtetoi Kuranin, dhe pastaj Kurani na tregoi se ai është i dërguari i Zotit. Pra, i Dërguari i Besëlidhjes është një i dërguar i vërtetuar, dhe ai e parashikoi ardhjen e të dërguarit të radhës pas tij, të Dërguarit Sqarues, Albanit. Ja fjalët e Rashadit:

“Dhe shumë shpejt, ja ku vjen Shejh Albana, dhe mund t’ju them, arsyeja pse e di se isha plotësisht zgjuar është se unë kurrë, kurrë, kurrë, kurrë nuk më zë gjumi kur Shejh Albana e lexon Kuranin, dhe kur shkova në Haxh prej këtu, mora me vete njëqind kaseta, dhe ia dhashë vëllait tim Atifit, dhe i thashë posaçërisht, “Dua që ta regjistrosh çdo gjë me të cilën vjen Albana, sa herë që del në radio apo TV apo çfarëdo – regjistroje – këto njëqind kaseta – i dua plot me recitime të Shejh Albanës””

Pra, Shejh Rashadin kurrë, kurrë, kurrë, kurrë nuk e zë gjumi kur Shejh Albani e lexon Kuranin, sepse Rashadi është tani në Parajsë, dhe njerëzit nuk flenë në Parajsë. Dhe ky parashikim është më i saktë se ai i të Krishterëve që thonë se Isaia e parashikoi Emanuelin dhe doli të ishte Jezusi, ose i myslimanëve që thonë se Jezusi e parashikoi Ahmedin dhe doli të ishte Muhamedi. Por këto janë thjesht indikacione, dhe nuk vërtetojnë apo hedhin poshtë asgjë. Përmendja e një emri nuk vërteton asgjë, sepse kushdo mund ta ndryshojë emrin e tij dhe ta bëjë të përputhet me parashikimin. Nuk është kështu si i vërteton Zoti të dërguarit e Tij. Në vend të kësaj, Ai na jep diçka që njerëzit e tjerë nuk mund ta imitojnë apo ta ndryshojnë. Ai na jep dëshmi përfundimtare. Pra, tani le ta paraqesim dëshminë përfundimtare; si e vërteton Zoti identitetin e të Dërguarit Sqarues; Albanit.

 

Vërtetimi i të Dërguarit Sqarues

Zoti e ka informuar Albanin për ngjarje të ardhshme. Në videon e Albanit të titulluar “Kohët e fundit”, Albani na informon për të gjitha ngjarjet e rëndësishme të ardhshme nga tani deri në Fundin e botës dhe përtej saj. Ai bën më shumë se 1000 parashikime për të ardhmen në videot e tij. Nuk po flasim për parashikime të paqarta si marrëzitë e astrologjisë, të cilat nuk janë mjaft specifike dhe pjesërisht duket sikur u realizuan, sepse janë të paspecifikuara. Nëse do të thoshit, për shembull, “Diçka e çuditshme do t’ju ndodhë këtë javë.” Shumë gjëra mund të jenë të çuditshme. Kjo nuk është specifike. Po flasim për lajme specifike nga e ardhmja, me informacion specifik, dhe vitet kur do të ndodhin. A e ka bërë ndokush ndonjëherë këtë në historinë njerëzore? Vetë profeti Jozef, i cili u tregoi njerëzve për disa ngjarje të ardhshme (12:37, 12:41, 12:47-49), do të ishte mahnitur nga informacioni i ardhshëm që Albani ua tregon njerëzve, edhe pse Albani nuk është i denjë as t’ia lajë këmbët Jozefit (56:13-14). Por Zoti dëshiron që kjo gjeneratë ta ketë informacionin e saktë nga e ardhmja, sepse Kohët e fundit janë afër.

Prandaj, meqë Albani na tregon lajme specifike nga e ardhmja, me kohë të sakta dhe përshkrime specifike, atëherë sipas Zotit, Albani duhet të jetë i dërguari i Tij. Zoti thotë në Suren 72, strofat 26 dhe 27, “Zoti është Njohësi i së ardhmes; Ai nuk ia zbulon askujt të ardhmen. VETËM NJË TË DËRGUARI që e zgjedh, Ai i shpall nga e kaluara dhe e ardhmja lajme SPECIFIKE.” Zoti e thotë këtë. Pra, është e pamundur që një qenie njerëzore t’ju informojë për lajme specifike nga e ardhmja, përveç nëse është vërtet i dërguari i Zotit. Pra, sipas asaj që thotë Zoti në strofën 72:27, Ai e identifikon Albanin si të dërguarin e Tij, sepse Albani na jep lajme specifike nga e ardhmja. Në fakt, Albani na i tregon të gjitha ngjarjet e rëndësishme të së ardhmes. Pra, identiteti i të Dërguarit Sqarues është i vërtetuar nga Zoti (72:27, 44:13). Pra, Albani, I VËRTETUAR TANI.

