Të Nënshtruarit janë një bashkësi online njerëzish që adhurojnë vetëm Zotin. Ata kanë vetëm dy rituale fetare të përbashkëta (9:11):
- Lutjet e Kontaktit (duke përfshirë Lutjet e obligueshme të së Premtes).
- Bamirësia e obligueshme (Zeqat).
Si dallojnë të Nënshtruarit nga grupet e tjera fetare?
- Ndryshe nga Jahuditë, të Nënshtruarit e pranojnë Kuranin.
- Ndryshe nga të Krishterët, të Nënshtruarit nuk besojnë se Jezusi është Zot apo pjesë e një Trinie që e përbën Zotin.
- Ndryshe nga Sunnitët dhe Shiitët, të Nënshtruarit nuk e pranojnë Hadithin si burim të fesë. Ata besojnë se Hadithet janë shkruar për qëllime historike dhe nuk ishin menduar të përdoren për qëllime fetare.
- Ndryshe nga Kuranistët, të Nënshtruarit besojnë se ritualet fetare (Salati, Zeqati, Agjërimi dhe Haxhi) janë trashëguar përmes profetit Ibrahim si traditë praktike nga brezi në brez deri më sot, pavarësisht nga Kurani dhe pavarësisht nga Hadithi. Megjithatë, meqë të Nënshtruarit i gjejnë të gjitha detajet e këtyre ritualeve në Kuran, kjo i mban ende brenda doktrinës së Vetëm Kuranit.
Çfarë kanë të përbashkët të Nënshtruarit me grupet e tjera fetare?
- Ashtu si Jahuditë, të Nënshtruarit besojnë në Torah dhe në librat e tjerë profetikë.
- Ashtu si të Krishterët, të Nënshtruarit besojnë në Ungjill, dhe se Jezusi është Mesia dhe fjala e Zotit.
- Ashtu si Sunnitët dhe Shiitët, të Nënshtruarit besojnë se Kurani është shkrimi i fundit i shpallur nga Zoti, dhe se Muhamedi ishte profeti i fundit i dërguar nga Zoti.
- Ashtu si Kuranistët, të Nënshtruarit besojnë se Kurani duhet të jetë i vetmi libër që përdoret për përfundime fetare.
A janë të Nënshtruarit ndjekës të një feje të re?
Jo. Të Nënshtruarit ndjekin fenë më të vjetër të shpallur nga Zoti. Kjo fe quhet Nënshtrim; fillimisht u shpall përmes profetit Ibrahim, dhe të njëjtën fe e ndoqën edhe të gjithë profetët e tjerë si Moisiu, Jezusi dhe Muhamedi.
Nëse jam Sunni, Shiit, i Krishterë apo Jahudi, a duhet ta ndërroj fenë për t’iu bashkuar të Nënshtruarve?
Jo. Kurani e njeh Nënshtrimin si fenë prej së cilës dolën Krishterimi, Jahudizmi, Sunnizmi dhe Shiizmi si ndryshime të shtrembëruara. Pra, teknikisht, do t’ju duhej vetëm të bëni disa ndryshime të vogla, por efektive, në fenë tuaj.
Si ta di që kjo është e vërtetë?
Të gjitha këto informacione mund t’i verifikoni duke lexuar Përkthimin e autorizuar të Kuranit në gjuhën shqipe.
Po nëse nuk besoj në Kuran?
Mund të verifikoni se Kurani është shpallje e Zotit duke shqyrtuar Mrekullinë matematikore të Kuranit.
Kjo ka kuptim, por kam ende disa pyetje.
Për çdo pyetje, na shkruani në Grupin e bisedës ose me Email.
Si t’iu bashkohem të Nënshtruarve?
Për t’u bërë i Nënshtruar, duhet:
1. Të merrni pjesë në Takimet e drejtpërdrejta të së Premtes, dhe
2. Të plotësoni Formularin publik të zotimit për Zeqat