Dikush mund të thotë, “Po, por do të duhej të prisnim derisa të ndodhin ato ngjarje, për të parë nëse Albani na tha të vërtetën.” Ky është një argument i mirë, por jo në këtë rast, sepse Albani nuk i bën vetëm parashikimet, ai i vërteton parashikimet tani (6:105), para se të ndodhin. Pra, nuk keni pse të prisni për të parë nëse parashikimet e Albanit do të realizohen. Ai i vërteton tani. Mund t’i verifikoni parashikimet e Albanit logjikisht, dhe ta shihni vetë se duhet të ndodhin. Le të marrim një shembull të lehtë për të treguar si vërtetohen logjikisht parashikimet e Albanit për të ardhmen para se të ndodhin. Për shembull, Albani parashikon se Fundi i botës do të vijë gjatë stinës së vjeshtës. Tani ja dëshmia: Surja 81, strofa 4 thotë se kur të vijë Fundi i botës, deveja shtatzënë dhjetëmuajshe do të braktiset. Tani, meqë sezoni i çiftëzimit për devetë arabe është gjatë dimrit, plus dhjetë muaj shtatzëni, kjo do të thotë se devetë janë dhjetë muaj shtatzëna gjatë stinës së vjeshtës. Në të njëjtin përfundim mund të arrijmë nga këto strofa të tjera – 3:117, 10:24, 68:17 dhe 106:2. Por ky është një shembull i lehtë i informacionit nga e ardhmja, të cilin njerëzit nuk e dinin, por tani e dini, dhe Albani e nxori logjikisht nga Kurani, dhe ju sapo mund ta verifikonit para se të ndodhë. Ngjashëm, duke kombinuar logjikisht një numër më të madh strofash të Kuranit, në videot e tij të tjera, Albani bën më shumë se 1000 parashikime për të ardhmen, të cilat janë shumë më të thella se ky. Çdo ngjarje e rëndësishme e ardhshme.

Për shembull, këtu, Albani bën dy parashikime specifike për të ardhmen për dy të dërguarit që do të vijnë pas tij, dhe i vërteton plotësisht parashikimet e tij. Ai i vërteton emrat e tyre, kohët e tyre, rolet e tyre, fatin e tyre dhe saktësisht se kush janë. Dhe mund t’i shihni numrat e strofave (si referenca) që mund t’i verifikoni në Kuranin arab. Pra, Albani na tregon çka do të ndodhë në të ardhmen, dhe gjithashtu na jep dëshmitë nga Kurani (29:15). Pra, parashikimet e tij për të ardhmen janë të vërtetuara TANI përmes Kuranit nga Zoti. Prandaj, Zoti e vërteton Albanin. Albani nuk e vërteton veten (6:19). Nuk është detyra e Albanit ta vërtetojë veten (5:99). Zoti thotë se nuk është detyra e një të dërguari ta vërtetojë veten (5:99, 40:78), por Zoti e vërtetoi Albanin (72:27), Zoti e vërtetoi dërgesën e tij.

 

Edhe më shumë dëshmi për të Dërguarin Sqarues – Albanin

Një mënyrë tjetër me të cilën Zoti e vërteton dërgesën e Albanit është përmes shpjegimeve të tij kuranore. Në videot e tij:

  • Albani shpjegon si e krijoi Zoti botën në gjashtë ditë, në detaje, në pajtim me shkencën. Askush nuk e ka bërë këtë më parë.
  • Albani shpjegon si është ndërtuar gjithësia, dhe e plotëson të kuptuarit e pyetjeve më themelore kozmologjike. Askush nuk e ka bërë këtë më parë.
  • Albani e shpjegon ligjin themelor të fizikës. Askush nuk e ka bërë këtë më parë.
  • Albani e shpjegon aksiomën themelore të matematikës. E kanë bërë më parë, por shumica e matematikanëve më të avancuar modernë kanë shkuar në drejtimin e gabuar, sepse besojnë në pafundësi të shumëfishta. Albani e rregullon dhe e shpjegon këtë.
  • Albani na ndihmon ta kuptojmë si të orientohemi në botën e ndërlikuar moderne, duke e mbajtur ende Kuranin (demokracia, kujdesi shëndetësor, shkencat shoqërore, psikologjia, teknologjia, interneti e kështu me radhë).
  • Albani na e tregon të gjithë historinë e rëndësishme: fillimin e botës, kohët e lashta, Ademin, dhe si arritëm këtu, dhe pse shkenca dhe feja duket se nuk pajtohen në këtë çështje. Mund ta shihni plotësisht si përputhen në shpjegimet e Albanit për këtë. Askush nuk e ka bërë këtë më parë.
  • Albani na i tregon vendndodhjet e të gjitha ngjarjeve të përmendura në Kuran. Gjeografinë e rëndësishme. Të gjitha. Askush nuk e ka bërë këtë më parë.
  • Albani e zgjidh Problemin filozofik të së keqes. Në thelb, Albani shpjegon pse Zoti krijoi njerëz që do të përfundojnë në ferr? Pse duhet të ekzistojë Ferri? Disa nga filozofët më të mëdhenj në tokë, Kanti, Lajbnici, Kalvini, janë përpjekur ta zgjidhin këtë problem filozofik, dhe bënë përparim të mahnitshëm, por prapë mbetën larg përgjigjes përfundimtare. Zoti më udhëzoi ta zbërthej plotësisht këtë problem.
  • Albani e shpjegon qëllimin e mrekullive dhe pse nuk ka më mrekulli sot. Askush nuk e ka bërë këtë më parë.
  • Albani na informon për përqindjet e sakta të njerëzve që do të shkojnë në Parajsë dhe në Ferr, dhe karakteristikat e tyre demografike. Askush nuk e ka bërë këtë më parë.
  • Albani na shpjegon kur të lutemi dhe kur të agjërojmë në rajonet ekstreme veriore dhe jugore të tokës, ku dita dhe nata zgjasin më shumë se 24 orë. Dijetarët fetarë kanë dhënë mendime personale për këtë, por askush nuk e gjeti përgjigjen e saktë nga Kurani më parë.
  • Në fakt – Zoti ia jep Albanit përgjigjen për çdo pyetje të rëndësishme që dikush do t’ia bëjë ndonjëherë (25:33). Nëse kjo nuk e vërteton dërgesën e tij, atëherë asgjë nuk do ta vërtetojë (17:89-93).

Këto janë gjëra që nuk mund t’i gjenit në asnjë libër, apo në asnjë faqe interneti, sepse kurrë nuk ishin zbuluar nga askush tjetër më parë. Pra, meqë është e pamundur që Albani t’i ketë mësuar këto gjëra nga libra të tjerë apo nga njerëz të tjerë, Albani duhet t’i ketë kuptuar drejtpërdrejt nga Kurani. Dhe Zoti thotë se askush nuk mund ta kuptojë Kuranin përveç të sinqertëve (56:79, 17:46). Prandaj, sipas Zotit, Albani është person i sinqertë, dhe një person i sinqertë i vërtetuar nuk do t’ju gënjente për një gjë kaq të rëndësishme si të qenit i dërguari i Zotit (6:93, 6:21, 4:50, 10:69). Prandaj, sipas Zotit, Albani po ju tregon të vërtetën kur thotë se është i dërguari i Tij. Zoti kurrë nuk do ta lejonte një person të sinqertë ta shpallte dërgesën, nëse nuk është. Sistemi i Zotit është i përsosur (33:62, 2:138). Ai nuk na dërgoi në këtë tokë për të na hutuar, për të na mbajtur duke hamendësuar kush është i dërguari i vërtetë dhe kush thjesht pretendon të jetë i dërguar (2:99, 22:16). Në vend të kësaj, Ai e bëri të thjeshtë (54:17, 20:2). Ai dërgon një të dërguar, dhe Ai e identifikon të dërguarin për njerëzit në Kuran në mënyrë përfundimtare logjike, dhe sipas identifikimit logjik të Zotit, Albani është i dërguari i Tij (72:27). Është e pamundur që Albani ta manipulojë Zotin dhe të fitojë fshehurazi qasje në Kuran dhe në ngjarjet e ardhshme nga Kurani (17:45-46). Askush nuk mund ta manipulojë Zotin (2:9). Pra, nëse i besoni Zotit, do t’i besoni Albanit (64:8).

Në fakt, videot sqaruese të Albanit janë mënyra e Zotit për ta përmbushur premtimin e Tij ndaj Muhamedit kur e shpalli Kuranin. Ai i tha Muhamedit në strofën 75:19, “Pastaj jemi ne ata që do ta shpjegojmë Kuranin”.

Disa njerëz pretendojnë se kur Zoti e përdor fjalën “ne”, Ai po flet vetëm për Veten dhe engjëjt e Tij, por jo për njerëzit. Mirë, kjo nuk është e saktë, sepse vetëm dy strofa para kësaj, në strofën 17, Zoti thotë, “Jemi ne ata që do ta mbledhim në Kuran”, dhe të gjithë e dimë se njerëzit e mblodhën Kuranin. Pra, kur Zoti thotë “ne”, kjo shpesh i përfshin njerëzit – besimtarët (2:83, 2:172, 2:267, Predikimi i së Premtes 10), prandaj Zoti na quan ‘shërbëtorët e Mi’ (2:186, 17:53), sepse jemi të përfshirë në një pjesë të punës së Tij. Natyrisht, Zoti dhe engjëjt e Tij bëjnë gjëra, por Ai i përfshin besimtarët në disa gjëra. Pra, kur bëhet fjalë për shpjegimin e Kuranit, Zoti e përfshin Albanin dhe engjëjt e Tij përmes të cilëve e shpjegon Kuranin (75:19). Meqë ra fjala, Kurani është i qartë. Albani nuk e sqaron atë. Ai e shpjegon. Ai e përdor Kuranin për t’i sqaruar çështjet e ndërlikuara të situatave moderne. Pra, videot sqaruese të Albanit janë sqarime nga Kurani dhe shpjegime të Kuranit.

Një keqkuptim tjetër që të Nënshtruarit e kishin në të kaluarën është se mendonin që të dërguarit duhet të sjellin dëshmi për dërgesën e tyre. E shtrinë këtë besim bazuar në deklaratën e Rashadit ku thotë, “Të dërguarve të Zotit u jepet dëshmi hyjnore, e pakundërshtueshme për dërgesën e tyre”. Mirë, kjo deklaratë nuk është e njëjtë me të thënit “të dërguarit duhet të sjellin dëshmi për dërgesën e tyre”, sepse është ndryshe kur e sjell dëshminë Zoti dhe kur e sjell dëshminë i dërguari. Zoti nuk ka domosdo pse ta sjellë dëshminë përmes të dërguarit. Të dërguarit nuk sjellin dëshmi për dërgesën e tyre. Ata mund të sjellin dëshmi, por jo për dërgesën e tyre. Pra, të dërguarit nuk janë të obliguar të sjellin dëshmi, por në rastet kur sjellin, kurrë nuk është dëshmi për dërgesën e tyre. Është dëshmi për lajmin, dhe vetëm nëse lajmi është i ri. Mund të mësoni më shumë detaje për këtë në videon sqaruese të Albanit të titulluar “A duhet të sjellin prova të dërguarit?”, por një gjë është e sigurt: i Dërguari i Besëlidhjes kurrë nuk tha se të dërguarit duhet të sjellin dëshmi për dërgesën e tyre. Në vend të kësaj, ja çka tha, ja çka thotë Zoti në Kuran: “Detyra E VETME e një të dërguari është ta dorëzojë lajmin”. (5:99). Asgjë tjetër. Zoti e thotë këtë. Zoti thotë në Kuran se të dërguarit kurrë nuk sollën dëshmi, përveç në rastet kur Zoti nxjerr një leje të re apo një urdhër të ri (ligj të ri) (40:78). Kontrollojeni këtë strofë në Kuranin arab dhe shihni vetë. Pra, të dërguarit nuk dërgohen nga Zoti për ta vërtetuar veten. Në vend të kësaj, të dërguarit e vërtetojnë Zotin, dhe Zoti i vërteton të dërguarit (6:19). Kështu ka funksionuar gjithmonë.

Pra, i Dërguari i Besëlidhjes nuk solli dëshmi për dërgesën e tij. Ajo ishte tashmë aty në Kuran, dhe shërbeu për ta vërtetuar Kuranin. I Dërguari i Besëlidhjes vetëm e zbuloi atë që ishte tashmë aty, dhe meqë e zbuloi, e dimë se ishte një person i sinqertë që kishte qasjen e duhur në Kuran, dhe kështu e dimë se nuk po na gënjente kur tha se ishte i dërguari i Zotit.

Haruni, Jozefi, Hudi – asnjëri prej tyre nuk u solli asnjë dëshmi njerëzve të tyre. Zoti gjeti një mënyrë për t’ua vërtetuar dërgesat e tyre njerëzve të tyre përmes mënyrave të tjera. Ai e vërtetoi dërgesën e Harunit, për shembull, përmes asaj që tha Moisiu, dhe Moisiu ishte i vërtetuar. Moisiu tha se edhe Haruni është i dërguar i Zotit, dhe kaq ishte. I vërtetuar përmes fjalës së një personi tjetër që është i vërtetuar se nuk gënjen. Ai e vërtetoi dërgesën e Jozefit përmes asaj që tha Jakobi, dhe Jakobi ishte i vërtetuar, dhe Ai e vërteton dërgesën e Albanit përmes asaj që thotë Kurani, dhe Kurani është i vërtetuar. Meqë ra fjala, madje edhe të dërguarit që u sollën dëshmi njerëzve të tyre, si Jezusi, Moisiu, Ibrahimi, ua sollën dëshminë njerëzve të tyre, por kurrë nuk jua sollën dëshminë juve, megjithatë ju besoni se ishin të dërguarit e Zotit. Duhet t’u besojmë atyre sepse Zoti na tregoi për ta përmes Kuranit të vërtetuar, dhe Zoti na tregon edhe për Albanin përmes Kuranit të vërtetuar. Dhe, natyrisht, të dërguarit e mëparshëm ishin shumë më të mirë se të dërguarit modernë, por kjo nuk është arsye e mirë për t’i refuzuar të dërguarit modernë. Dhe, natyrisht, shumë nga të dërguarit e mëparshëm ishin edhe profetë, ndërsa të dërguarit modernë nuk janë profetë. Albani nuk është profet. Siç e dimë, një profet sjell shkrim, ndërsa një i dërguar vetëm e konfirmon shkrimin ekzistues, dhe profeti Muhamed ishte profeti i fundit. Megjithatë, Zoti thotë të mos bëjmë dallim ndërmjet të dërguarve (profetë apo jo) duke refuzuar disa prej tyre dhe duke pranuar të tjerë. Duhet t’i pranojmë të gjithë, sepse të gjithë të dërguarit janë të përshtatshëm në mënyrë të përsosur për gjeneratën e tyre të besimtarëve. Nëse Albani nuk është aq i mirë sa Muhamedi, as ju nuk jeni aq të mirë sa Aliu. Muhamedi ishte një i dërguar i përsosur për Aliun, dhe Albani është një i dërguar i përsosur për ne.

Mirë, tani le ta shpjegojmë si e vërteton Zoti të dërguarin e radhës. Atë që vjen pas Albanit.

 

Vërtetimi i të Dërguarit Forcues

Le të supozojmë përsëri për një moment se ju jeni i dërguari i fundit që jeton në fund të kohërave, dhe le ta lexojmë strofën 13:38. Ajo thotë, “Ne kemi dërguar të dërguar para teje, dhe i bëmë burra me gra dhe fëmijë…”. Pra, kjo strofë do të thotë se tre të dërguarit që erdhën para të dërguarit të fundit do të kenë fëmijë. Tani, i Dërguari i Besëlidhjes kishte tashmë fëmijë para se të bëhej i dërguar, por Albani nuk kishte fëmijë kur u zgjodh i dërguar. Prandaj, në këtë strofë, Zoti po i tregon Albanit se do të ketë fëmijë në të ardhmen. Shihni, përsëri, lajme për të ardhmen përmes Albanit. Dhe Zoti thotë në Kuran se Ai u jep lajme të mira besimtarëve (17:9, 27:2, 9:21, 9:112, 11:69, 12:6), dhe paralajmërime mosbesimtarëve. Pra, duke marrë parasysh se Albani është tani besimtar i vërtetuar si i dërguari i Zotit, lajmi për fëmijën e tij duhet të jetë lajm i mirë, që do të thotë se ai do të jetë besimtar (37:101). Le të eksplorojmë më tej. Sipas Zotit, kurrë nuk mund ta dimë me siguri nëse dikush është besimtar i vërtetë (9:101), përveç nëse është i dërguar (2:285), ose shenjtor (2:118). Pra, e vetmja mënyrë që ta dimë me siguri se fëmija i Albanit është besimtar është nëse ai është i dërguar, ose shenjtor. Shenjtorët janë njerëz që mbështeten me mrekulli (dëshmi të reja) – mrekullitë janë dëshmi e re. Dhe e dimë se Mrekullia matematikore e Kuranit është mrekullia e fundit, prandaj Rashad Khalifa është shenjtori i fundit, që do të thotë se djali i Albanit nuk mund të jetë shenjtor, sepse Rashadi ishte shenjtori i fundit. Por Zoti na e vërtetoi tashmë se fëmija i Albanit është besimtar, dhe meqë nuk është shenjtor, ai duhet të jetë i dërguar. Pra, i dërguari i radhës do të jetë djali i Albanit, Alhaku – I VËRTETUAR TANI.

Bazuar në këtë shpjegim, mund të përfundojmë se djali i një të dërguari gjithmonë do të bëhet i dërguar, përveç nëse ka lindur para se babai i tij të zgjidhej i dërguar, gjë që do ta bënte atë djalë të lindur nga një jo i dërguar. Zoti na dha shumë shembuj për këtë çështje. Rasti i Moisiut, i Solomonit, i Harunit – asnjë nga djemtë e tyre nuk ishin të dërguar, sepse lindën para se baballarët e tyre të bëheshin të dërguar. Ata lindën nga jo të dërguar. Nga ana tjetër, në rastin e Ibrahimit, Isakut, Jakobit, Davidit dhe Zakarias, djemtë e tyre ishin gjithashtu të dërguar, sepse djemtë e tyre lindën pasi ata u zgjodhën të dërguar – pasi baballarët e tyre u zgjodhën të dërguar. Pra, tani mund ta kuptojmë pse Ibrahimi dhe Zakaria nuk patën fëmijë deri në pleqëri (11:72, 19:4). Kjo ndodhi sepse Zoti kishte planifikuar që edhe djemtë e tyre të ishin të dërguar (Isaku dhe Gjoni), dhe Ai u sigurua që Ibrahimi dhe Zakaria të ishin së pari të dërguar, e pastaj t’i kishin djemtë e tyre. Në të njëjtën mënyrë, Zoti e ka zgjedhur Albanin të dërguar ndërsa ai ende nuk kishte fëmijë, sepse Ai e planifikoi që djali i Albanit të jetë i Dërguari Forcues.

Meqë ra fjala, shprehja “I Dërguari Forcues” mund të përkthehet nga arabishtja edhe si “I dërguari i nderuar”, ose “I dërguari i respektuar”, sepse grupet që luftuan kundër Albanit përfundimisht do ta nderojnë djalin e Albanit. Albani e bëri punën më të vështirë, ndërsa Alhaku i merr rezultatet pasi Albani të ketë ikur. Edhe për Alhakun do të bëhet e vështirë në një moment, por ai do të kthehet më i fortë se më parë. Zoti e zotëron gjithë forcën, dhe Ai e di çka po bën. Meqë ra fjala, Alhaku parashikohet me emër në strofat 43:29, 48:28, 9:33 dhe 61:9, por ai nuk do ta dijë me siguri se është i dërguar derisa Albani të ketë ikur, sepse Alhaku mund të vdesë në çdo kohë, siç vdiqën djemtë e Muhamedit, dhe Albani mund të ketë një fëmijë tjetër. Ndërsa Albani është gjallë, Alhaku do të jetë dishepulli i Albanit. Dishepull është dikush që po mëson nga një i dërguar si të bëhet i dërguar, si dishepujt e Jezusit që u bënë të dërguar pas Jezusit. Darka e Fundit ishte ceremonia e tyre e diplomimit, dhe Juda e la herët ceremoninë e diplomimit dhe dështoi të bëhej i dërguar, por 11 dishepujt e tjerë u diplomuan dhe u bënë të dërguar kur Jezusi iku. Të Krishterët i quajnë “Apostujt” në greqisht, që në shqip do të thotë “të dërguarit”. 11 apostujt e Jezusit nuk janë të ndryshëm nga katër të dërguarit modernë. Ata e bartën lajmin e Zotit bazuar në atë që u tha Jezusi, fjala e Zotit, dhe të dërguarit modernë e bartin lajmin e Zotit bazuar në atë që u thotë Kurani, fjala e Zotit. Kjo shpjegohet më tej në videon e Albanit të titulluar “Komunikimi me Zotin”.

Pra, nga koha kur lindi Jezusi deri sa të kthehet Jezusi, ka 19 të dërguar. Ja ku janë:

 

Të dërguarit pas Krishtit dhe titujt e tyre

Fatet e të dërguarve pas Krishtit

Dhe të gjithë këta 19 të dërguar janë nga njerëzit e synetuar, që do të thotë se kanë të paktën pak gjak biologjik nga Ibrahimi.

Ju lutem kushtojini vëmendje se dy të dërguarit e vetëm që arrijnë fitore në këtë jetë janë profeti i fundit dhe i dërguari i fundit. Fitorja totale vjen në fund për besimtarët.

Pra, tani le ta shohim dëshminë për të dërguarin e fundit, Ahmedin, të Dërguarin Udhëzues (Mahdiun në arabisht).

 

Vërtetimi i të Dërguarit Udhëzues

Dëshmia për të Dërguarin Udhëzues ka të bëjë me Xhaminë e Shenjtë në Mekë. Xhamia e Shenjtë mund të jetë nën mbikëqyrjen e besimtarëve apo të mosbesimtarëve njësoj. Në fakt, ashtu si me çdo qytet tjetër, dhjetë nga çdo njëmbëdhjetë sundimtarë të Mekës mesatarisht gjatë historisë ishin mosbesimtarë. Megjithatë, mosbesimtarët kanë vetëm një mënyrë për t’u bërë mbikëqyrës të Mekës, ndërsa besimtarët kanë dy mënyra. Mosbesimtarët mund të bëhen mbikëqyrës vetëm duke e trashëguar autoritetin, ndërsa besimtarët ose mund ta trashëgojnë ose mund ta çlirojnë nga grupi i mëparshëm. Çlirimi ose pushtimi i Mekës është i pamundur për mosbesimtarët (27:91), sepse Zoti e mbron Mekën. Për shembull, njerëzit e elefantit u përpoqën ta pushtonin Mekën (105:1), dhe Zoti e mbrojti Mekën duke dërguar tufa zogjsh që hodhën gurë mbi ta (105:2-5).

Pra, kjo do të thotë se nëse dikush e çliron Mekën nga dinastia e mëparshme, ai është besimtar i vërtetuar nga Zoti, dhe prandaj fjala e tij është e vërtetë. Pra, meqë fjala e tij është e vërtetë, nëse pretendon se është i dërguari i Zotit, atëherë ai është vërtet i dërguari i Zotit. Nëse nuk pretendon se është i dërguari i Zotit, atëherë nuk është i dërguari i Zotit. Me fjalë të tjera, është e pamundur që dikush që e çliron Xhaminë e Shenjtë ta falsifikojë dërgesën e tij. Pra, kujdestari i Xhamisë së Shenjtë mund të jetë vetëm një i dërguar i vërtetë ose një jo i dërguar i vërtetë, por nuk mund të jetë një i dërguar i rremë. Zoti na tregon se i dërguari që e çliron Mekën quhet i Dërguari Udhëzues – Mahdiu (48:27-28). Ai është i Dërguari i Fundit.

Më lejoni t’ju informoj gjithashtu se Mahdiu, si besimtar, do ta çlirojë Mekën pa luftuar në Xhaminë e Shenjtë (48:27). Siç e dini, besimtarëve nuk u lejohet të luftojnë në Xhaminë e Shenjtë (2:191). Pra, kur them “çliron”, e kam fjalën “dominon në mënyrë paqësore”, fillimisht me presion nga jashtë, dhe pastaj e hap plotësisht për Haxh për të gjithë besimtarët.

Tani, meqë mund të mos jetë lehtë ta dish nëse dikush e çliroi Mekën, apo thjesht e trashëgoi nga dinastia sunduese, sepse politika mund të jetë konfuze në ditët e fundit, më lejoni t’jua lehtësoj duke ju thënë këtë: Nëse personi e bën Lutjen e tij të Kontaktit në formë të pastruar si Rashadi, Albani dhe Alhaku, kjo vërteton se ai nuk e trashëgoi dinastinë nga arabët sundues të sotëm, sepse ata janë kundër Rashadit, Albanit dhe Alhakut. Prandaj, nëse e bën Lutjen e Kontaktit si Rashadi, Albani dhe Alhaku, atëherë çlirimi i tij i Mekës është çlirim i vërtetë.

Pra, i Dërguari Udhëzues, Mahdiu, i dërguari i fundit, është personi që i përmbush këto dy kushte:

1). E çliron/dominon Xhaminë e Shenjtë në Mekë.

2). E bën Lutjen e tij të Kontaktit saktësisht si Rashadi, Albani dhe Alhaku, saktësisht si Ibrahimi.

Ky është Mahdiu.

Është e pamundur që dikush tjetër t’i përmbushë të dyja këto kushte. Vetëm i Dërguari Udhëzues do t’i përmbushë të dyja këto kushte. Prandaj, identiteti i të dërguarit të fundit është i vërtetuar nga Zoti. I VËRTETUAR TANI.

 

Përmbledhje e dëshmive

Pra, për ta përmbledhur, sipas Kuranit, katër lloje njerëzish nuk mund ta falsifikojnë dërgesën e tyre:

  1. Dikush që e vërteton Kuranin.
  2. Dikush që jua tregon të ardhmen.
  3. Dikush që lind nga një i dërguar tashmë i caktuar.
  4. Dikush që e çliron Mekën.

Zoti e ka bërë të pamundur që këto katër lloje njerëzish ta falsifikojnë dërgesën e tyre. Prandaj, kushdo që e përmbush ndonjërin nga këto katër kushte dhe pretendon se është i dërguar i Zotit, atëherë ai është vërtet i dërguar i Zotit. Zoti e ka identifikuar atë për ju.

Dhe siç u theksua më herët, secili nga katër të dërguarit modernë e përmbush njërin nga këto kritere. Rashadi e vërtetoi Kuranin, Albani jua tregon të ardhmen, Alhaku do të jetë djali i Albanit, dhe Muhamedi ose Ahmedi (Mahdiu) do ta çlirojë Mekën, dhe prandaj asnjëri prej tyre nuk mund të jetë i dërguar i rremë. Kjo do të thotë se kur pretendojnë se janë të dërguarit e Zotit, ata janë të dërguarit e Zotit. Nëse ndonjë person tjetër në tokë e përmbush ndonjërin nga këto katër kushte dhe pretendon se është i dërguar, duhet t’i besojmë, por kjo thjesht nuk do të ndodhë. Zoti e ka bërë të pamundur për njerëzit e tjerë.

Meqë ra fjala, ka një arsye pse Zoti zgjodhi t’i vërtetojë të dërguarit e Tij në këto katër mënyra të ndryshme. Kjo është sepse këto janë katër mënyrat që nuk u vënë asnjë barrë atyre që janë dëshmitarë të dëshmisë (2:282). Këto janë gjëra që besimtarët duhet t’i bëjnë gjithsesi. Ata supozohet ta kenë një Kuran gjithsesi, kështu që mund ta verifikojnë Mrekullinë matematikore të Kuranit. Ata supozohet ta studiojnë Kuranin gjithsesi (47:24), kështu që mund t’i shqyrtojnë me kujdes parashikimet e Albanit për të ardhmen. Ata supozohet të marrin pjesë në Lutjen e së Premtes gjithsesi (62:9), ku mund ta verifikojnë kush është djali i Albanit. Ata supozohet të shkojnë në Haxh gjithsesi (2:196), dhe në këtë mënyrë mund të jenë dëshmitarë të çlirimit të Mekës. Shihni, në mënyrë të ngjashme, kur Moisiu e hodhi shkopin dhe Zoti e ktheu në gjarpër, kjo u bë në një kohë dhe vend ku njerëzit ishin mbledhur gjithsesi (20:59). Ishte në ditën e festës kur njerëzit ishin mbledhur për ta kremtuar çfarëdo feste që po kremtonin (20:59). Shihni, është për shkak të mëshirës së Zotit që Ai duket se e ndryshon stilin e Tij të vërtetimit të të dërguarve të Tij (21:69, 37:107, 20:77, 21:87-88, 21:89-90). Ai e bën këtë për t’u siguruar që gjithmonë ta bëjë në një mënyrë të tillë që nuk do t’u vërë asnjë barrë shtesë atyre që janë dëshmitarë të dëshmisë (2:282). Ata duhet të bëjnë çfarëdo që supozohet të bëjnë si besimtarë, dhe dëshmia do të jetë aty.

Gjithashtu, këto janë mënyrat e vetme për t’u dhënë qasje në verifikimin e dëshmisë të gjithë besimtarëve të botës pa pasur nevojë të përdoren mediat. Mediat janë si dëshmitarë nga dora e dytë. Dëshmitarët nga dora e dytë nuk janë të pranueshëm në fe dhe në gjykatë, sepse mund të falsifikohen. Kushdo mund ta kthejë një shkop në gjarpër në një film të bërë me efekte speciale, por në jetën reale është praktikisht e pamundur. Pra, nëse Zoti dëshiron t’i vërtetojë të dërguarit e Tij para tërë botës pa i përdorur mediat, ka kuptim që Ai do ta bënte në një mënyrë të tillë ku njerëzit do të kishin qasje në verifikimin e dëshmisë, thjesht duke bërë çfarëdo që supozohet të bëjnë gjithsesi. Gjithçka që duhet të bëjnë është ta kenë një Kuran, të marrin pjesë në Lutjen e së Premtes dhe të shkojnë në Haxh, dhe do të kenë qasje në verifikimin e dëshmisë.

 

Pse 3+1 të dërguar?

Zoti ka vendosur t’i dërgojë këta katër të dërguar në botën moderne për ta përmbushur planin e Tij për bashkësinë moderne të besimtarëve.

Plani:

 

Nga: Alban Fejza, i Dërguari Sqarues